KOSOVA

Shpallet në kërkim Adnon Jashari, i akuzuari për rastin e Diana Kastratit

Kosova.Today ·

Policia e Kosovës ka shpallur në kërkim Adnon Jasharin, të akuzuarin për vrasjen e Diana Kastratit, para 15 vjetësh. Përmes një kërkese për bashkëpunim me qytetarët, Policia ka bërë të ditur se kërkimi po bëhet bazuar në urdhëresën e Gjykatës,...

Policia e Kosovës ka shpallur në kërkim Adnon Jasharin, të akuzuarin për vrasjen e Diana Kastratit, para 15 vjetësh.

Përmes një kërkese për bashkëpunim me qytetarët, Policia ka bërë të ditur se kërkimi po bëhet bazuar në urdhëresën e Gjykatës, lidhur me seancën e caktuar për 10 nëntor 2026, në gjykimin në mungesë.

Jashari kërkohet për veprën penale “Vrasje e rëndë”, raporton Klankosova.tv

Policia u ka bërë thirrje të gjithë qytetarëve që kanë informacione për vendndodhjen e tij, t’i ndihmojnë në lokalizimin e tij.

Informacionet mund të dërgohen në adresën elektronike info@kosovopolice.com ose duke u paraqitur në stacionin më të afërt policor.

The post Shpallet në kërkim Adnon Jashari, i akuzuari për rastin e Diana Kastratit appeared first on InfoShqip.com.


Burimi i lajmit: infoshqip.com
Shënim: Ky material është përpunuar për qëllime informimi nga Portali Kosova.Today.

Lexo në faqen e plotë
Të ngjashme

Dëshmitarja e mbrojtjes: Maria Clara ishte e vetëdijshme dhe komunikonte pas rënies nga kati i gjashtë

09.11.2026

Banjska, testi i madh për qeverinë e re serbe – analistët kërkojnë drejtësi dhe llogaridhënie

09.11.2026

Alarmi i rrejshëm i LDK ‘së, fotografitë e Rugoves nuk janë larguar – ato janë në Zyrën e Presidentes

09.11.2026

Pas rastit të Arlinda Zekajt, Ministria e Familjes në pritje të raporteve nga Peja e Gjilani

09.11.2026