JETA

Rreth 70% e nxënësve në Gjenevë përdorin inteligjencën artificiale

Kosova.Today ·

Rreth 70% e nxënësve të ciklit të ulët të arsimit të mesëm në Gjenevë përdorin inteligjencën artificiale për mësim dhe përsëritjen e materialit shkollor, ndërsa dy të tretat e nxënësve të anketuar e përdorin atë disa herë në muaj. Këto janë...

Rreth 70% e nxënësve të ciklit të ulët të arsimit të mesëm në Gjenevë përdorin inteligjencën artificiale për mësim dhe përsëritjen e materialit shkollor, ndërsa dy të tretat e nxënësve të anketuar e përdorin atë disa herë në muaj.

Këto janë rezultatet e një sondazhi të Departamentit të Arsimit Publik (DIP), të realizuar me 12.400 nxënës në Gjenevë.

Megjithëse inteligjenca artificiale po shndërrohet në një mjet të rëndësishëm ndihmës për nxënësit, shqetësimet për saktësinë e informacionit mbeten të pranishme. Sipas sondazhit, 61,2% e nxënësve druhen se mund të marrin informacione të pasakta, ndërsa gjysma deklarojnë se i verifikojnë informacionet ose burimet e tyre.

Një tjetër sfidë lidhet me mungesën e njohurive për rregullat e përdorimit të kësaj teknologjie në shkolla. Vetëm 38,9% e nxënësve thonë se e dinë se çfarë lejohet dhe çfarë ndalohet.

Mësimdhënësit theksojnë se inteligjenca artificiale mund ta lehtësojë procesin e të nxënit, por nuk duhet të zëvendësojë përpjekjen individuale dhe zhvillimin e të menduarit kritik.

Ministrja e Arsimit Publik në Gjenevë, Anne Hiltpold, vlerëson se nxënësit duhet të trajnohen për përdorimin e kësaj teknologjie, duke u njohur me mundësitë, rreziqet dhe kufizimet e saj.

Ndërkohë, autoritetet arsimore po shqyrtojnë mundësinë që nxënësit të informohen më herët për përdorimin e inteligjencës artificiale në shkolla.

The post Rreth 70% e nxënësve në Gjenevë përdorin inteligjencën artificiale appeared first on Albinfo.


Burimi i lajmit: albinfo.ch
Shënim: Ky material është përpunuar për qëllime informimi nga Portali Kosova.Today.

Lexo në faqen e plotë
Të ngjashme

Zvicra mundëson trajnim me orar të pjesshëm për specialistët e doganës dhe sigurisë kufitare

09.11.2026

Hoteli tradicional në Zvicër nxirret në shitje për 2.5 milionë franga

07.11.2026

Paraqiten tumore te fëmijët pas trajtimit me injeksionin zviceran milion frangësh

07.11.2026

Bettina Prenaj: “Sot po jetoj diçka që para disa vjetësh vetëm e ëndërroja”

09.11.2026