SHQIPERIA

Rama fton sërish studentët në dialog, mesazhi nga “Sofra e Gurtë” përballë Kryeministrisë

Kosova.Today ·

Kryeministri Edi Rama ka përsëritur sërish ftesën drejtuar studentëve protestues për t’u ulur në dialog me qeverinë, duke vendosur edhe këtë mëngjes “Sofrën e Gurtë” përballë godinës së Kryeministrisë. Mbi tryezën prej guri janë vendosur disa...

Kryeministri Edi Rama ka përsëritur sërish ftesën drejtuar studentëve protestues për t’u ulur në dialog me qeverinë, duke vendosur edhe këtë mëngjes “Sofrën e Gurtë” përballë godinës së Kryeministrisë.

Mbi tryezën prej guri janë vendosur disa letra me mbishkrimin “Dialog”, ndërsa kreu i qeverisë ka shoqëruar pamjet e publikuara në rrjetet sociale me mesazhin “Mirëmëngjes”.

Rama ka theksuar vazhdimisht gatishmërinë për të dëgjuar shqetësimet e studentëve dhe për të diskutuar kërkesat e tyre, pavarësisht dallimeve në qëndrime.

Megjithatë, deri më tani, protestuesit kanë refuzuar ftesat e përsëritura për dialog, duke këmbëngulur në kërkesat e tyre, mes të cilave edhe largimi i kryeministrit.
https://www.facebook.com/share/r/19VKxiLtW5/


Burimi i lajmit: ina-online.net
Shënim: Ky material është përpunuar për qëllime informimi nga Portali Kosova.Today.

Lexo në faqen e plotë
Të ngjashme

BE financon zhvillimin e Shqipërisë, mbi 920 milionë euro mbështetje

08.11.2026

Mediu propozon koalicion qytetar-politik dhe daljen me një kandidat të përbashkët në zgjedhjet lokale

08.11.2026

Arrestohet autori i dyshuar i grabitjes së bankës në Komunën e Parisit, dyshohet për një tjetër grabitje në të njëjtën zonë

09.11.2026

Aksident në aksin Qafë Plloçë–Qukës, përplasen dy automjete, plagoset një grua

09.11.2026