Home / Tag Archives: interit

Tag Archives: interit

Perez ia bën “terr” Interit, nënshkruan me lojtarin më të mirë në botë

Mesfushori i Real Madrid, Luka Modric, njoftohet se tashmë ka rënë dakord për një kontratë të re me Los Blancos, që kanë të bëjnë me një goditje të madhe ndaj shpresave të Interit për nënshkrimin e kroatit përcjell ORAinfo. Modriç ishte i lidhur ngushtë me një lëvizje në Inter të verës së kaluar dhe marrëveshja po bënte konkrete. Interi donte lojtarin dhe lojtari donte Interin. Por Real Madrid refuzoi të lejojë që Modric të largohet. Mundo Deportivo deklaron se Modric tashmë ka rënë dakord për një kontratë të re me Realin dhe kjo ka ndodhur edhe para se të fitoi Topin e Artë . Njoftimi pritet të arrijë në muajt e ardhshëm./ORAinfo/

Read More »

Përfundon derbi mes Fiorentinës dhe Interit, rezultati i “çmendur”

Ka përfunduar me rezultat të papritur derbi mes Fiorentinës dhe Interit. Pas dy fitoreve radhazi në Serie A, Interi barazoi ndaj Fiorentinas me rezultat 3-3 . Zikaltrit ishin mjaft të organizuar në këtë ndeshje, por vendasit nuk hoqën dorë deri në fund për të marrë pikë nga kjo ndeshje. Çuditërisht skuadra e Luciano Spallettit ishte në disavantazh që në minutën e parë, Stefan de Vrij paqëllim futi topin në portën e tij. Por, nuk kaloi shume dhe Matias Vecinoi barazoi rezultatin në minutën e gjashtë, ndërsa në minutën e 40-të Matteo Politano i dha epërsinë mysafirëve dhe me rezultatin 1-2 skuadrat shkuan në pushim. Interi e filloi mirë edhe pjesën e dytë, në minutën e 50-të erdhi dhe goli nga Ivan Perisic, i cili shënoi nga pika e bardhë. Për të bërë fundin e ndeshjes ma dramatik u përkujdes Luis Muriel, kolumbiani shënoi një gol fantastik nga gjuajta e lirë në minutën e 74. Në minutat shtesë të ndeshjes vendasit fituan një penallti, që në gol e shndërroi Jordan Veretout (100′). ..

Read More »

Wanda ‘çmend’ tifozët e Interit: Largohuni nga ata, që nuk ju çmojnë

Wanda Nara sërish ka ngjallur dyshime rreth qendrimit të Icardit në Inter. Wanda Nara, të mërkurën vonë, përmes rrjeteve sociale filloi të shpërndajë mesazhe për Interin lidhur me rinovimin e bomberit. Nëpërmjet Tëitter-it, gruaja dhe agjentja e “Maurito” publikoi një foto të mbishkruar me fjalë, që përcjellin sinjal të qartë te zikaltrit për të ardhmen e argjentinasit. “Injoroni kur ju kritikojnë, dëgjojini kur ju këshillojnë, largohuni nga ata që nuk ju çmojnë”. Ky ishte mesazhi me mjaft nënkuptime i ëanda Nara, e cila iu përgjigj me “emoji”, një zemër e thyer, apelit të një tifozi, që kërkoi të mbetet në “San Siro” ish-kapiteni i Interit. Wanda dhe Icardi duken të gatshëm për të lënë takim me Marotta dhe Zhang për rinovimin, por përflitet se kusht është rikthimi i shiritit të kapitenit, ndërkohë që sulmuesi duhet të qëndrojnë jashtë ekipit edhe në ndeshjen e radhës, Fiorentina-Inter. Çështja duket e ndërlikuar, gjithsesi…

Read More »

Deklaratë zyrtare e Interit për Icardi

Mauro Icardi i është nënshtruar kontrollit mjekësor në gjunjë në mëngjesin e sotëm në klinikën Humanitas të Milanos. Nerazzurrët kanë lëshuar një deklaratë zyrtare për përshtatshmërinë e sulmuesit argjentinas, përcjell ORAinfo. Këtë mëngjes, Mauro Icardi iu nënshtrua një hetimi në Istituto Clinico Humanitas në Rozzano për shkak të dhimbjes në gjurin e djathtë. Skanimet nuk zbuluan ndryshime të rëndësishme krahasuar me ato të kryera para fillimit të sezonit aktual. /ORAinfo/

Read More »

Ish-mesfushori i Milanit dhe Interit, lëndon rëndë Rey Manajn

Rey Manaj është lënduar nga Sulley Muntari. Pas dëmtimit të rëndë që pësoi në fytyrë disa javë më parë që e detyroi të vendoste një maskë si mjet mbrojtës për të luajtur, tashmë sulmuesi i kombëtares kuqezi ka marrë një tjetër goditje. Manaj është dëmtuar në seancën e fundit stërvitore të Albacetes pas një ndërhyrjeje të ashpër që ka pësuar nga ish mesfushori i Interit dhe Milanit, Sulley Muntari i cili prej disa javësh është bërë pjesë e Albacetes në Segunda Division. Ganezi njihet për tempramentin e tij luftarak dhe lojën e rëndë.Ky është dëmtimi i dytë në vetëm pak kohë për 21-vjeçarin nga Lushnja dhe tashmë mbetet vetëm për tu përcaktuar shkalla e lëndimit. Manaj po zhvillon një sezon të mirë me Albaceten që renditet në vendin e parë të Segunda Division dhe synon ngjitjen në La Liga, pasi shqiptari ka realizuar deri tani 5 gola në kampionat dhe 1 në Kupën e Mbretit.

Read More »

Kjo ishte biseda mes Icardit dhe drejtuesve të Interit

Është zbuluar biseda e sulmuesit argjentinas Mauro Icardit me drejtuesit e Interit. Icardi ka shprehur dashurinë për klubin, duke shpjeguar se ai gjithmonë u përpoq të bënte më të mirën për të mirën dhe se nuk ndihet aspak mirë që i është marrë shiriti i kapitenit. Situata e Mauro Icardit te Interi vijon të bëhet gjithnjë e më enigmatike, pas vendimit të ditës së martë, të drejtuesve të klubit, për t’i hequr shiritin e kapitenit, si rrjedhojë e disa sjelljeve të pahijshme nga ana e tij dhe bashkëshortes menaxhere, Ëanda Nara. Sulmuesi refuzoi të udhëtojë me skuadrën në Vjenë, për t’u përballur me Rapidin në Europa League. Ai nuk ishte i dëmtuar, pavarësisht raportimeve të ndryshme, këtë e kishte konfirmuar edhe trajneri, Luciano Spalletti. Ndërkohë dje në “Appiano Gentile”, qendrën stërvitore të Interit, kanë qenë edhe drejtuesit e klubit, që kanë mbajtur një takim me Icardin, ku kanë biseduar për situatën e krijuar. “Mediaset” raporton se, në një takim midis Icardi dhe drejtuesv..

Read More »

Tottenahm dridhë Serie A, ja rrëmben yjet Milanit dhe Interit

Suso po vazhdon të jetë ndër lojtarët me të kërkuar nga ekipet nga Premierliga. Sipas asaj që Tuttosport ka raportuar këtë mëngjes, Tottenham Hotspur është i interesuar që të blejë anësorin e Milanit, Suson, përcjell ORAinfo. Tuttosport raporton se ish-lojtari Liverpool, Suso është në listën Tottenham. përvec Susos, Tottenham është duke kërkuar edhe yllin kroat të Interit, Ivan Perisiç. Të dy lojtarët janë ndër lojtarët me të mirë në Seri A. dhe Tottenham i dëshiron që të dy në ekipin e tyre. /ORAinfo/

Read More »

Konfirmohet largimi i yllit të Interit nga skuadra

Duket se Napoli do të përballet edhe me një largim. Napoli ka konfirmuar se kapiteni i tyre Marek Hamsik, tani është një ‘lojtar i Dalian Yifang’. Është përfaqësuesi ligjor i Napolit, Mattia Grassani, i cili për ‘Radio Kiss Kiss’ ka thënë se marrëveshja për transferimin e Hamsik te Dalian është arritur. “Hamsik u bë një lojtar i Dalian në ora 20:30”, ka deklaruar ai. Klubi kinez do të paguajë 20 milionë euro për mesfushorin, i cili pritet të nënshkruajë kontratë tre vjeçare.

Read More »

Këta dy lojtarët emërohen si e ardhmja e Interit

Dy lojtarë janë emëruar si e ardhmja e Interit, e një emërin i tillë është bërë nga Zëvendës presidenti i Inter, Javier Zanetti. Zanetti beson se Mauro Icardi dhe Lautaro Martinez janë e ardhmja e Inter, dhe ka insistuar se ‘Nerazzurët’ janë duke u rritur. Pas një serie negative në Serie A, Inter iu kthye fitores ndaj Parmas, duke triumfuar me rezultatin minimal 0:1. Edhe pse skuadra ngeci të shënonte në javët e fundit, Zanetti ka mbrojtur dyshen Icardi – Martinez. “Jemi me fat që kemi Lautaron. Ai është një surprizë e madhe për mua, pasi që nuk e kam njohur personalisht, por e pash të luante dhe më pëlqeu shumë” ka thënë Zanetti për ‘Goal’. “Ai po bën mirë dhe ne kemi një të ardhme të mirë. Icardi gjithashtu po shënon gola dhe ne jemi me fat që e kemi atë tek Inter. Mendoj se ai dhe Lautaro janë e ardhmja e skuadrës” ka thënë ndër të tjerash legjenda e Inter. Kujtojmë se Lautaro Martinez e shënoi golin e fitores ndaj Parmas, vetëm pak sekonda pasi erdhi në fushë si zëvendësues.

Read More »

Milan ia “terron” Interit, ia merr nga duart super-sulmuesin

AC Milan kishte një afat kalimtar dimëror mjaft aktiv, pasi transferoi dy Lucas Paqueta dhe Piatek . Por, duket se rossonerët nuk do të kënaqen me kaq përcjell ORAinfo. Rossonerët janë gjithmonë në kërkim të përmirësimit të skuadrës dhe sipas A Bola, rossonerët kanë sytë e tyre në Yacine Brahimi. Ekipi i Leonardos pritet ta transferojë sulmuesin algjerian në verë. Ai ka qenë lojtar kyç te Porto, derisa inters të madh ka shprehur edhe Inter./ORAinfo/

Read More »