Home / Tag Archives: chelsea

Tag Archives: chelsea

Zidane do t’i ketë rreth 250 milionë euro për të blerë lojtarë te Chelsea

Chelsea sivjet ka ka pasur një sezon dëshpërues nën menaxhimin e italianit Maurizio Sarri. Dhe, klubi anglez tanimë po mendon që për sezonin e ardhshëm të emërojë ish trajnerin e Real MAadrdi, Zinedine Zidane. 261 milionë dollarë, kaq do t’i ketë në dispozicion Zidane për të blerë lojtarë te Chelsea. Sipas asaj që raporton The Sun, nëse Zinedine Zidane merr drejtimin e Chelsea, Roman Abramovich i ka premtuar 200 milionë funte (261m dollarë) investime, transmeton Gazeta Express. Edhe pse Chelsea është dënuar me dy afate të premten nga FIFA, klubi do të apelojë dhe besojnë se do të mund të blejnë lojtarë gjatë verës. Edhe pas dënimit, Zidane vazhdon të përmendet si njeriu i duhur për ta zëvendësuar në Stamford Bridge Maurizio Sarrin, ky i fundit është në prag të shkarkimit.

Read More »

U dënua nga FIFA, vjen reagimi i parë nga Chelsea

Chelsea është dënuar rëndë nga FIFA. FIFA sot ka njoftuar se kanë dënuar Chelsean me ndalimin e kryerjes së transferimeve për dy afatet e ardhshme kalimtare, duke gjetur shkelje te skuadra nga Londra në transferimin e lojtarëve të rinj, sidomos tek ata nën moshën 18 vjeçare. Pas vendimit të FIFA-s, Chelsea ka reaguar duke bërë të ditur se do të apelojnë këtë vendim. “Ne kategorikisht hedhim poshtë gjetjet e Komitetit Disiplinor të FIFA-s dhe prandaj do të apelojmë ndaj vendimit”, thuhet në reagimin e parë të skuadrës nga ‘Stamford Bridge’. Me dënimin në fuqi, Chelsea nuk ka drejt blerje deri në verën e vitit 2020.

Read More »

Malmo mposhtet keq nga Chelsea, eliminohet nga Liga e Evropës

Malmo është eliminuar nga Liga e Evropës. Chelsea ka kaluar në 1/8 e finales së Ligës së Evropës, duke e eliminuar Malmon me rezultat të përgjithshëm, 5:1. Skuadra londineze sonte fitoi 3 me 0 në Stamford Bridge, ndërsa në ndeshjen e parë kishte fituar me vështirësi, 2:1, raporton lajmi.net. Goli i parë për blutë u shënuan në pjesën e dytë, ku Olivier Giroud realizoi në minutën e 55’-të. Ross Barkley (74’) e dyfishoi epërsinë e bluve, ndërsa golin e tretë erdhi nga Callum Hudson-Odoi (84’).

Read More »

Publikohen formacionet zyrtare: Chelsea – Malmo

Ndeshja fillon në ora 21:00. Janë publikuar formacionet zyrtare në mes të Chelseas dhe Malmos. Chelsea dhe Malmo do ta zhvillojnë sonte përballjen e tyre të dytë në Ligën e Evropës. Skuadra londineze e ka fituar ndeshja e parë në udhëtim me rezultat, 2:1, raporton lajmi.net. Ndeshja që fillon në ora 21:00, do të zhvillohet në Stamford Bridge. Më poshtë mund t’i shikoni formacionet zyrtare të të dyja skuadrave. /Lajmi.net/ Chelsea: Malmo:

Read More »

Sarri me probleme tek Chelsea, kjo gjë i ndodhi tani trajnerit

Maurizio Sarri duket se ka probleme me skuadrën aktuale. Trajneri i Chelsea duket se është afër që të rikthehet në Serie A. Sipas ‘Sky Sports’ Roma kanë kontaktuar trajnerin e Chelsea, Maurizio Sarri, për ta pyetur nëse italiani do të ishte i interesuar për punën e trajnerit të skuadrës, sezonin e ardhshëm. Italiani ka qenë në një presion të madh në ‘Stamford Bridge’ që nga Viti i Ri, pas një rënie dramatike të formës së bluve. Sarri më herët ka qenë trajner i Napolit, para se të kalonte në Premierligë për të marrë timonin e Chelsea. Roma mund të jetë skuadra që do ta rikthejë italianin përsëri në Serie A, ku ai kishte korrur shumë sukses.

Read More »

Zbulohet: Ja kush do ta zëvendësojë Sarrin te Chelsea

Sarri po rrezikohet seriozisht të shkarkohet nga Chelsea. Humbja e thellë nga Manchester City dhe eliminimi nga FA Cup nga Manchester United, kanë bërë që drejtuesit e Chelseas të mendojnë për pasuesin e italianit. Një mundësi e fundit për ish trajnerin italian, do të jetë finalja e EFL Cup kundër Manchester Cityt, ku një dështim i radhës në këtë finale, do të nënkuptonte largimin e tij. Laurent Blanc është një nga zëvendësuesit më serioz për t’u bërë trajner i Chelseat në rast se Maurizio Sarri. Sipas Evening Standard tashmë Chelsea e ka menduar edhe zëvendësuesin e italianit, bëhet fjalë për Blanc. Francezi aktualisht nuk drejton asnjë skuadër, por në të kaluarën ka stërvitur Paris Saint Germainin dhe Bordeaux.

Read More »

Hazard në Real Madrid, Chelsea ka gjetur zëvendësuesin e tij

Ylli romak ,Cengiz Under është duke u lidhur me një lëvizje në Chelsea në fund të sezonit. Sipas faqes turke të turkish-football.com, ylli aktual i Romës konsiderohet si një zëvendësues i mundshëm për Eden Hazard i cili është i informuar për t’u bashkuar me Real Madridin në verë përcjell ORAinfo. Cengiz Under ka gjashtë gola dhe nëntë asistime në 25 paraqitje në të gjitha garat deri më tani këtë sezon./ORAinfo/

Read More »

Chelsea nuk heq dorë nga synimet e tij, bën ofertë marramendëse për super-yllin

Duket se Chelsea nuk e ka ndërmend të heq dorë nga synimet e tij. Skuadra është duke e kërkuar një sulmues për sezonin e ri. Chelsea duket se nuk është bindur nga Gonzalo Higuain ehde pse e ka në huazim. Skuadra londineze po kërkon një sulmues për sezonin e ri, andaj po tenton transferimin e Luka Jovic nga Frankfurti. Për t’i marrë shërbimet e sulmuesit 21-vjeçar, Chelsea duhet të paguajë 60 milionë euro. Në garë për transferimin e Jovic janë edhe skuadrat si, Barcelona, Real Madrid dhe Bayern Munich.

Read More »

Chelsea 0-2 United, notat e lojtarëve, shkëlqejnë Pogba dhe Herrera

Janë publikuar notat e lojtarëve në ndeshjen Chealse- Man Utd. Manchester Unitedi e ka eliminuar Chelsean në Kupën FA dhe është kualifikuar në çerekfinale të kësaj gare. Paraqitja e mysafirëve ishte më e mirë në ndeshjen e zhvilluar në Stamford Bridge, ashtu që edhe nota e tyre mesatare është më e lartë (7.04), në krahasim me atë të vendasve (6.42). Eden Hazard ishte lojtari më i mirë te Blutë (7.7), ndërkohë që lojtarët tjerë ofensivë janë vlerësuar me nota më të ulëta, duke nisur nga N’Golo Kante (6.0), Pedro (6.2) e Gonzalo Higuain (6.2). Dy golashënuesit e Djajve të Kuq, Paul Pogba (9.0) dhe Ander Herrera (9.0), janë shpallur futbollistët më të mirë në këtë sfidë. Një paraqitje të mirë ka regjistruar edhe Marcus Rashford (7.5), i cili e dhuroi asistimin te goli i Pogbas. Ndërkaq, Romelu Lukaku (6.4) është lojtari me vlerësimin më të ulët te Unitedi. Notat e lojtarëve të të dyja skuadrave: Notat e lojtarëve të Chelseat Notat e lojtarëve të Manchester Unitedit

Read More »

Pogba mposht i vetëm Chelsea-n me gol dhe asist, eliminon nga Kupa FA

Manchester United kalon në fazën tjetër të garave në Kupën FA. Ole Gunnar Solskjaer është kthyer tek fitorja pas humbjes së parë që pësoi nën drejtimin e Man Utd. United kanë triumfuar me rezultatin 0:2, në udhëtimin që konsiderohej shumë i vështirë, në ‘Stamford Bridge’. Një nga lojtarët më të mirë në këtë takim ishte padyshim francezi Paul Pogba, i cili asistoi dhe shënoi për skuadrën e tij, shkruan lajmi.net. Ishte minuta e 31’ kur Ander Herrera për mrekulli shfrytëzoi pasimin e Pogba, dhe me kokë tundi rrjetën për 0:1. Në minutën e fundit të pjesës së parë, ishte vet Pogba ai i cili ndëshkoi londinezët për herë të dytë. Pjesa e dytë nuk tregoi ndonjë gol tjetër. Kështu, Manchester United kalon në fazën tjetër të garave në Kupën FA, kurse kriza për Chelsean e Maurizio Sarri vazhdon.

Read More »