KOSOVA

Sot seancë plenare, në rend dite interpelanca ndaj ministrit Arben Vitia dhe mocion për energjinë

Kosova.Today ·

Kuvendi i Kosovës sot mban seancë plenare, ndërkaq në rend dite janë disa pika. Seanca mbahet në ora 10:00. Rendi i ditës: Miratimi i procesverbalit nga seanca e mëparshme; Deklarimet jashtë rendit të ditës; Pyetjet parlamentare; Shqyrtimi...

Kuvendi i Kosovës sot mban seancë plenare, ndërkaq në rend dite janë disa pika.

Seanca mbahet në ora 10:00.

Rendi i ditës:

Miratimi i procesverbalit nga seanca e mëparshme;

Deklarimet jashtë rendit të ditës;

Pyetjet parlamentare;

Shqyrtimi i Projektligjit nr. 11/L-024 për Ratifikimin e Marrëveshjes ndërmjet Republikës së Kosovës dhe Mbretërisë së Suedisë për Ekstradim;

Shqyrtimi i Projektligjit 11/L-025 për Ratifikimin e Marrëveshjes ndërmjet Republikës së Kosovës dhe Mbretërisë së Suedisë për Transferimin e Personave të Dënuar;

Shqyrtimi i Projektligjit nr. 11/L-026 për Ratifikimin e Marrëveshjes ndërmjet Republikës së Kosovës dhe Mbretërisë së Suedisë për Ndihmën e Ndërsjellë Juridike në Çështjet Penale;

Shqyrtimi i Projektligjit nr. 11/L-027 për Ratifikimin e Traktatit për Ndihmë të Ndërsjellë Juridike në Çështjet Penale ndërmjet Republikës së Kosovës dhe Mbretërisë së Belgjikës;

Propozim-Programi i Punës së Kuvendit të Republikës së Kosovës për Sesionin Vjeshtor 2026;

Interpelanca me ministrin e Ministrisë së Shëndetësisë, z. Arben Vitia, në lidhje me vdekjen e pacientes me kancer të gjirit që mbeti katër muaj pa terapi dhe mungesa e barnave onkologjike;

Mocion përmbajtjesor mbi gjendjen në planifikimin, çmimin dhe furnizimin me energji elektrike në Kosovë.


Burimi i lajmit: orainfo.net
Shënim: Ky material është përpunuar për qëllime informimi nga Portali Kosova.Today.

Lexo në faqen e plotë
Të ngjashme

Kush është Mikhail Bogachek, i nominuari i Trumpit për ambasador të SHBA-së në Kosovë?

11.11.2026

Macron dhe Brigitte presin Kurtin dhe gruan e tij në darkën në Pallatin Élysée

11.11.2026

Haradinaj për vizitën e Listës Studentore serbe në Kosovë: Disa nga ta, është dashur të arrestohen

11.11.2026

Hykmete Bajrami e quan “turiste politike” e “pa dinjitet” Vjosa Osmanin: Mos gënjeni, më 2020 kishim financuar pagat e punëtorëve

11.11.2026