SHQIPERIA

Rama në Samitin e Euronews: Po punojmë fort për të mbyllur negociatat me BE deri në fund të 2027

Kosova.Today ·

Kryeministri Edi Rama tha në fjalën e mbajtur gjatë samitit të Euronews për Zgjerimin në Bruksel se, synimi i Shqipërisë është të mbyllë negociatat me Bashkimin Evropian deri në fund të vitit 2027. Rama u shpreh skeptik me afatet e vendosura...

Kryeministri Edi Rama tha në fjalën e mbajtur gjatë samitit të Euronews për Zgjerimin në Bruksel se, synimi i Shqipërisë është të mbyllë negociatat me Bashkimin Evropian deri në fund të vitit 2027.

Rama u shpreh skeptik me afatet e vendosura herë pas here nga Bashkimi Evropian lidhur me Shqipërinë, por theksoi se vendi ynë është duke punuar fort në një front të përbashkët me Komisionin Evropian për të arritur këtë objektiv.

“Jam i vjetër në këtë gjë, kam parë gjëra që nuk do t’i besonit. Nuk e di, ajo që di me siguri është se kemi punuar shumë fort. Në këtë rrugëtim ka afate që janë fashitur rrugës, kam parë se si BE nuk i ka mbajtur premtimet, por edhe ka bërë gjëra të mëdha. Ajo çfarë di si fakt është që ne po punojmë shumë fort në një plan të përbashkët, të mbështetur plotësisht nga Komisioni Evropian për t’i përmbyllur negociatat me Bashkimi Evropian deri në fund të 2027”, tha Rama.

The post Rama në Samitin e Euronews: Po punojmë fort për të mbyllur negociatat me BE deri në fund të 2027 appeared first on Euronews Albania.


Burimi i lajmit: euronews.al
Shënim: Ky material është përpunuar për qëllime informimi nga Portali Kosova.Today.

Lexo në faqen e plotë
Të ngjashme

Liburn Aliu jep dorëheqjen nga drejtimi i Portit të Durrësit, në vend të tij emërohet Andrea Shllaku

09.11.2026

Mediu propozon koalicion qytetar-politik dhe daljen me një kandidat të përbashkët në zgjedhjet lokale

08.11.2026

Transferimi i Erion Veliajt, flet drejtoresha e Burgjeve Sadleva Bodo

09.11.2026

Parandalohet një ngjarje kriminale në Vlorë, arrestohet 34-vjeçari

08.11.2026