MAQEDONIA

Shpërthen bombola e gazit në një banesë në Kumanovë, nuk ka të lënduar

Kosova.Today ·

Një bombolë gazi ka shpërthyer në një banesë në Kumanovë, nuk ka persona të lënduar, ndërsa është shkaktuar dëm material, njoftoi sot policia e Kumanovës. Dje, në orën 14:35, në SPB Kumanovë është raportuar se në një banesë në rrugën “Tode...

Një bombolë gazi ka shpërthyer në një banesë në Kumanovë, nuk ka persona të lënduar, ndërsa është shkaktuar dëm material, njoftoi sot policia e Kumanovës.

Dje, në orën 14:35, në SPB Kumanovë është raportuar se në një banesë në rrugën “Tode Dumba” në Kumanovë, në pronësi të V.GJ. (51), ka ndodhur një shpërthim i bombolës së gazit, ku janë dëmtuar dritaret dhe një pjesë e orendive shtëpiake.

Zjarri është shuar nga Njësia Territoriale e Zjarrëfikësve Kumanovë. Nuk ka persona të lënduar. Inspektimin e ka kryer një ekip i SPB Kumanovë.


Burimi i lajmit: ina-online.net
Shënim: Ky material është përpunuar për qëllime informimi nga Portali Kosova.Today.

Lexo në faqen e plotë
Të ngjashme

Mexhiti: Mbi 2 mijë shqiptarë pritet të kalojnë nga kontratat e përkohshme me vendime të përhershme pune, jo si BDI ti shantazhoj

10.11.2026

Autostrada Shkup-Bllacë, si është planifikuar, kush po e realizon dhe deri kur?

09.11.2026

Ahmeti me mesazh emocionues pas vdekjes së profesorit Zoran Spirovski: Do të mbahet mend për profesionalizmin dhe përkushtimin

08.11.2026

BE-ja do të reagojë nëse Bullgaria përdor protokollin e bllokadës ndaj Maqedonisë

08.11.2026