Home / Tag Archives: haradinaj

Tag Archives: haradinaj

Kryeministri Haradinaj e ‘merr’ malin

Kryeministri i vendit, Ramush Haradinaj ka vizituar bjeshkën e Mushtishtit. Kreu i qeverisë, përmes një postimi në Facebook, ka shkruar se ky vend është i mahnitshëm, përcjell ORAinfo. “Ecje relaksuese në bjeshkën e mahnitshme të Mushtishtit”, ka shkruar Haradinaj. /ORAinfo/

Read More »

Haradinaj: 40 serbë aplikuan për t’u bërë ushtarë të Kosovës, shantazhit nga Beogradi po i vjen fundi

Kryeministi i Kosovës, Ramush Haradinaj ka thënë se shantazheve nga Beogradi po i vjen fundi, e dëshmi për këtë ai po i konsideron 40 serbët që aplikuan për ‘tu bërë pjesë e ushtrisë së Kosovës. Përmes një postimi në Facebook, Haradinaj ka thënë se rreth 200 pjesëtarë të komuniteteve joshqiptare kanë aplikuar për të qenë ushtarë të Kosovës dhe ka shtuar se kjo është shenjë për integrimin e tyre në Kosovë. “Fakti që rreth 200 pjesëtarë të komuniteteve joshqiptare, prej tyre rreth 40 serbë, kanë aplikuar për ushtarë të Kosovës, është shenjë e qartë për integrimin dhe mirëbesimin në Forcën e Sigurisë së Kosovës. Vullneti i bashkëqytetarëve serbë, që të integrohen në të gjitha strukturat e Kosovës së 17 Shkurtit dëshmon se shantazhit dhe instrumentalizimit të tyre nga Beogradi po i vjen fundi”, ka shkruar Haradinaj.

Read More »

Haradinaj tregon se si janë marrëdhëniet me Amerikën pas taksës

Ramush Haradinaj ka thënë se taksa nuk i prish marrëdhëniet me Amerikën. Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, ka deklaruar se nuk do të lejohet që heqja e taksës ndaj Serbisë të jetë kusht për vazhdimin e dialogut. Ai ka treguar se mbajtja e taksës nuk i prish marrëdhëniet strategjike me Amerikën. Duke diskutuar për taksën, kryeministri Haradinaj deklaroi se mbajtja e taksës nuk i prish marrëdhëniet strategjike me Amerikën, sipas tij mund ta prishë ndonjë veprim ditor, javor apo mujor, mirëpo jo marrëdhënien strategjike me Amerikën. “Marrëdhënia do të mund të prishej nëse ne do të dilnim kundër ligjit, mirëpo vendimi për taksën është veprim ligjor, kushtetues dhe në kuadër të normave të cilat janë të dakorduara për marrëdhëniet bilaterale Kosovë – Amerikë”. Kryeministri thekson se ky nuk është një vendim i dedikuar Amerikës apo ndonjë aleati të përbashkët, por një kundërshtari që ka pozita armiqësore kundrejt Kosovës siç është Serbia, e cila me paratë që i fiton duke shitur në..

Read More »

A ka presion Haradinaj për heqjen e taksës?

Çështja e taksës kundër Serbisë vazhdon të jetë shumë e diskutuar. Edhe nga Prizreni, i pari i ekzekutivit u shpreh i bindur se vendosja e taksës 100 për qind ndaj mallrave serbe, u ka ndihmuar prodhuesve vendor që të rrisin qarkullimin dhe shitjen. Falënderues ndaj kryeministrit Haradinaj u shprehën edhe pronarë të kompanisë “Liri”, në Prizren, ku sipas tyre pas vendosjes së taksës, është rritur shitja dhe kanë shtuar numrin e punëtorëve. I pari i ekzekutivit, Ramush Haradinaj u ka bërë thirrje të gjithë qytetarëve të Kosovës që të përkrahin produktet e Kosovës. “Është brendi i yni, është i Kosovës, janë produkte të Kosovës dhe çfarë është e rëndësishme pra rritja e prodhimit flet për rritjen e vendit të punës, e rrit edhe buxhetin e Kosovës, rritja e qarkullimit, rritja e të gjithë investimeve, unë ju falënderoj shumë për pritje. Iu them njerëzve të Kosovës në veçanti, nëse ky produkt i joni në Kosovë, vjen në një vlerë të caktuar, 20 cent apo 30 cent, besoni që është shumë më i ..

Read More »

Haradinaj: Dialogu nuk duhet të ketë kushte, taksa nuk hiqet

Kreu i Qeverisë, Ramush Haradinaj, ka thënë se nuk shkohet në dialog me kushte. Vendimi për taksën ndaj mallrave të Serbisë, i cili është marrë tash e tre muaj më parë, kryeministri Ramush Haradinaj thotë se mund të ketë debat brenda koalicionit, por vendimi për taksën duhet të respektohet. Haradinaj thotë se me koalicionin qeverisës janë kolegë në Qeveri dhe i kanë pikëpamjet se si mund të ecin proceset më mirë lidhur me taksën, ndërsa shtoi se vendimin për këtë çështje do të respektohet, sepse është vendim i Qeverisë. “Ne kemi një vendim të marrë dhe derisa ekziston vendimi, këto janë mendime tona të ndërsjella, mund të diskutojmë, mund të vazhdojmë me diskutime por vendimi respektohet, sepse është vendim i Qeverisë. Edhe ne kemi dëshirë me hequr, nesër e kishim hequr sikur të na kishte njohur Serbia. Tani është mirë me kaluar në fazën finale të dialogut dhe me ndodhë njohja, sepse është në të mirën e të gjithëve në rajon, por edhe me na vendos kushte nuk bënë dhe nuk parashihet m..

Read More »

Haradinaj: Taksa nuk do të hiqet kurrë, nëse është e rëndësishme për dialogun

Kreu i qeverisë Haradinaj ka thënë se nëse taksa është më e rëndësishme se dialogu, ajo nuk do të hiqet kurrë. Haradinaj, ka deklaruar se nuk do të lejohet që heqja e taksës ndaj Serbisë, të jetë kusht për vazhdimin e dialogut. Në intervistë për RTV21, Haradinaj ka thënë se nëse taksa është më e rëndësishme se dialogu, ajo s’do të hiqet kurrë. “Nëse taksa është më e rëndësishme se dialogu, kurrë s’kemi me e heq, kurrë mi këtë dhe. Nëse taksa koka problemi, kurrë s’kemi me heke. Nëse përmes taksës po ia tregojshim vendin Serbisë, pse me heq, ai s’po don me na njoftë, s’po don fqinjësi, po don me na ia ble mallin, e me na qit kushte me shku në tavolinë”, ka thënë Haradinaj. Kreu i Qeverisë ka thënë se nëse Mogherini nuk do të vazhdojë dialogun pa heqjen e taksës, atëherë mos ta thërras dialogun. “Nëse Mogherini nuk do, atëherë mos ta thërras dialogun”, ka thënë ai.

Read More »

Ambasadori i ri i Turqisë i shkon në ‘konak’ kryeministrit Haradinaj

Ambasadori i ri i Turqisë në Kosovës Cagri Sakar është pritur sot në Qeverinë e Kosovës nga kryeministri Ramush Haradinaj. Përmes një njoftimi në Facebook, kryeministri Haradinaj ka shkruar se është takuar me ambasadorin e ri të Turqisë për thellimin e marrëdhënieve bilaterale. “Për thellimin e marrëdhënieve bilaterale dhe intensifikimin e partneritetit në fushat e interesit të ndërsjellë, sidomos në fushën e ekonomisë, prita në takim njohës ambasadorin e ri të Turqisë në Prishtinë, Cagri Sakar, të cilin e falënderova për mbështetjen e shtetit turk në të gjitha etapat e shtetndërtimit të Kosovës”, ka shkruar Haradinaj.

Read More »

Haradinaj nuk po heq dorë nga taksa, Nisma tregon qëndrimin ndaj tij

Muaj më parë, Qeveria e Kosovës vendosi një taksë prej 100% për produktet serbe, vendim i cili u prit me komente e reagime nga më të ndryshmet. Deputeti i Kuvendit të Kosovës nga radhët e Nismës Socialdemokrate, Haxhi Shala, ka deklaruar se taksa 100 për qind ndaj produkteve të Serbisë nuk duhet të hiqet derisa të arrihen efektet për çfarë është vendosur. Ai ka thënë për “Epoka e re” se partia e udhëhequr nga Fatmir Limaj e mbështet kryeministrin Ramush Haradinaj deri në fund rreth kësaj çështjeje. Shala nuk beson se taksa mund ta çojë vendin në zgjedhje të parakohshme. Madje, sipas tij, do të ishte gabim i madh nëse vendi do të shkonte në zgjedhje të reja për shkak të taksës ndaj mallrave serbe. Kryeministri i vendit, Haradinaj, këmbëngul se taksa do të qëndrojë në fuqi derisa Serbia ta njohë Kosovën si shtet të pavarur dhe sovran. Shtetet e Bashkuara të Amerikës po i bëjnë atij trysni që ta pezullojë taksën, për t’i hapur rrugë rifillimit të dialogut mes Kosovës dhe Serbisë.

Read More »

Kadri Veseli ‘godet’ Kryeministrin Haradinaj për taksën ndaj Serbisë

Kryeparlamentari Kadri Veseli a folur edhe njëherë rreth taksës ndaj Serbisë. Ai tha se kjo taksë ka kryer efektin dhe ka kaluar për konsum të brendshëm. Duke përsëritur në Rubikon të KTV-së se ideja për vënien e kësaj takse ishte e partisë së tij, Veseli ka thënë se tash taksa është kthyer në konsum të brendshëm duke thumbuar kryeministrin Ramush Haradinaj, i cili po refuzon të pezullojë taksën. “Efekti i saj është kur e përball vetëm Serbinë mirëpo ka kaluar në konsum të brendshëm. Ishte një veprim i drejtë kundër Serbisë mirëpo kaloi në konsum të brendshëm”, ka thënë Veseli. “Ne kemi një iniciativë të SHBA-së dhe aleatëve perëndimorë për një marrëveshje historike me Serbinë. Edhe BE, njëjtë edhe SHBA janë shumë të vendosur, synojnë mbylljen e konflikteve në Ballkan”. “A do të duhej që taksa t’i shërbente dialogut apo përmes saj të merreshim vesh për marrëveshjen me Serbinë. Ne po flasim për një vendimmarrje që është racionale dhe Kosovën e bën më të fuqishme ndaj Serbisë”, ka s..

Read More »

Kryeministri Haradinaj: Marre në çfarë gjendje e kemi lënë Trepçën

Sot është shënuar 30 vjetori i grevës së minatorëve në Trepçë. Kryeministri i Kosovës Ramuash Haradinaj sot ka marrë pjesë në manifestimin e 30-vjetorit të Grevës së MInatorëve në Trepçë. Haradinaj, ka thënë se të gjithë ata që kanë udhëhequr me shtetin, duhet të skuqen për faktin se si e kanë lënë Trepçën në një gjendje të keqe për 20 vjet. Duke shtuar se Trepça është burim jete të cilën e çmon çdo njeri në trojet tona. Ai thotë se Trepça është burim shumë i rëndësishëm dhe çdo sektorë i jetës lidhet me të, shkruan ORAInfo. “Nuk është e rastësishme sot pse jemi bashkuar, që ardhja sot në Stantërg ka më shumë kuptime se sa një akt që ka bë kthesën, greva e minatorëve. Ne kemi ardhur që atëherë e kemi ditë çka duam, e kanë ditë qytetarët, minatorë, poashtu e dimë edhe sot. Trepça është një burim jete për të gjithë, që e çmojmë kudo që jemi në trojet tona. Trepça si burim jete është shumë i rëndësishëm sepse lidhet me shumë sektorë. Nuk ka sektorë tjetër i jetës që nuk lidhet me Trep..

Read More »