SHOWBIZ

Shqiptarja Mira Murati po ndërton një gjigant të AI, kompania e saj mund të vlejë 40 miliardë dollarë

Kosova.Today ·

Thinking Machines Lab po ndërton një model Inteligjence Artificiale që përpunon fjalinë e përdoruesit dhe gjeneron një përgjigje në të njëjtën kohë, kështu që komunikimi ngjan më shumë me një telefonatë sesa me një zinxhir mesazhesh...

Thinking Machines Lab po ndërton një model Inteligjence Artificiale që përpunon fjalinë e përdoruesit dhe gjeneron një përgjigje në të njëjtën kohë, kështu që komunikimi ngjan më shumë me një telefonatë sesa me një zinxhir mesazhesh.

Thinking Machines Lab, startup-i i Mira Muratit për Inteligjencën Artificiale, të cilin ajo e themeloi vitin e shkuar, ka ndërmend të revolucionarizojë sërish botën e teknologjisë duke ndërtuar një model IA që mund të bashkëbisedojë me përdoruesin në kohë reale.

Çdo model IA i deritanishëm funksionon në të njëjtën mënyrë. Përdruesi flet, ai dëgjon. Chatbot-i përgjigjet, përdoruesi dëgjon. Thinking Machines Lab po përpiqet ta ndryshojë këtë duke ndërtuar një model që përpunon fjalinë e përdoruesit dhe gjeneron një përgjigje në të njëjtën kohë, kështu që komunikimi ngjan më shumë me një telefonatë sesa me një zinxhir mesazhesh.

Termi teknik për këtë është “full duplex”, dhe kompania pretendon se modeli i saj, TML-Interaction-Small, përgjigjet në 0.40 sekonda, që është afërsisht shpejtësia e një bisede normale mes njerëzish dhe dukshëm më e shpejtë se modelet e OpenAI dhe Google.

Megjithatë, bëhet fjalë për një projekt paraprak dhe jo një produkt konkret. Kompania ende nuk e ka nxjerrë në treg publikun. Sipas saj, një “pasqyrë e kufizuar kërkimore” do të vijë në muajt e ardhshëm, ndërsa këtë vit pritet të dalë në shkallë të gjerë.

Nëse përvoja reale do t’i përmbushë pretendimet teknike, kjo është diçka që nuk do ta dimë derisa njerëzit ta përdorin realisht.


Burimi i lajmit: lajmpress.org
Shënim: Ky material është përpunuar për qëllime informimi nga Portali Kosova.Today.

Lexo në faqen e plotë
Të ngjashme

Pjesë e moderimit të Big Brotherit krah Alaudin Hamitit? Bora Zemani jep përgjigjen përfundimtare me lëvizjen e fundit

30.10.2026

Unazë nga Leo, po vjen një hap i ri për Lelën – do të kemi dasmën më të madhe në estradë

27.10.2026

Lutfi Haziri shfaqet krah nipit, Lotina publikon fotografinë e ëmbël

07.11.2026

Luana tregohet e papërmbajtshme, ekspozon gjoksin gjigant nga palestra

08.11.2026