BOTA

Rrogat minimale në BE: Ku është paga më e lartë dhe ku më e ulëta?

Kosova.Today ·

Dallimet në pagat minimale ndërmjet vendeve anëtare të Bashkimit Evropian vazhdojnë të jenë mjaft të mëdha, ku diferenca mes vendit me pagën më të lartë dhe atij me pagën më të ulët arrin në më shumë se katërfish, shkruan INA.  Sipas të...

Dallimet në pagat minimale ndërmjet vendeve anëtare të Bashkimit Evropian vazhdojnë të jenë mjaft të mëdha, ku diferenca mes vendit me pagën më të lartë dhe atij me pagën më të ulët arrin në më shumë se katërfish, shkruan INA. 

Sipas të dhënave zyrtare të Eurostat-it për muajin korrik 2026, Luksemburgu prin bindshëm në listën e vendeve të BE-së me pagën minimale më të lartë, e cila arrin në 2.771 euro bruto në muaj. Pas tij renditen Irlanda me 2.391 euro, Gjermania me 2.343 euro, Holanda me 2.338 euro dhe Belgjika me 2.234 euro bruto në muaj. 

Në mes të listës renditen vende si Franca (1.867 €), Sllovenia (1.482 €), Spanja (1.425 €), si dhe vendet e rajonit apo mesdhetare si Kroacia (1.050 €) dhe Greqia (1.073 €). 

Në fund të renditjes mbetet Bullgaria, e cila regjistron pagën minimale më të ulët në të gjithë Bashkimin Evropian, me vetëm 620 euro bruto në muaj. Ndër vendet me pagat më të ulëta hyjnë gjithashtu Letonia me 780 euro, Rumania me 849 euro dhe Hungaria me 906 euro. 

Vlen të theksohet se pesë shtete anëtare të BE-së – Austria, Danimarka, Finlanda, Italia dhe Suedia – nuk kanë një pagë minimale kombëtare të përcaktuar me ligj, por sistemet e tyre bazohen në marrëveshje kolektive punësimi sipas sektorëve.(INA)


Burimi i lajmit: ina-online.net
Shënim: Ky material është përpunuar për qëllime informimi nga Portali Kosova.Today.

Lexo në faqen e plotë
Të ngjashme

300 kilogramë kokainë të fshehura mes bananeve sekuestrohen në Gjermani, pas informacioneve nga policia e Maqedonisë dhe DEA?

06.11.2026

Obama pas fitores së demokratëve: Të përveshim mëngët dhe të parandalojmë dëme të mëtejshme

04.11.2026

Kush po kërcënon me bomba aeroportet evropiane?

07.11.2026

Çanak paralajmëron befasi: Çfarë pritet nga Lista Studentore ndaj Kosovës?

04.11.2026