SHQIPERIA

Sekretariati i Etikës merr vendimin, përjashton me 10 ditë Berishën dhe me 60 ditë 5 deputetët e PD

Kosova.Today ·

Sekretariati i Etikës pas mbledhjes së zhvilluar këtë të premte ka pranuar kërkesën e Partisë Socialiste dhe ka përjashtuar me 10 ditë nga seancat plenare dhe Komisionet parlamentare kreun e PD, Sali Berishën. Në mbledhjen e zhvilluar këtë...

Sekretariati i Etikës pas mbledhjes së zhvilluar këtë të premte ka pranuar kërkesën e Partisë Socialiste dhe ka përjashtuar me 10 ditë nga seancat plenare dhe Komisionet parlamentare kreun e PD, Sali Berishën.

Në mbledhjen e zhvilluar këtë të premte, sekretariati ka përjashtuar edhe Bledion Nallbatin, Ivi Kason, Blendi Himçin, Xhelal Mziun, Albana Vokshin.

Ndryshe nga Berisha, përjashtimi i 5 deputetëve të PD është me 60 ditë. Ndërkohë sekretariati ka falur deputeten Klodiana Çapja duke mos e përjashtuar me 60 ditë siç ishte kërkuar nga PS.Kërkesa e PS erdhi pas situatës së tensionuar të krijuar në seancën plenare. Deputetët e opozitës bllokuan foltoren, ndezën flakadanë dhe përdorën bilbila për të penguar zhvillimin normal të rendit të ditës. Kjo solli ndërprerjen e seancës dy herë radhazi për shkak të pamundësisë së vijimit të punimeve.


Burimi i lajmit: ina-online.net
Shënim: Ky material është përpunuar për qëllime informimi nga Portali Kosova.Today.

Lexo në faqen e plotë
Të ngjashme

BE financon zhvillimin e Shqipërisë, mbi 920 milionë euro mbështetje

08.11.2026

Masakra në Poloni, shqiptari nga Krakov ndan detajet: Autori i veshur me antiplumb dhe veshje ushtarake

08.11.2026

Kujdes nga SMS-të mashtruese për gjobat e trafikut, AKSK paralajmëron qytetarët: Mos klikoni në linqet e dyshimta

09.11.2026

Reforma territoriale nis fazën e dytë pa opozitën, Mazniku fton PD-në t’i bashkohet komisionit

09.11.2026