Home / SHOWBIZ / Kevin Kola: Akademia e modës në Belgjikë, bashkëpunimet me të famshmit, ja si e drejtoj

Kevin Kola: Akademia e modës në Belgjikë, bashkëpunimet me të famshmit, ja si e drejtoj

Egla Xhemali – Modelingu është rruga që ndjekin ata që e duan të bukurën dhe që punojnë fort për të arritur objektivat e tyre. Nuk është e lehtë që nga model, të drejtosh e të trajnosh të rinj për t’u bërë pjesë e pasarelave të mëdha, për më tepër përtej kufijve. Asgjë nuk është e pamundur. Në një rrëfim për “Gazeta shqiptare”, Kevin Kola na tregon për pasionin dhe profesionin e tij, eksperiencat më të veçanta që ka përjetuar, akademinë që ka rezultuar e suksesshme në Belgjikë, ku ai drejton dhe trajnon të rinjtë që duan t’i hyjnë botës së modelingut. Ai pohon se vizita e personaliteteve ndërkombëtare të modës dhe masterclasset që ofrojnë për studentët janë ditët më të bukura. Nuk ka ndonjë kriter në përzgjedhjen e modeleve, pasi gjithkush që e do këtë fushë, interesohet që të trokasë aty ku dyert ngelen të hapura dhe ku i ofrohet mundësia për të realizuar ëndrrën. Më tej, Kola foli për ofertën më tunduese që mund t’i vijë një modeli si dhe objektivat që do të realizojë. Ne i urojmë shumë suksese akademisë dhe Kevin Kolës për këtë projekt gjigant, që u vjen në ndihmë të gjithë atyre që e duan modelingun!

Ju keni qenë model. Ka qenë e vështirë të ushtronit profesionin tuaj?
Në Shqipëri po, jashtë Shqipërisë jo. Kërkesa dhe vizioni i “profesionistëve” shqiptarë ndalon te një vajzë dhe një djalë i bukur. Modelingu është shumë më shumë se aq. Duke filluar nga detajet që e bëjnë një model unik, pasioni, karakteri dhe energjia që përcjell me gjuhën e trupit, kreativiteti dhe disiplina janë të gjitha elementë që një model/e i/e vërtetë duhet të ketë. Fatkeqësisht Shqipëria nuk i ka.

Mendoni se diskriminohen djemtë që dalin nëpër pasarela?
Çdo vit më pak se vitin e kaluar. Me kalimin e kohës, dalja në pasarelë e një modeli mashkull nuk është më problem ose tabu. Dikur konsiderohej veprim “gay”, sepse moda është një industri që lindi me tendencë nga gjinia femërore.

Eksperienca më e veçantë që mbani mend?
Ka shumë, por më e veçanta ndodhi së fundmi. Lançimi i akademisë që aq shumë e kam ëndërruar, më në fund u bë.
Tanimë ju drejtoni një akademi modelingu në Belgjikë, ku dhe si do t’i trajnoni të rinjtë që duan t’i hyjnë kësaj rruge. Cila është e veçanta e saj?
Akademia si vendndodhje është në dalje të kryeqytetit belg, në ambientet e AED, studios e cila është një kompani që xhiron dhe prodhon skenat e efekteve speciale dhe televizive për Hollivud dhe shumë televizione europiane. Për shkak të vendndodhjes, të rinjtë kanë shumë hapësirë dhe mundësi të trajnohen dhe mësojnë. Më e veçanta është gjithnjë vizita e personaliteteve ndërkombëtare të modës dhe masterclasset që ata ofrojnë për studentët. Ato ditë janë gjithnjë më të bukurat.

Nga çfarë kriteresh nis përzgjedhja e modelëve?
Akademia ime nuk ka kritere. Me kalimin e viteve pasarelat po lejojnë kalimin e shumë moshave, stileve, masave trupore dhe për ketë arsye, programi im studimor është përshtatur në një kusht të vetëm: pasionin e atij që ndjek mësimin dhe dëshirën për të ecur përpara.

Oferta më tunduese që mund të marri një model?
Personalisht, oferta më tunduese do ishte të dilja në kopertinën e “Vogue”. Nuk ka për të ndodhur, por më lejohet të ëndërroj pak herë pas here (qesh).

Pakti më i rrezikshëm që keni bërë për hir të punës?

Për të hapur akademinë dhe përballuar vështirësinë vura në vijë gjithçka kisha. Një lëvizje e gabuar dhe gjithçka do merrte fund.

Keni menduar ndonjëherë të hiqni dorë nga puna juaj?
Shumë herë. Nuk i numëroj dot.

Cilat janë objektivat që doni me doemos t’i realizoni?
Synimi aktual është krijimi i një platforme të rregullt dhe të mirë, ku vajza dhe djem nga Shqipëria mund të shihen dhe vlerësohen më shumë.

The post Kevin Kola: Akademia e modës në Belgjikë, bashkëpunimet me të famshmit, ja si e drejtoj appeared first on Gazeta Shqiptare Online.

Shperndaje nese ke nje mik te mire...
Kosova Today News Reviewed by Shqipe Krasniqi on . Kevin Kola: Akademia e modës në Belgjikë, bashkëpunimet me të famshmit, ja si e drejtoj Kevin Kola: Akademia e modës në Belgjikë, bashkëpunimet me të famshmit, ja si e drejtojRating: 4.8