SPORTI

“I shkreti mbrojtësi serb”, Klopp bën shaka pas debutimit mahnitës të Grudës

Kosova.Today ·

Jurgen Klopp ishte i kënaqur me performancën e Gjermanisë kundër Serbisë, duke këmbëngulur se lojtarët e tij duhet të fillojnë të besojnë në cilësinë e tyre, ndërsa nuk mbeti pa e lëvduar edhe yllin me prejardhje shqiptare, Braja Gruda, i...

Jurgen Klopp ishte i kënaqur me performancën e Gjermanisë kundër Serbisë, duke këmbëngulur se lojtarët e tij duhet të fillojnë të besojnë në cilësinë e tyre, ndërsa nuk mbeti pa e lëvduar edhe yllin me prejardhje shqiptare, Braja Gruda, i cili shënoi njërin nga golat në fitoren 1-3.

Trajneri i ekipit kombëtar e përshkroi këtë paraqitje si një hap të madh përpara në një proces që është ende duke marrë formë.

“Duhet të mësohemi me faktin se jemi vërtet të mirë, ose mund të jemi vërtet të mirë. Ua thashë edhe lojtarëve këtë”, shpjegoi Klopp.

Gjermania fiton me lehtësi ndaj Serbisë, Brajan Gruda shënon në debutim

Ai theksoi gjithashtu se përsosmëria nuk mund të pritet në këtë fazë, duke shtuar se Gjermania nuk kishte nevojë të fitonte çdo ndeshje 10-0 për të provuar cilësinë e saj.

Një lojtar që me siguri i tërhoqi vëmendjen ishte debutuesi Brajan Gruda. Sulmuesi anësori i RB Leipzigut shënoi një gol të shkëlqyer solo dhe mori shumë lëvdata nga trajneri gjerman.

Brajan Gruda shpallet lojtari më i mirë i ndeshjes në triumfin e Gjermanisë ndaj Serbisë

“Më kujtohet koha e tij te Mainz, ku shënoi një gol të ngjashëm. Edhe atëherë, ne thoshim se ishte një lojtar shumë i mirë. I shkreti mbrojtësi i majtë serb”, bëri shaka Klopp.

“Ai është një lojtar i jashtëzakonshëm. Ai thjesht luajti lojën e tij, mori rreziqe dhe pati një performancë fantastike. Goli i tij i parë në paraqitjen e tij të parë ndërkombëtare – ky është një rekord mjaft i mirë, apo jo?”, përfundoi trajneri gjerman.


Burimi i lajmit: orainfo.net
Shënim: Ky material është përpunuar për qëllime informimi nga Portali Kosova.Today.

Lexo në faqen e plotë
Të ngjashme

Foda: Synimi është fitorja ndaj Izraelit, të rinjtë pjesë e strategjisë për të ardhmen e Kosovës

09.11.2026

PSG I JEP FUND MAZËS! Luis Campos mbyll përfundimisht derën për yllin shqiptar të Leverkusenit

10.11.2026

Kuqezinjtë gati për sfidën vendimtare ndaj Finlandës

11.11.2026

Pochettino mezi i mban lotët në konferencë, i dërgon mesazh lojtarëve të Unitedit pasi u konfirmua si trajner i tyre

13.11.2026