JETA

Serbia liron Behar Preniqin, po mbahej në burg me shumë se një vit

Kosova.Today ·

Behar Preniqi nga Obiliqi, i cili ishte arrestuar nga autoritetet serbe në gusht të vitit 2025, derisa po kthehej nga Gjermania për në Kosovë, pritet të lirohet nga burgu. Lajmin e kanë bërë të ditur familjarët e tij përmes një postimi në rrjetet...

Behar Preniqi nga Obiliqi, i cili ishte arrestuar nga autoritetet serbe në gusht të vitit 2025, derisa po kthehej nga Gjermania për në Kosovë, pritet të lirohet nga burgu.

Lajmin e kanë bërë të ditur familjarët e tij përmes një postimi në rrjetet sociale, ku kanë shprehur gëzimin për lirimin e tij.

“Ditë feste për familjen tonë, lirohet nga burgu i Serbisë vëllai ynë Behar Preniqi. E presim me padurim ardhjen e tij”, thuhet në postimin e familjarëve.

Preniqi ishte arrestuar nga autoritetet serbe në gusht të vitit 2025, gjatë udhëtimit të tij nga Gjermania drejt Kosovës.


Burimi i lajmit: orainfo.net
Shënim: Ky material është përpunuar për qëllime informimi nga Portali Kosova.Today.

Lexo në faqen e plotë
Të ngjashme

Cyrihu renditet si qyteti i dytë më i sigurt në botë për turistët

08.11.2026

Kërcënimet me bomba në aviacionin evropian, Zvicra ftohet në takimin e BE-së

10.11.2026

Protesta kundër vrasjes së grave, nisin të mblidhen qytetarët

07.11.2026

Zvicër: Betejë për të ardhmen e aeroportit të Sionit, qytetarët vendosin më 29 nëntor

09.11.2026