MAQEDONIA

Shifra marramendëse në ekonominë e Maqedonisë: Mbi 70 mijë kompani realizuan qarkullim prej 2,2 trilionë denarësh!

Kosova.Today ·

Kompanitë në Maqedoninë e Veriut kanë realizuar gjatë vitit 2025 një qarkullim të përgjithshëm prej 2.226 miliardë denarësh, ndërsa vlera e shtuar bruto ka arritur në 522 miliardë denarë, tregojnë të dhënat e Entit Shtetëror të Statistikës....

Kompanitë në Maqedoninë e Veriut kanë realizuar gjatë vitit 2025 një qarkullim të përgjithshëm prej 2.226 miliardë denarësh, ndërsa vlera e shtuar bruto ka arritur në 522 miliardë denarë, tregojnë të dhënat e Entit Shtetëror të Statistikës.

Sipas statistikave zyrtare, në vend kanë vepruar gjithsej 70.843 subjekte afariste të orientuara drejt tregut, ndërsa pjesën më të madhe të aktivitetit ekonomik e kanë gjeneruar tregtia dhe industria përpunuese.

Tregtia me shumicë dhe pakicë kryeson me 38,7% të qarkullimit të përgjithshëm, e ndjekur nga industria përpunuese me 24,5%. Së bashku, këta dy sektorë përbëjnë mbi 63% të qarkullimit të kompanive.

Megjithatë, për sa i përket vlerës së shtuar bruto, industria përpunuese mban vendin e parë me 26,2%, përpara tregtisë me 20%.

Kontribut të rëndësishëm japin edhe ndërtimtaria, me 10% të vlerës së shtuar, si dhe telekomunikacioni, programimi kompjuterik dhe shërbimet e tjera informatike, me 9,2%.

Të dhënat konfirmojnë se tregtia dominon në qarkullimin financiar, ndërsa industria përpunuese mbetet sektori që krijon vlerën më të madhe të shtuar në ekonominë e vendit.


Burimi i lajmit: ina-online.net
Shënim: Ky material është përpunuar për qëllime informimi nga Portali Kosova.Today.

Lexo në faqen e plotë
Të ngjashme

Pesë raste me fruth në Maqedoni, eksperti ngre alarmin për rënien e mbulimit me vaksina

08.11.2026

​Në Idrizovë konfiskohet drogë dhe 171 tableta – arrestohet gruaja që shkonte në vizitë tek i burgosuri

09.11.2026

3.000 studentë përfitojnë bursa, aplikimi deri më 20 nëntor – për herë të parë edhe për studentët me aftësi të kufizuara

08.11.2026

Dy banka të njohura të huaja në konkurrencë për të blerë Alta Bankën në Maqedoninë e Veriut

09.11.2026