MAQEDONIA

Shasivari: Asnjë grua nuk duhet të jetojë në frikë, dhuna ndaj grave nuk do të tolerohet

Kosova.Today ·

Ministri i Drejtësisë, Jeton Shasivari, ka dënuar ashpër çdo formë të dhunës ndaj grave, duke kërkuar reagim të pakompromis nga institucionet. Ai iu referua rastit të 26-vjeçares nga Ohri, e cila u rrah brutalisht, si dhe tragjedisë së...

Ministri i Drejtësisë, Jeton Shasivari, ka dënuar ashpër çdo formë të dhunës ndaj grave, duke kërkuar reagim të pakompromis nga institucionet. Ai iu referua rastit të 26-vjeçares nga Ohri, e cila u rrah brutalisht, si dhe tragjedisë së fundit me 17-vjeçaren që humbi jetën.

Rasti i 26-vjeçares nga Ohri, e cila u rrah brutalisht, si dhe tragjedia e fundit me 17-vjeçaren që humbi jetën, janë paralajmërime serioze se dhuna ndaj grave kërkon reagim të pakompromis institucional.

Ministri i Drejtësisë, Jeton Shasivari, dënon ashpër çdo formë të dhunës ndaj grave, duke theksuar se dhuna nuk ka asnjë justifikim, nuk ka vend për relativizimin e saj dhe nuk mund të tolerohen përpjekjet për fshehjen e rasteve apo ndikimin në procedurat ligjore.

Sipas Ministrisë së Drejtësisë, Shasivari pret që të gjitha institucionet kompetente, secila brenda përgjegjësive të veta ligjore, të veprojnë në mënyrë profesionale, në kohë, pa selektivitet dhe me përgjegjësi të plotë.

„Policia, prokuroria dhe gjykatat duhet të veprojnë pa presione, pa privilegje dhe pa standarde të dyfishta. Çdo lëshim eventual, mosveprim apo ndikim i paligjshëm duhet t’i nënshtrohet verifikimit përkatës dhe të pasohet me përgjegjësi“, thuhet në reagimin e Ministrisë.

Nga Ministria theksojnë se shteti ka detyrim ligjor dhe mekanizma juridikë për mbrojtjen e viktimave dhe ndëshkimin e autorëve të dhunës.

Me Kodin e ri Penal, siç bëhet e ditur, forcohet më tej mbrojtja penalo-juridike nga dhuna në familje dhe dhuna me bazë gjinore. Për format më të rënda të dhunës parashikohen dënime me burg, ndërsa për vepra të caktuara penale në kontekstin e dhunës në familje dhe dhunës me bazë gjinore parashikohet ndjekja penale sipas detyrës zyrtare, pa ia bartur viktimës barrën e procedurës.

„Ligjet nuk duhet të mbeten vetëm dispozita të shkruara. Ato duhet të zbatohen në mënyrë konsekuente. Çdo denoncim duhet të merret seriozisht, çdo rrezik duhet të identifikohet me kohë dhe çdo viktimë duhet të marrë mbrojtjen e duhur.

Asnjë grua nuk duhet të jetojë në frikë. Asnjë vajzë nuk duhet të pyesë veten nëse shteti do ta mbrojë. Asnjë autor i dhunës nuk duhet të mendojë se do të mbetet i paprekshëm.

Mbrojtja e viktimave duhet të jetë prioritet, ligji duhet të vlejë njësoj për të gjithë, ndërsa përgjegjësia duhet të jetë rregull dhe jo përjashtim.

Dhuna duhet të ndalet, institucionet duhet të veprojnë dhe përgjegjësia duhet të jetë e pashmangshme“, thuhet në reagimin e Ministrisë së Drejtësisë.


Burimi i lajmit: ina-online.net
Shënim: Ky material është përpunuar për qëllime informimi nga Portali Kosova.Today.

Lexo në faqen e plotë
Të ngjashme

Çfarë dënimi rrezikojnë 2 mjekët që nuk zbuluan 4 vrasjet në Kumanovë?

14.11.2026

Astrit Iseni: One Stop Shop me Shqipërinë, hap i ri drejt lehtësimit të qarkullimit në kufi

13.11.2026

Besar Durmishi: Badinteri nuk është pronë e BDI-së, as licencë për veto politike

14.11.2026

Gashi: Më 1 dhjetor në Kuvend ligji për kontratat e përhershme

16.11.2026