Home / Tag Archives: juventusi

Tag Archives: juventusi

A do të rikthehet Pogba tek Juventusi, vjen lajmi i fundit

Para ndeshjes Atletico Madrid – Juventus, trajneri i Francës Didier Deschamps ka bërë një deklaratë. Didier Deschamps ka folur për ndeshjen që do ta zhvillojë Juventusi ndaj Atletico Madridit nesër (e mërkure) në Ligën e Kampionëve. Trajneri francez gjithashtu ka folur edhe për të ardhmen e Paul Pogbas, duke mos e refuzuar rikthimin e tij te torinasit. “Unë ende nuk e di nëse do të rikthehem ndonjë herë në Serie A. Ndihem mirë që jam trajner i ekipit tim kombëtar, ne ende kemi shumë objektiva për të arritur, si futbollist, kam kaluar shumë kohë në Itali dhe jam i lidhur me këtë vend”, ka thënë Deschamps. “Pogba te Juventus? Ai është duke bërë mirë në Manchester United, ai është i lumtur atje, por gjithçka mund të ndodhë në futboll, çdokush mund të lëvizë nga një klub në tjetrin.”, ka shtuar më tej ai.

Read More »

E do me ҫdo kusht, Juventusi bën hapin e madh për super-yllin

Juventusi nuk ka hequr dorë ende nga lojtari i Ajaxit. Skuadra ka bërë një hap shumë të madh në bisedimet me Matthijs De Ligt. ‘Calciomercato’ shkruan se Juventus ka treguar mega ofertën për De Ligt, tek agjenti i lojtarit, Mino Raiola, transmeton lajmi.net. Holandezi është bërë një nga mbrojtësit më të mirë në botë, dhe padyshim është më i miri në pozitën e tij, nga gjeneratat e reja. De Ligt ka pasur paraqitje të jashtëzakonshme edhe me kombëtaren e Holandës, duke tërhequr kështu vëmendjen e shumë skuadrave evropiane. Kujtojmë se gjatë kësaj jave, ai u bë kapiteni më i ri që udhëheq një skuadër në fazën e nokautit në Ligën e Kampionëve.

Read More »

Më në fund zbulohet nëse Pogba po kthehet tek Juventusi

Duket se tashmë Pogba ka vendosur për të ardhmen e tij. Paul Pogba ka kohë që po kërkohet nga Juventusi, por duket se ka vendosur të qëndroj te Manchester United. Drejtori gjeneral i ‘Zonjës së Vjetër’, Fabio Paratici, ka thënë se transferimi i mesfushorit është tejet i vështirë. “Do të kthehet Pogba te Juventus? Jo”, tha drejtori italian. “Në futboll, ju nuk mund t’i dini të gjitha, por mendoj se është e vështirë që një gjë e tillë të ndodhë.”, ka thënë më tej Paratici.

Read More »

Do të befasoheni, Juventusi me transferim rekord

Juventus duket se do të bëjë një super-transferim. Juventus do ta dridh botën e futbollit me transferimin që do ta bëjë në verë. Sky Neës Arabia ka raportuar se ‘Zonja e Vjetër’ është gati të shpenzojë mbi 200 milionë euro për yllin e Liverpoolit, Mohamed Salah. Transmetuesi thotë se Cristiano Ronaldo i ka dhënë dritën jeshile zyrtarëve të Juventusit për të filluar bisedimet për egjiptianin. Për më tepër, marrëveshja mund të kalojë 200 milionë euro nëse 26-vjeçari pajtohet të bashkohet me bardhezinjtë, duke e vënë atë prapa Neymar në listën e transferimeve më të shtrenjta të të gjitha kohërave. Egjiptian luajti për Fiorentinën dhe Romën përpara se të transferohej në Liverpool, ku ai shënoi 44 gola sezonin e kaluar për t’i ndihmuar ata të arrinin në finalen e Ligës së Kampionëve. Ai ka shënuar 20 gola këtë sezon, 17 prej të cilave kanë ardhur në Premier Ligë.

Read More »

Juventusi nuk pagoi asnjë cent për të, por do të befasoheni çfarë page do të marr Ramsey

Ramsey vendosi të largohet nga Arsenali pas 11 sezoneve. Ai tashmë edhe zyrtarisht është lojtar i Juventusit 28-vjeçari do t’i bashkohet “Zonjës së Vjetër” në korrik të vitit 2019, menjëherë pasi t’i skadojë kontrata me Arsenalin, më 30 qershor. Lajmi është bërë i ditur nga Juventusi përmes faqes zyrtare, transmeton Gazeta Express. Juve gjithashtu ka treguar se Ramsey ka nënshkruar kontratë 4-vjeçare, që do ta mbajë atë te klubi nga Torino deri më 2023. Sipas BBC sport, Ramsey do të fitojë te Juventusi 400 mijë funte në javë, apo ndryshe afër 20 milionë funte në sezon – vetëm Cristiano Ronaldo fiton më shumë, 30 milionë. Ramsey vendosi të largohet nga Arsenali pas 11 sezoneve. Ai ka bërë 259 paraqitje për Arsenalin, duke shënuar 61 gola.

Read More »

Juventusi e ka gjetur zëvëndësuesin e Dybalas

Isco ose James Rodriguezin, janë dy opsionet e Juventusit për zëvëndësues të Dybalas. Raportohet se Real Madridi është duke synuar ta transferojë argjentinasin Dybala verën që vjen dhe Juventusi është i hapur për ta shitur atë, por vetëm nëse i jepet mundësia ta zëvendësojë atë me një yll nga klubi spanjoll. Për Juven është raportuar se e dëshiron Iscon, i cili është duke kaluar momente të vështira në Madrid dhe si pasojë synon të largohet në verë. Megjithatë, tani thuhet se bashkëlojtari i tij, James Rodriguez, është po ashtu objektiv i italianëve, pasi huazimi i tij në Bayern Munich nuk ka shkuar mirë.

Read More »

Juventusi po transferon dy yjet e Real Madridit

Juventusi duket se po synon të transferojë dy yjet e Real Madridit. Bëhet fjalë për dy emrat e njohur Isco Alarcon dhe James Rodriguez. Gjasat janë të mëdha që Paulo Dybala të largohet nga Juventus në fund të këtij sezoni, dhe për këtë ‘zonja e vjetër’ po përgatitet. ‘Tuttosport’ shkruan se Isco ose James Rodriguez do të zëvendësojnë argjentinasin, nëse ai largohet gjatë verës. Thuhet se Real Madrid janë duke përgatitur një ofertë të majme për reprezentuesin e Argjentinës. Juve do ta lirojnë lojtarin, nëse ata sigurojnë zëvendësuesin, që do të vinte nga Real Madrid. Skuadra italiane është në dijeni për ngecjet e Iscos me ‘Los Blancos’ këtë edicion dhe janë të interesuar të transferojnë lojtarin. Gjithashtu, huazimi i Rodriguez tek Bayern nuk po shkon si më së miri, gjë që e bën Juven si një opsion të mundshëm. Mbetet të shihet se cilat do të jenë ngjarjet që do të pasojnë gjatë këtyre muajve.

Read More »

“Dridhet San Siro”, Juventusi po ia merr dyshen e frikshme Milanit

Juventusi nuk e ka ndërmend të heqë dorë nga nënshkrumi i dyshes së Milanit, Alessio Romagnoli dhe Gianluigi Donnarumma. Këtë lajm e ka raportuar Tuttosport,ani pse Romagnoli ishte cak i Zonjës Vjetër qysh kohë më parë përcjell ORAinfo. Kapiteni dhe portieri i ri, shihet si trashëgimtari i drejtpërdrejtë i Gianluigi Buffon në ekipin kombëtar italian por edhe te Juve. Që të dy lojtarët janë simbolet e rossoneerëve , por mbi të gjitha dy referencat absolute të menaxhmentit Elliott Management Corporation. Siç është raportuar kohët e fundit nga presidenti Paolo Scaroni, kompania do të rifillojë prej tyre për të sjellë klubin përsëri në lavdinë e tij të mëparshme./ORAinfo/

Read More »

Juventusi ka këtë qëllim për Pogbën

Paul Pogba duket se është synimi i Juventusit, për ta rithyer atë. Në të kaluarën, 25-vjeçari ka gëzuar një periudhë plot trofe me bardhezinjtë, duke i fituar katër tituj të Serisë A në mesin e trofeve të tjerë gjatë viteve 2012-2016. Edhe pse e ka rigjetur formën e tij më të mirë nën urdhrat e trajnerit të përkohshëm Ole Gunnar Solskjaer në United, Juventusi do të përpiqet ta transferojë atë nga gjiganti i Premierligës përsëri këtë verë, sipas mediave britanike. Fituesi i Kupës së Botës i ka shënuar gjashtë gola dhe ka dhënë katër asiste në shtatë ndeshjet e fundit në ligë. Tani, mediat në ishull raportojnë se Juve ende shpreson se do ta bindë mesfushorin për t’iu ribashkuar klubit, në mënyrë që t’i ndihmojë skuadrës ta rrisë dominimin në Itali dhe të bëhet kërcënim edhe më i madh në Evropë.

Read More »

Juventusi shokon, po e transferon futbollistin që ka luajtur vetëm një minutë

Patrice Evra thuhet se ka ofruar veten që të transferohet te Juventusi. 37-vjeçari është aktualisht një agjent i lirë, pasi kontrata e tij me West Ham United ka skaduar gjatë verës përcjell ORAinfo. Sipas gazetës Corriere di Torino, ish- futbollisti i Monakos, Manchester United dhe Marseille ka dërguar një mesazh në hierarkinë e klubit duke e bërë të ditur se ishte në dispozicion. Evra nuk ka luajtur një ndeshje konkurruese që prej majit 2018 dhe kjo ishte për vetëm një minutë për West Ham në ndeshjen kundër Leicester City./ORAnfo/

Read More »