Home / Tag Archives: arsyeja

Tag Archives: arsyeja

Konfiskohet sërish mish në Pejë, kjo është arsyeja

Janë konfiskuar mbi 1500 kg mish në Pejë, pasi nuk i plotësonte kushtet për treg. Në bazë të urdhëresës te lëshuar nga gjykata, njësitë policore se bashku me inspektoret e AUK, kanë kryer kontrolle në thertoren pronë e të dyshuarit mashkull. Gjatë kontrollit është gjetur dhe konfiskuar sasi mishi rreth 900 kg i cili mish ne baze te raporteve te inspektorëve të AUK-ut, nuk i ka plotësuar kushtet ligjore që të nxirret në treg. Mishi i konfiskuar është asgjësua. Lidhur me rastin është informuar prokurori i shtetit ku me urdhër te tij i dyshuari pas intervistimit është liruar ne procedure te rregullt. Inspektime pati edhe në një thertore tjetër në Pejë. Gjatë kontrollit është gjetur dhe konfiskuar sasi mishi rreth 520 kg, i cili mish në bazë të raporteve të inspektorëve të AUK-ut, nuk i ka plotësuar kushtet ligjore që të nxirret në treg. Mishi i konfiskuar është asgjësua. Me rastin është informuar prokurori i shtetit ku me urdhër të tij i dyshuari pas intervistimit është liruar ne p..

Read More »

Gattuso ia ka frikën Empolit, kjo është arsyeja

Gjithçka është gati në San Siro për ndeshjen e 25-të të Serie A. Milan-Empoli është një ndeshje shumë e rëndësishme për ekipin e Rossonerëve. Është e nevojshme të jepet vazhdimësi rezultateve për të qenë në gjendje të luftojnë për vendin e katërt deri në fund përcjell ORAinfo/ Gennaro Gattuso, megjithatë, paralajmëroi dje në konferencën për shtyp se nuk duhet me i nënvlerësuar ekipin e Giuseppe Iachini, të cilët janë të organizuar mirë nga një pikëpamje taktike dhe me cilësi të shkëlqyera teknike. Kuqezinjtë janë kthyer nga fitorja e mirë e Bergamos, por është koha për të dhënë sinjale më pozitive dhe mbi të gjitha për të ushtruar presion ndaj konkurrentëve./ORAinfo/

Read More »

Armina dhe Shkëlzeni nuk martohen as këtë vit, ja arsyeja

Prej pak kohësh Armina Mevlani dhe Shkëlzen Berisha kanë zyrtarizuar lidhjen e tyre edhe në fejesë. E pas ceremonisë intime të fejesës, të gjithë sytë e publikut janë tek dasma që çifti do të organizojë. Duke njohur natyrën detajiste që bukuroshja ka, paraprakisht e dimë që do të jetë një ceremoni që do të mbesë gjatë në memorjen tonë. Megjithatë edhe këtë vit do të duhet të presim, pasi ka qenë vetë blogerja ajo që ditën e djeshme ka thënë se nuk do të martohen në 2019. “Nuk dua të bëjmë dasmën këtë vit. Nuk do të ndodhë sepse kam lexuar diku për tersin e viteve tek dhe dua të jetë një vit çift”, është shprehur Armina. The post Armina dhe Shkëlzeni nuk martohen as këtë vit, ja arsyeja appeared first on Gazeta Shqiptare Online.

Read More »

Agim Bahtiri i shkon në zyrë presidentit Thaçi, kjo është arsyeja!

Agim Bahtiri sot do t’ia dorëzon presidentit Hashim Thaçit peticionin për bashkimin e Mitrovicës. Kryetari i Komunës së Mitrovicës, Agim Bahtiri, sot do të dorëzojë te presidenti i vendit, Hashim Thaçi, peticionin për bashkimin e qytetit të Mitrovicës. Peticioni është nënshkruar nga 16,594 qytetarëve. “Nga presidenti Thaçi kërkohet mbështetja e tij për miratimin e kësaj nisme të ndërmarrë nga qytetarët e Mitrovicës”, thuhet në njoftimin e Komunës së Mitrovicës. Theksojmë se ideja e kryetarit të Mitrovicës së jugut, Agim Bahtiri, që të bashkohet Mitrovica, nuk ka gjetur përkrahje në ministrinë e Administratës dhe Pushtetit Lokal.

Read More »

Zbulohet arsyeja e privitimi nga jeta e të riut në Ferizaj

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur sot në Ferizaj. Një person ka mbetur pa shenja jete, pas plagëve që ka marrë nga gjuajtja me armë zjarri, ndërkaq, thuhet se motivi ka qenë gjakmarrja. “Vëllai i Mentorit e ka privuar nga jeta një person para tri viteve. Tash këta janë hakmarrë për këtë vra sje”, ka thënë një burim i afërt me viktimën për Indeksonline. Ndërkaq, rastin për vrasjen e të riut në Ferizaj, e ka konfirmuar më herët Agim Gashi nga Policia e Ferizajt. “Në orën 12:30 ka ndodhur një gjuajtje me armë zjarri, ku si pasojë një person është lënduar. Mjeku kujdestar në vendin e ngjarjes ka konstatuar se viktima ka ndërruar jetë. Bëhet fjalë për një person të moshës 25-30 vjeçar. Hetimet janë duke vazhduar”, ka thënë Agim Gashi.

Read More »

Arrestohet një person në aeroport, kjo është arsyeja

Një person është arretusar sot në aeroportin ‘Adem Jashari’ në Prishtinë. Policia e Kosovës ka bërë me dije se ka arrestuar dje në person në aeroportin “Adem Jashari” në Prishtinë. Ai ishte ekstraduar nga një shtet jashtë Kosovës dhe i njëjti është dërguar në burgun e Dubravës. “Në bazë të urdhëresës së lëshuar nga Gjykata Themelore në Ferizaj, është arrestuar një mashkull K/Shqiptar i cili ishte ekstraduar nga një shtet jashtë Kosovës dhe i njëjti është dërguar në vuajtje të dënimit burgun e Dubravës”, thuhet në raportin e policisë së Kosovës.

Read More »

Zbulohet arsyeja, ja pse Ahmeti shkarkoi drejtorin e Arsimit në Prishtinë

Jonuz Slihaj është liruar nga posti i drejtorit të Arsimit në Prishtinë. Me ndryshime e ka nisur javën Shpend Ahmeti në krye të Prishtinës. Ai ka shkarkuar drejtorin e Arsimit, Jonuz Salihaj. Ahmeti ka thënë se kjo ka qenë kërkesë e partnerit të koalicionit, AAK. “AAK-ja kërkoi të shkarkohej Salihaj, sepse nuk përfaqëson interesat e tyre”, ka thënë Ahmeti për KTV. Derisa Salihaj nuk është përgjigjur, televizioni merr vesh se mosmarrëveshjet kishin nisur kur Salihaj nuk kishte pranuar intervenime për të regjistruar fëmijë nëpër institucionet shkollore të Prishtinës. Drejtori i shkarkuar nuk u ishte bindur as urdhrave nga lart të partisë së kryeministrit, Ramush Haradinaj. Ahmeti ka vendosur që këtë drejtori ta marrë nën petkun e PSD-së dhe të emërojë një person të pavarur. Ahmeti ka bërë edhe ndryshime tjera. AAK-së ia ka marrë Inspektoratin dhe drejtorin Brahim Mehmetaj e ka emëruar drejtor të Pronës. Dren Kukajn e PSD-së e ka emëruar drejtor në drejtorinë e Mirëqenies Sociale. ..

Read More »

Ndahet nga gruaja ‘Faruku’, arsyeja do t’iu befasojë

Ozcan Deniz është aktori dhe këngëtari shumë I njohur turk, dhe që suksesin e tij e shtriu jo vetëm në Turqi por edhe më gjerë. Edhe në publikun shqiptar u bë I njohur, e sidomos me rolin e ‘Farukut’ në serialin e njohur ‘Nusja nga Stambolli’, përcjell ORAinfo. Ai është martuar para një viti me gruan shumë më të re se vetë, dhe këto ditë ai është ndarë nda ajo, Mediat turke flasin se arsyeja e ndarjes është se gruaja e tij ka shpenzuar shumë./ORAinfo/

Read More »

Numan Baliq suspendohet nga puna, kjo është arsyeja

Rastet e ngacmimeve seksuale janë rritur shumë në vendin tonë. Ish-Ministri i Shëndetësisë, Numan Baliq është suspenduar nga puna pas aktakuzës për ngacmim seksual. Baliq, po akuzohet se ka ngacmuar seksualisht një të mitur në afërsi të fshatit Vitomiricë të Pejës. Lajmin për Express e ka konfirmuar zëdhënësi i Spitalit Rajonal në Pejë, Naim Sahiti. Sahiti ka thënë se Baliq është suspenduar nga puna deri në një vendim të Gjykatës, dhe se deri atëherë do të marrë 50 për qind të pagës. “Po, është e vërtetë që është marrë një veprim i tillë. Kirurgu Baliq është suspenduar nga puna deri me vendim të gjykatës. Deri atëherë, ai në bazë të ligjit, do të marrë 50 për qind të pagës”, ka thënë Sahiti për Express. Ndryshe, Numan Baliq ka qenë ministër i Shëndetësisë në vitin 2003, por më pas ishte shkarkuar nga kryeministri i atëhershëm Bajram Rexhepi. Ai, në vitin 2007 deri në vitin 2010, ishte deputet i Kuvendit të Kosovës. Në Qeverinë e Ramush Haradinajt, Numan Baliq u bë zëvendësminist..

Read More »

Një zyrtar policor arrestohet në Gjilan, kjo është arsyeja

Inspektorati Policor i Kosovës ka arrestuar një punonjës të stacionit të Policisë së Kosovës në Gjilan nën dyshimet për kryerjen e veprave penale për ‘shantazh’ dhe ‘ lëndim i lehtë trupor’. Me vendim të Prokurorit të dyshuarit i është caktuar masa e arrestit prej 48 orësh. Përveç tjerash ky punonjës i stacionit të Policisë së Kosovës në Gjilan është suspenduar nga puna deri në përfundim të hetimeve. Rastin e ka bërë të ditur vetë IPK, përmes një komunikate për media. Inspektorati Policor i Kosovës ka pranuar informacion anonime lidhur me dyshimet për kryerje të veprimeve të kundërligjshme nga një zyrtar policor – punonjës në stacionin policor në Gjilan. Me të pranuar informacionin, hetuesit e IPK-së kanë filluar të ndërmarrin veprime hetimore në koordinim me Prokurorin e Shtetit. Pas veprimeve hetimore, me dyshimin se i njëjti ka kryer veprën penale “Shantazh” dhe “lëndim i lehtë trupor (e paraparë në nenin 188 të Kodit Penal të Kosovës) i njëjti është arrestuar nga Inspektorat..

Read More »