SHQIPERIA

Disa studentë ishin kundër bashkimit me PD, Noka: Opozitën nuk e largon askush nga sheshi

Kosova.Today ·

Sekretari i Përgjithshëm i Partisë Demokratike, Flamur Noka ka folur lidhur me kundërshtimin e disa studentëve që PD dhe mbështetësit e saj të bashkohen në protestë para Ministrisë së Arsimit. Ai u shpreh se opozita nuk do të largohet nga sheshi...

Sekretari i Përgjithshëm i Partisë Demokratike, Flamur Noka ka folur lidhur me kundërshtimin e disa studentëve që PD dhe mbështetësit e saj të bashkohen në protestë para Ministrisë së Arsimit. Ai u shpreh se opozita nuk do të largohet nga sheshi pavarësisht çdo situate.

 “Këtu duket qartë gjithçka, kështu që ju bëni çfarë të doni, një gjë duhet ta keni të qartë, këtu PD-në dhe opozitën nuk e shkul dot askush nga sheshi.

Kaq, ky është mesazhi. Ata qorristat do ta marrin përgjigjen një për një”, tha ai.

Disa studentë kanë shprehur hapur pakënaqësinë e tyre, duke deklaruar se nuk janë dakord që mbështetësit dhe strukturat e opozitës t’i bashkohen protestës së tyre. Të rinjtë janë dëgjuar të thërrasin në kor: “Opozita jemi ne!”, duke kërkuar që lëvizja e tyre të mbetet studentore dhe e pavarur nga partitë politike.

Tensione para Ministrisë së Arsimit, disa studentë nuk pranojnë bashkimin me deputetët e PD: Opozita jemi ne

The post Disa studentë ishin kundër bashkimit me PD, Noka: Opozitën nuk e largon askush nga sheshi appeared first on Euronews Albania.


Burimi i lajmit: euronews.al
Shënim: Ky material është përpunuar për qëllime informimi nga Portali Kosova.Today.

Lexo në faqen e plotë
Të ngjashme

Zjarr në një lokal në Zvërnec, objekti digjet plotësisht (VIDEO)

08.11.2026

Zgjerohen hetimet për Vlora Hysenin, SPAK shton akuzat ndaj ish-shefes së SHISH

09.11.2026

Mediu propozon koalicion qytetar-politik dhe daljen me një kandidat të përbashkët në zgjedhjet lokale

08.11.2026

SMS mashtruese në emër të institucioneve publike, Policia e Shtetit paralajmëron qytetarët: Mos jepni të dhënat bankare!

09.11.2026