Home / Tag Archives: interpol

Tag Archives: interpol

Kosova në INTERPOL, Serbia nis lobimin kundër saj

Serbia vazhdon lobimin kundër Kosovës në INTERPOL. Ministri i Brendshëm serb, Nebojsha Stefanoviq, po vazhdon të lobojë kundër anëtarësimit të Kosovës në INTERPOL. Ai ka dërguar letër sekretarit të përgjithshëm të INTERPOL-it, Jirgen Stok, dhe presidentit duke i kërkuar që kjo organizatë të mos e pranojë riaplikimin e Kosovës për anëtarësim. Stefanoviq po e konsideron shkelje të të drejtës ndërkombëtare riaplikimin e Kosovës në INTERPOL, pasi sipas tyre, shumë shtete kanë tërhequr njohjet. “Shqyrtimi i kërkesës për anëtarësim të të ashtuquajturës Kosovë do të çonte në politizimin e INTERPOL-it në aktivitete të natyrës politike, por edhe në instrumentalizimin e saj për qëllime politike”, ka thënë ai. Ai u ka dërguar letër edhe të gjithë anëtarëve të Komitetit Ekzekutiv që të votohet kundër kërkesës së Kosovës për anëtarësim në këtë organizatë.

Read More »

Kosova bën edhe një përpjekje për në INTERPOL

Kosova ka aplikuar edhe një herë për t’u bërë pjesë e INTERPOL-it, Organizatës Ndërkombëtare Policore. Kjo kërkesë është pranuar nga organizata. Zëvendësministri i Punëve të Brendshme i Qeverisë së Kosovës, Izmi Zeka, thotë për Radion Evropa e Lirë, se Kosova ka parashtruar kërkesën për anëtarësim në INTERPOL, më 31 janar të këtij viti. “Është konfirmuar edhe nga INTERPOL-i që është pranuar kërkesa e Republikës së Kosovës. Tash janë çështje teknike dhe aspektet politike që duhet t’i bëjë Kosova në kuadër të angazhimeve të saj diplomatike, në mënyrë që kur të mbahet seanca e INTERPOL-it, atëherë ne të shohim gjendjen se si do të shkojë. Por, megjithatë besojmë që ky vit do të jetë me angazhime më të mëdha, në mënyrë që Kosova të jetë e barabartë me të gjitha shtete tjera dhe të ketë kyçje të drejtpërdrejtë (në INTERPOL)”, tha Zeka. Në anën tjetër, autoritetet e Serbisë kanë thënë se janë duke u përgatitur që ta kundërshtojnë pranimin e Kosovës në INTERPOL dhe në organizatat tjera nd..

Read More »

A do të jetë ky viti i anëtarësimit të Kosovës në INTERPOL?

Kosova nuk e ka ndërmend të heq dorë nga INTERPOL-i, po provon sërish anëtarësimin. Vitin e kaluar, Kosova dështoi të anëtarësohej në INTERPOL, por sa është e mundur që kjo të ndodhë këtë vit?! Në rivotimin e mbajtur në Asamblenë e Përgjithshme të INTERPOL-it në Dubai, Kosova ka marrë 68 vota pro, 51 kundër dhe 16 abstenime. Por kjo nuk e ndaloi Kosovën që të tërhiqet nga kërkesa për tu pranuar në INTERPOL. Kosova gjatë këtij viti do të provojë përsëri të anëtarësohet në Organizatën Ndërkombëtare të Policisë dhe kjo gjë nuk i ka pëlqyer aspak Serbisë. Në anën tjetër eksperti i politikave të jashtme dhe integrimit, Avni Mazreku është shprehur se janë dy dimensione që Kosova duhet t’i ketë parasysh në rastin e aplikimit në INTERPOL. “E para qëndron tek destruktiviteti i Serbisë, përkatësisht roli i Serbisë në pengimin e Kosovës në anëtarësimin në Organizata Ndërkombëtare. Dihet që Serbia njëherë e ka arritur qëllimin e pengimit të Kosovës për anëtarësim në INTERPOL, në saje të kapa..

Read More »

Anëtarësimi i Kosovës në INTERPOL, ministri bën këtë veprim

Duket se Kosova nuk e ka ndërmend të heq dorë nga INTERPOL-i. Pas fushatës së egër që Serbia bëri ndaj Kosovës për mos anëtarësim në Interpol, vendi ynë dështoi të bëhet pjesë e organizatës më të madhe të policisë globale. Megjithëkëtë kjo nuk ka ndikuar që Kosova të heq dorë nga Interpoli. Ministri i Brendshëm Ekrem Mustafa ka konfirmuar se aplikacionin për anëtarësim në këtë organizatë e kanë dorëzuar në ditën e fundit të muajit janar. Kosovarët do të përballen sërish me emocionet e pritjes së vendimit nëse do të hyjë ose jo në Interpol. Vendimin për ta dorëzuar aplikacionin edhe sivjet e ka marrë kryeministri Ramush Haradinaj bashkë me ministrin e jashtëm Behgjet Pacolli. E këtë vit i pari i MPB-së, Ekrem Mustafa shpreson se Kosova do të bëhet pjesë e Interpolit. “Më 31 janar kena apliku. Zyra e Interpolit e ka pranu aplikacionin, vendimin për aplikim e ka marrë kryeministri edhe ministri i jashtëm. Po shpresoj që pranohemi këtë vit”, tha Ekrem Mustafa të mërkurën për Gazetën Exp..

Read More »

Pas dështimit, Kosova përsëri në Interpol

Kosova pritet që përsëri të aplikojë për në INTERPOL. Pas dështimit në anëtarësim në organizatën e INTERPOL-it, hiq më larg se nëntorin e kaluar, Kosova po provon sërish. Në rivotimin e mbajtur në Asamblenë e Përgjithshme të Interpol-it e cila u mbajt në Dubai, Kosova ka marrë 68 vota pro, 51 kundër dhe 16 abstenime. Por kjo nuk ndaloi Kosovën që të tërhiqet nga kërkesa për tu pranuar në INTERPOL. Në disa emaile të cilat i ka siguruar Kallxo com thuhet se Ministri i Punëve të Brendshme, Ekrem Mustafa dhe Kryeministri Ramush Haradinaj i kanë dërguar letër sekretarit të INTERPOL-it, Jürgen Stock, për aplikim të Kosovës në INTERPOL. Për të tetën herë radhazi Kosova po tenton të hyjë në organizatën më të madhe të policisë në botë – INTERPOL. Për tetë herë ajo dështoi për arsye të ndryshme. Në lidhje me anëtarësimin e Kosovës në Interpol, këtë vit, është ndarë një buxhet të veçantë për të lobuar ekskluzivisht në lidhje me anëtarësimin në INTERPOL.

Read More »