JETA

Rreth 750 mijë persona jetojnë në varfëri në Zvicër, krijohet këshilli i ri kombëtar

Kosova.Today ·

Në Zvicër, rreth 750 mijë persona jetojnë në varfëri, ndërsa 1,45 milionë të tjerë janë të rrezikuar nga varfëria. Për t’u përballur me këtë problem, është krijuar një këshill i ri kombëtar, i cili ka prezantuar të hënën në Bernë...

Në Zvicër, rreth 750 mijë persona jetojnë në varfëri, ndërsa 1,45 milionë të tjerë janë të rrezikuar nga varfëria. Për t’u përballur me këtë problem, është krijuar një këshill i ri kombëtar, i cili ka prezantuar të hënën në Bernë prioritetet e tij, përcjell albinfo.ch.

Këshilli përbëhet nga 17 anëtarë, prej të cilëve 11 janë persona që kanë përjetuar drejtpërdrejt varfërinë, ndërsa gjashtë të tjerët janë ekspertë nga fusha të ndryshme. Qëllimi është që personat e prekur të përfshihen në vendimmarrje dhe në hartimin e politikave sociale.

Sipas të dhënave të autoriteteve federale, rreth 175 mijë persona të moshës 18 deri në 64 vjeç përballen me varfëri pavarësisht se janë të punësuar. Këshilli synon të luftojë paragjykimet, të thjeshtojë procedurat administrative dhe të përmirësojë qasjen në ndihmë sociale.

Deri në vitin 2028, këshilli do të punojë për këto prioritete dhe do të kontribuojë në strategjinë kombëtare kundër varfërisë, e cila pritet të miratohet nga Qeveria Federale gjatë vitit 2027. /Albinfo.ch

The post Rreth 750 mijë persona jetojnë në varfëri në Zvicër, krijohet këshilli i ri kombëtar appeared first on Albinfo.


Burimi i lajmit: albinfo.ch
Shënim: Ky material është përpunuar për qëllime informimi nga Portali Kosova.Today.

Lexo në faqen e plotë
Të ngjashme

Kurti: 171 mjekë u kthyen në Kosovë gjatë vitit 2025, po e përjetojmë ‘kthimin e trurit’

07.11.2026

Cyrihu renditet si qyteti i dytë më i sigurt në botë për turistët

08.11.2026

Politika amerikane për çmimet e barnave mund të rrisë primet e sigurimeve shëndetësore në Zvicër

08.11.2026

Dogana zbulon rreth 10 tonë mallra të padeklaruara në Vërmicë, vlera mbi 154 mijë dollarë

07.11.2026