SPORTI

“Shumë të zhgënjyer, është dashur të fitojmë”, Leon Avdullahu shpjegon çka nuk shkoi ndaj Izraelit

Kosova.Today ·

Mesfushori Leon Avdullahu thotë se është shumë i zhgënjyer me barazimin ndaj Izraelit. “Dardanët” u ndalën në një barazim pa gola në Prishtinë, ku ishin me një lojtar më pak si pasojë e përjashtimit të Veldin Hoxhës. Pas ndeshjes, për...

Mesfushori Leon Avdullahu thotë se është shumë i zhgënjyer me barazimin ndaj Izraelit.

“Dardanët” u ndalën në një barazim pa gola në Prishtinë, ku ishin me një lojtar më pak si pasojë e përjashtimit të Veldin Hoxhës.

Pas ndeshjes, për “Klan Kosova”, Avdullahu tha se kartoni i kuq e bëri dallimin dhe që është i zhgënjyer ngase fitorja ka qenë e domosdoshme.

“Kartoni i kuq. Deri aty e patëm lojën në dorë, pas asaj nuk kishim shumë shanse se u fokusuam në aspektin defansiv. Është dashur ta fitojmë këtë lojë”.

“Deri në kartonin e kuq ka qenë shumë mirë, patëm raste po nuk arritëm me shënu. Të zhgënjyer? Po shumë, është dashur të fitojmë sonte”, deklaroi ai.

Kësisoj, për ta siguruar vendin e dytë Kosova duhet të fitojë në Dublin ndaj Irlandës./


Burimi i lajmit: orainfo.net
Shënim: Ky material është përpunuar për qëllime informimi nga Portali Kosova.Today.

Lexo në faqen e plotë
Të ngjashme

Nurmagomedovi sulmon fizikisht Dvalishvilin në hotel

12.11.2026

Pochettino mezi i mban lotët në konferencë, i dërgon mesazh lojtarëve të Unitedit pasi u konfirmua si trajner i tyre

13.11.2026

Para pak muajve “flirtoi” me Real Madridin, ylli spanjoll tani thotë se i pëlqen interesimi i Barcelonës

11.11.2026

Publikohet formacioni i Kosovës, ka befasi dhe debutues

14.11.2026