MAQEDONIA

Sulmohet fizikisht biznesmeni i njohur nga Shkupi brenda Gjykatës Themelore

Kosova.Today ·

Biznesmeni i njohur maqedonas Zoran Azmanov, kryetar i Bordit Mbikëqyrës dhe drejtor i kompanisë ndërtimore „Nastel“ DOOEL Shkup, është sulmuar fizikisht mëngjesin e sotëm në Gjykatën Themelore Civile në Shkup, mëson „Skopje1“. Sipas informacioneve...

Biznesmeni i njohur maqedonas Zoran Azmanov, kryetar i Bordit Mbikëqyrës dhe drejtor i kompanisë ndërtimore „Nastel“ DOOEL Shkup, është sulmuar fizikisht mëngjesin e sotëm në Gjykatën Themelore Civile në Shkup, mëson „Skopje1“.

Sipas informacioneve jozyrtare, incidenti ka ndodhur gjatë një seance gjyqësore. Megjithatë, ende nuk dihet se çfarë i ka paraprirë sulmit, nëse Azmanov ka pësuar lëndime dhe çfarë natyre janë ato.

Nga Ministria e Punëve të Brendshme (MPB) për „Skopje1“ kanë konfirmuar rastin, duke bërë të ditur se sulmi është denoncuar gjatë mëngjesit të sotëm.


Burimi i lajmit: ina-online.net
Shënim: Ky material është përpunuar për qëllime informimi nga Portali Kosova.Today.

Lexo në faqen e plotë
Të ngjashme

3.000 studentë përfitojnë bursa, aplikimi deri më 20 nëntor – për herë të parë edhe për studentët me aftësi të kufizuara

08.11.2026

​Në Idrizovë konfiskohet drogë dhe 171 tableta – arrestohet gruaja që shkonte në vizitë tek i burgosuri

09.11.2026

Në mesnatë, një nga uljet më të mëdha të çmimit të benzinës dhe dizelit

09.11.2026

Georgievski godet ZNAM-in: “Në Kumanovë nuk dëgjon këngë maqedonase, ndërsa ata bëjnë luftë për gjuhën në provimin e jurisprudencës!”

09.11.2026