SHQIPERIA

Të shpallur në kërkim për mashtrim dhe vjedhje, arrestohen dy persona në Rinas! Pritet ekstradimi i 31-vjeçarit turk

Kosova.Today ·

Dy persona janë arrestuar këtë të mërkurë në Rinas, pasi akuzohen për dy vepra të ndryshme penale, njëri për vjedhje dhe tjetri për mashtrim. I arrestuari i parë është shtetasi turk Enes Uguz, 31 vjeç, i cili u ndalua me qëllim ekstradimin...

Dy persona janë arrestuar këtë të mërkurë në Rinas, pasi akuzohen për dy vepra të ndryshme penale, njëri për vjedhje dhe tjetri për mashtrim.

I arrestuari i parë është shtetasi turk Enes Uguz, 31 vjeç, i cili u ndalua me qëllim ekstradimin drejt Turqisë, pasi akuzohet nga autoritetet turke për mashtrim.

Ndërkohë, i arrestuari i dytë është Edison Vukaj, 27 vjeç i shpallur në kërkim pasi është dënuar me 3 vjet e 4 muaj burgim për veprën penale “Vjedhja me dhunë”.

Njoftimi i plotë i Policisë:

Shërbimet e Policisë Kufitare Rinas, në vijim të punës për kapjen e shtetasve të shpallur në kërkim dhe si rezultat i shkëmbimit të informacionit me Interpol Tiranën, kanë bërë të mundur kapjen në dalje të RSh-së dhe arrestimin e shtetasit turk të shpallur në kërkim ndërkombëtar:  

-E. U., 31 vjeç, banues në Turqi.

Ky shtetas ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar nga Interpol Ankara, Turqi, pasi Gjykata Penale e Shkallës së Parë Nr. 2 e Gebzes, Turqi, më datë 31.07.2026, ka lëshuar urdhër arresti për të, për veprën penale “Mashtrimi i kryer gjatë ushtrimit të veprimtarisë tregtare nga një tregtar, nga një drejtor i një shoqërie tregtare ose nga një person që vepron në emër të një shoqërie, ose nga një drejtues i një kooperative në kuadër të veprimtarisë së koperativës”. 

Interpol Tirana, në bashkëpunim me autoritetet turke, po kryen procedurat për ekstradimin e këtij shtetasi, në Turqi.     

-Gjithashtu, shërbimet e Policisë Kufitare kapën në hyrje të RSh-së, shtetasin në kërkim E. V., 27 vjeç.

Ky shtetas ishte shpallur në kërkim pasi Gjykata e Shkallës së Parë e Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, me vendimin e datës 03.06.2025, e ka dënuar me 3 vjet e 4 muaj burgim, për veprën penale “Vjedhja me dhunë”, kryer në bashkëpunim.

The post Të shpallur në kërkim për mashtrim dhe vjedhje, arrestohen dy persona në Rinas! Pritet ekstradimi i 31-vjeçarit turk appeared first on Euronews Albania.


Burimi i lajmit: euronews.al
Shënim: Ky material është përpunuar për qëllime informimi nga Portali Kosova.Today.

Lexo në faqen e plotë
Të ngjashme

Kujdes nga SMS-të mashtruese për gjobat e trafikut, AKSK paralajmëron qytetarët: Mos klikoni në linqet e dyshimta

09.11.2026

Paketa Fiskale 2027, transporti publik kërkon përjashtim nga taksa e qarkullimit

10.11.2026

Ambasadorja e BE në Tiranë takim me shoqërinë civile Raportin për Shqipërinë 2026, në fokus mjedisi, transparenca dhe shëndetësia

10.11.2026

SMS mashtruese në emër të institucioneve publike, Policia e Shtetit paralajmëron qytetarët: Mos jepni të dhënat bankare!

09.11.2026