SHQIPERIA

Shpërthim tritoli në oborrin e një banese në Tiranë, dëmtohen dy automjete

Kosova.Today ·

Një shpërthim i dyshuar me lëndë plasëse është regjistruar gjatë natës në Tiranë, në oborrin e banesës së një 56-vjeçari. Sipas Policisë, ngjarja ka ndodhur rreth orës 01:15, në rrugën “Lidhja e Prizrenit”. Si pasojë e shpërthimit janë dëmtuar...

Një shpërthim i dyshuar me lëndë plasëse është regjistruar gjatë natës në Tiranë, në oborrin e banesës së një 56-vjeçari.

Sipas Policisë, ngjarja ka ndodhur rreth orës 01:15, në rrugën “Lidhja e Prizrenit”.

Si pasojë e shpërthimit janë dëmtuar dy automjete të parkuara në oborrin e banesës së shtetasit me inicialet S. N.

Deri në këtë fazë, Policia nuk ka dhënë detaje të tjera lidhur me shkaqet e shpërthimit apo personat që mund të jenë të përfshirë.

Grupet hetimore po punojnë për dokumentimin e plotë të ngjarjes dhe sqarimin e rrethanave të saj.

The post Shpërthim tritoli në oborrin e një banese në Tiranë, dëmtohen dy automjete appeared first on Euronews Albania.


Burimi i lajmit: euronews.al
Shënim: Ky material është përpunuar për qëllime informimi nga Portali Kosova.Today.

Lexo në faqen e plotë
Të ngjashme

Begaj dhe Mattarella presin krerët e komunave arbëreshe: Janë themeli i vëllazërisë shqiptaro-italiane

09.11.2026

Shqipëria përfiton mbi 920 milionë euro nga Plani i Rritjes i BE-së për zhvillim ekonomik dhe integrim

08.11.2026

Rama takohet me Macronin në Paris, merr pjesë në Forumin e Paqes (VIDEO)

09.11.2026

Berisha për përplasjet në protestë: Personat që krijuan incidente ishin të paguar, nuk ishin studentë

08.11.2026