Home / Tag Archives: chelsea

Tag Archives: chelsea

Chelsea ia terron Barcelonës, po ia merr yllin e madh

Chelsea e ka bërë Philippe Coutinho prioritetin e tyre primar për afatin e verës, raporton Le10Sport. Ylli i Barcelonës është i palumtur pas një viti e gjysmë në Camp Nou, dhe Blutë kanë bërë të qartë se do të bëjë gjithçka që duhet për ta nënshkruar atë, përcjell ORAinfo. Chelsea …

Read More »

Fulham-Chelsea, përfundon ndeshja me rezultat të papritur

Ekipi i Sarrit ka arritur të dalë fitues në përballjen me Fulhamin. Chelsea ia ka dalë të fitojë në fushën e Fulham me rezultatin 1:2. Fitorja ka qenë shumë me rëndësi për blutë e Londrës. Kjo sepse ajo i mban në garë për një vend në Ligën e Kampioneve. Fitorja e çon Chelsean me 56 pikë, në vendin e gjashtë në kampionat. Përpara Chelseas janë United dhe Arsenal, që kanë përkatësisht 58 dhe 57 pikë. Gara për vendin e katërt është e fortë.

Read More »

Chelsea me super transferim nga Milan

Chelsea është duke kërkuar mbrojtës nga Serie A. David Luiz ka dështuar në këtë sezon ta tregojë eten, andaj me shumë gjasë do të largohet nga Chelsea. Skuadra londineze po e kërkon transferimin e Alessio Romagnolit nga Milani, përcjell lajmi. Kapiteni i rosonerëve është duke kaluar nëpër një formë të lartë në këtë sezon, andaj Chelsea i do shërbimet e tij. Blutë nga Londra janë të gatshëm që ta paguajnë 60 milionë euro për transferimin e Romagnolit nga Milani.

Read More »

Chelsea – Tottenham, befasi e madhe në formacionet zyrtare

Chelsea dhe Tottenhami do të ndeshen sonte në ‘Stamford Bridge’. Kjo ndeshje është shumë e rëndësishme për trajnerin Maurizio Sarri, i cili me një rezultat negativ mund të humbas vendin e punës. Pavarësisht rëndësisë së kësaj ndeshje, Sarri ka treguar autoritetin e tij, duke e lënë në bankën e rezervisteve portierin Kepa Arrizabalaga. Formacionet zyrtare: Chelsea: Caballero; Azpilicueta, Luiz, Rudiger, Alonso; Kanté, Jorginho, Kovačić; Pedro, Higuaín, Hazard.

Read More »

Romangonli në Chelsea, ky është lajmi i fundit nga Anglia

Kapiteni i Milanit, Alessio Romagnoli është përmendur si futbollisti që po kërkohet shumë nga Chelsea. Mediat kanë raportuar se mbrojtësi italian është i pëlqyer shumë nga drejtuesit e klubit londinez pas paraqitjeve shumë të mira këtë sezon, shkruan Indeksonline. Në faqen zyrtare, Chelsea ka pyetur tifozët se cilin e donë të transferohet gjatë verës në Standford Bridge. “Kush dëshironi të nënshkruaj në verë?”, ka pyetur Chelsea. Kujtojmë se vlera aktuale e 24 vjeçarit është rreth 60 milionë euro.

Read More »

Chelsea dhe Juventusi në garë për lojtarin, ai merr vendimin e tij

Chelsea dhe Juventusi duket se janë në garë për një lojtar. Talenti i Romës, Nicolo Zaniolo ka kapur syrin e skuadrave si Juventus dhe Chelsea, por 19 vjeçari duket se veçse ka marrë vendimin e tij. Mesfushori sulmues i Romës thuhet se nuk ka interesim që të largohet nga Roma, dhe dëshiron që aty të rritet si lojtar. Zaniolo ka impresionuar me skuadrën e Eusebio Di Francesco, duke shënuar pesë herë që kur erdhi nga Inter. Juve dhe Chelsea janë dy skuadrat që janë përgatitur për një transferim të tijin, por babai i tij ka thënë se ai do të nënshkruaj kontratë të re me Romën. “Në fund të sezonit do të takohemi me Romën për një rinovim, nuk do të ketë ndonjë problem. Në të dy anët ka dëshirë për të mbyllur negociatat pozitivisht” ka thënë Igor Zaniolo për “Corriere dello Sport”. Kujtojmë gjithashtu se Chelsea është suspenduar për dy afate kalimtare dhe nuk mund të kryej transferime.

Read More »

Problemet e Sarrit tek Chelsea, ylli i skuadrës ka një kërkesë

Trajneri Sarri duket se nuk po kalon kohë të mirë tek Chelsea. Ylli i mesfushës së Chelsea ka bërë thirrje për durim me Maurizio Sarrin, duke thënë se kohë të mira do të vijnë. Ross Barkley ka insistuar se përpara po i presin ditë të mira, duke mbështetur kështu Maurizio Sarrin, para finales së Kupës Carabao, kundër Manchester City. E ardhmja e Sarrit tek Chelsea është vënë në pikëpyetje pas disa rezultateve jo të mira të skuadrës londineze, mirëpo mesfushori beson se duhet pasur durim. “Ne po mësojmë çdo ditë. Ne jemi lojtarë të klasit të lartë, dhe ne duam të mësojmë më shumë. Edhe sezoni i parë i Pep kishte ulje dhe ngritje. Kur isha tek Everton i mposhtëm 4:0” ka thënë Barkley. “Ne kemi ambicie që të jemi një prej skuadrave më të mira në botën e futbollit. Ne jemi një prej skuadrave më të mëdha” ka thënë tutje reprezentuesi anglez. “Stili që trajneri dëshiron ta kemi, nuk e kemi për momentin. Me kohën do të vij. Ditët e këqija nuk qëndrojnë gjithmonë. Kohë të mira kemi përpara..

Read More »

Zidane do t’i ketë rreth 250 milionë euro për të blerë lojtarë te Chelsea

Chelsea sivjet ka ka pasur një sezon dëshpërues nën menaxhimin e italianit Maurizio Sarri. Dhe, klubi anglez tanimë po mendon që për sezonin e ardhshëm të emërojë ish trajnerin e Real MAadrdi, Zinedine Zidane. 261 milionë dollarë, kaq do t’i ketë në dispozicion Zidane për të blerë lojtarë te Chelsea. Sipas asaj që raporton The Sun, nëse Zinedine Zidane merr drejtimin e Chelsea, Roman Abramovich i ka premtuar 200 milionë funte (261m dollarë) investime, transmeton Gazeta Express. Edhe pse Chelsea është dënuar me dy afate të premten nga FIFA, klubi do të apelojë dhe besojnë se do të mund të blejnë lojtarë gjatë verës. Edhe pas dënimit, Zidane vazhdon të përmendet si njeriu i duhur për ta zëvendësuar në Stamford Bridge Maurizio Sarrin, ky i fundit është në prag të shkarkimit.

Read More »

U dënua nga FIFA, vjen reagimi i parë nga Chelsea

Chelsea është dënuar rëndë nga FIFA. FIFA sot ka njoftuar se kanë dënuar Chelsean me ndalimin e kryerjes së transferimeve për dy afatet e ardhshme kalimtare, duke gjetur shkelje te skuadra nga Londra në transferimin e lojtarëve të rinj, sidomos tek ata nën moshën 18 vjeçare. Pas vendimit të FIFA-s, Chelsea ka reaguar duke bërë të ditur se do të apelojnë këtë vendim. “Ne kategorikisht hedhim poshtë gjetjet e Komitetit Disiplinor të FIFA-s dhe prandaj do të apelojmë ndaj vendimit”, thuhet në reagimin e parë të skuadrës nga ‘Stamford Bridge’. Me dënimin në fuqi, Chelsea nuk ka drejt blerje deri në verën e vitit 2020.

Read More »

Malmo mposhtet keq nga Chelsea, eliminohet nga Liga e Evropës

Malmo është eliminuar nga Liga e Evropës. Chelsea ka kaluar në 1/8 e finales së Ligës së Evropës, duke e eliminuar Malmon me rezultat të përgjithshëm, 5:1. Skuadra londineze sonte fitoi 3 me 0 në Stamford Bridge, ndërsa në ndeshjen e parë kishte fituar me vështirësi, 2:1, raporton lajmi.net. Goli i parë për blutë u shënuan në pjesën e dytë, ku Olivier Giroud realizoi në minutën e 55’-të. Ross Barkley (74’) e dyfishoi epërsinë e bluve, ndërsa golin e tretë erdhi nga Callum Hudson-Odoi (84’).

Read More »