JETA

Ylli i skuadrës e “trondit” Hansi Flickun, i kërkon largimin në janar

Kosova.Today ·

Alejandro Balde është i gatshëm të largohet nga Barcelona gjatë afatit kalimtar të janarit, pasi ka filluar të pranojë se situata e tij në klub vështirë se do të ndryshojë. Sipas mediumit “Mundo Deportivo”, mbrojtësi i majtë spanjoll është...

Alejandro Balde është i gatshëm të largohet nga Barcelona gjatë afatit kalimtar të janarit, pasi ka filluar të pranojë se situata e tij në klub vështirë se do të ndryshojë.

Sipas mediumit “Mundo Deportivo”, mbrojtësi i majtë spanjoll është gjithnjë e më i pakënaqur me rolin që ka në skuadër, pasi që nga fillimi i sezonit ka mbetur kryesisht në periferi të planeve të trajnerit Hansi Flick.

Balde kishte shpresuar se do të rikthehej në formacionin bazë pas lëndimeve në repartin defensiv, por qëndrimi i trajnerit gjerman ndaj tij nuk ka ndryshuar shumë. Vendimi për të mos e aktivizuar nga minuta e parë në ndeshjen ndaj Alavesit ishte një tjetër dëshmi për këtë situatë.

Me Joao Cancelo dhe Xavi Espart që aktualisht janë përpara tij në hierarkinë e mbrojtësve të majtë, 23-vjeçari ka gjithnjë e më pak besim se do të fitojë një rol më të rëndësishëm.

Për më tepër, Balde është i zhgënjyer edhe nga mënyra se si Flick po e menaxhon situatën e tij. Trajneri gjerman raportohet se nuk ka qenë mjaftueshëm i drejtpërdrejtë në komunikimin me futbollistin spanjoll.

Së fundmi, Flick kishte dhënë edhe një vlerësim kritik për paraqitjet e tij, duke thënë se Balde i mungon vetëbesimi i nevojshëm për të performuar në nivelin më të lartë.

Ndërkohë, Barcelona po shtyn për shitjen e tij në janar, ashtu siç kishte tentuar edhe gjatë verës, me qëllim që të sigurojë të ardhura për përforcimin e repartit defensiv.

Liga Premier shihet si destinacioni më i mundshëm për të ardhmen e mbrojtësit, me Manchester Unitedin që vazhdon ta monitorojë nga afër situatën e tij./Telegrafi


Burimi i lajmit: orainfo.net
Shënim: Ky material është përpunuar për qëllime informimi nga Portali Kosova.Today.

Lexo në faqen e plotë
Të ngjashme

Nga Raiffeisen u largua pas skandalit, në TEB mban pozitë drejtuese – kush e verifikoi të kaluarën e Albion Feratit dhe çfarë garancie kanë klientët?

07.11.2026

Sigurimet e veturave në Zvicër pritet të shtrenjtohen sërish në vitin 2027

08.11.2026

Universiteti i Freiburgut, Zvicër, i ndan një doktoratë nderi Lea Ypit

07.11.2026

Trajneri i ri i Fenerbahces merr vendimin e rëndësishëm për Vedat Muriqin

07.11.2026