Home / Tag Archives: kryeministri

Tag Archives: kryeministri

Pse kryeministri Haradinaj lahet me ujë të ftoftë? (Video)

Si gjithmonë, duke mos hezituar që të jetë i drejtpërdrejtë në intervista televizive, Kryeministri i Kosovës Ramush Haradinaj, i është përgjigjur me humor pyetjeve që kanë bërë prezantuesit e emisionit #Gjesi, i cili filloi transmetimin nga hëna e 18 marsit në televizionin 7. Burimet kanë bërë të ditur se Haradinaj …

Read More »

Kryeministri Haradinaj porosit presidenti Thaçit: Mos mendo që e mashtron më popullin për territor

Kryeministri Ramush Harardinaj thellon akuzat kundër presidentit Hashim Thaçit, duke thënë që mos të mendojë që e mashtron më popullin për territor. Nga bastioni i tij, kryeministri Ramush Haradinaj i ka bërë thirrje direkte Presidentit Thaçi që të mos tentojë të mashtrojë popullin me “korrigjime të lehta” sepse, sipas tij, nuk guxon të preken kufijtë. Në Kuvendin Zgjedhor të AAK’së në Decan, Haradinaj ka zgjedhur të flasë për tema nacionale. Ai i ka dërguar mesazhe direkte presidentit Thaçi, duke i thënë se nuk mund ta mashtrojë popullin për prekjen e kufijve, me emërime si “korrigjim, demarkim”, shkruan Gazeta Express. “Po juu garantojë se kufijtë e 17 shkurtit ju sigurojë s’mund kërkush me i prekë”, ka thënë Haradinaj. “Ia kem pa hajrin demarkimit me Malin e Zi Nuk mundet kërkush me na lujtë lojën as në emërime të korrigjimit, as në emër të demarkimit, as shkëmbimit të territoreve e as të ndarjes”, ka thënë Haradinaj. Tutje, ai i ka thënë presidentit të mos tentojë të mashtrojë..

Read More »

Kryeministri Haradinaj tregon çka u bisedua në takimin me zyrtarët amerikan

Në orët e pasdites krerët shtetëror janë takuar me një delegacion të lartë amerikan. Kryeministri Ramush Haradinaj përmes një postimi në Facebook ka treguar se çka ka biseduar me delegacionin e lartë amerikan, të cilët i takoi bashkë me Presidentin Hashim Thaci, në zyrën e këtij të fundit. Haradinaj përmes këtij postimi ka lënë të kuptohet se nuk është lëkundur nga qëndrimi i tij për taksën ndaj produkteve serbe, dhe se këtij delegacioni ua ka thënë fjalët e njëjta që ua ka thënë zyrtarëve të tjerë ndërkombëtarë. Shkrimi i plotë i Haradinajt: Në takim me përfaqësuesit e lartë të Këshillit Kombëtar të Sigurisë së Shteteve të Bashkuara të Amerikës, John Erath dhe Brad Berkley, së bashku me presidentin e vendit tonë, theksova se Republika e Kosovës është e angazhuar në mënyrë të pakthyeshme për të forcuar demokracinë dhe institucionet e saj. Kosova është e gatshme për marrëveshje ligjërisht obliguese që rezulton me njohje reciproke në kufijtë ekzistues dhe Kosovën e 17 Shkurtit 2008..

Read More »

Kryeministri Haradinaj shkon në spital te Albin Kurti

Albin Kurti do të qëndrojë në spital deri nesër. Kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, është hospitalizuar sot, për shkak të një infeksionit gripal, ndërsa gjendja e tij raportohet të jetë stabile. Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, e ka vizituar Kurtin në spital, në natën e së martës, ka mësuar Gazeta Express. Vizita e Haradinajt te Kurti në spital vjen pasi që Haradinaj ditën e ka telefonuar Kurtin, me të marrë vesh që ai është hospitalizuar. Kurti do të vazhdojë të mbetet në Infektiv, për trajtim për shkak të infeksionit gripal. Kështu ka njoftuar sot anëtari i kryesisë së Lëvizjes Vetëvendosje, Arben Vitia. Ai tha se Kurti do të qëndrojë në spital deri nesër. “Fatmirësisht, analizat treguan se nuk është asgjë serioze. Albini është ende në spital. Edhe pse ai po shpreh dëshirën të dalë qysh sot, do të duhet të rrijë këtu deri nesër. Le të bisedojë sot me pacientët e tjerë e me punonjësit shëndetësorë, në dhomat e zakonshme të klinikës infektive ku është shtru..

Read More »

Kryeministri Haradinaj po bëhet gati për ta suspenduar taksën

Janë bërë tre muaj që kur Kosova ka vendosur taksë 100% ndaj produkteve të Serbisë dhe Bosnjës. Kryeministri Ramush Haradinaj, po dorëzohet definitivisht para presionit të madh të Shteteve të Bashkuara të Amerikës (SHBA) për suspendimin e taksës, në mënyrë që të mos mbahet i bllokuar edhe më tutje Dialogu Kosovë-Serbi. Ndërkohë, këtë javë dhe javën e ardhshme në Kosovë pritet të vijnë dy këshilltarë të lartë të Presidentit të SHBA-së, Donald Trump, pikërisht për çështjen e taksës dhe dialogut. Burime të Gazetës Metro thonë se Haradinaj tashmë ka vendosur të lëshojë pe, përkundër premtimeve të forta se “taksa nuk do të hiqet pa njohje”. Në fakt, retorikën e mbajtjes në fuqi të taksës ai pritet ta përdorë edhe më tutje, por burimet thonë se përfundimisht do ta tërheqë atë. Aktualisht, Kryeministri Haradinaj vetëm është duke i shqyrtuar mënyrat se si ta arsyetojë vendimin për suspendimin e taksës. Për të dalë nga kjo situatë, siç pohohet, Haradinaj është duke e konsideruar Platform..

Read More »

Kryeministri Haradinaj i prerë: S’kemi tokë për njohje

Kryeministri Ramush Haradinaj ka thënë se Kosova nuk jep tokë për njohje. Haradinaj gjatë akademisë përkujtimore për heroin Enver Hadri, ka ripërsëritur qëndrimet e tij për dialogun dhe taksën për produktet serbe. Haradinaj tha se Kosovës i nevojitet shembulli i Enver Hadrit që të mos përsëritet historia e ndarjes, dhe se Kosova nuk jep tokë për njohje. I pari i Qeverisë gjatë akademisë përkujtimore tha se dialogu për normalizimin e marëdhënieve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, u devijua nga disa qarqe në Kosovë dhe Bruksel, duke u shëndërruar në dialog për territore. “Sot 20 vjet pas çlirimit kur po hyjmë në dekadën e dytë të pavarësisë, dialogu për normalizimin e marëdhënieve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, u deviju nga disa qarqe në Kosovë dhe Bruksel, duke u shndërruar në dialog për territore. Prandaj, sot na duhet shembulli i heroit tonë, Enver Hadri që të mos na përsëritet historia”, deklaroi Haradinaj. Derisa tha se vendimi për bllokimin e mallrave serbe është veprim që pengon f..

Read More »

Kryeministri Haradinaj e nis ditën me një lajm të mirë nga Gjermania

Gjermani i ka dhënë një mbështetje të madhe Ramush Haradinajt. Kryeministri Ramush Haradinaj është deklaruar i lumtur që të ndajë me qytetarët deklaratën mbështetëse të dhënë nga Gjermania, për reformat shtetërore. Haradinaj iu referua një interviste të dhënë nga ministri gjerman, Heiko Maas ku tha se vlerëson lartë angazhimin e Qeverisë së Kosovës, duke shtuar se “Reformat të cilat janë kryer janë mbresëlënëse dhe kjo duhet të pranohet”. Tutje Haradinaj shtoi se ky është një rikonfirmim se mbështetja e parezervë e Gjermanisë për Kosovën është rezultat i partneritetit të sinqertë me shtetin gjerman. Ja postimi i plotë: Të dashur qytetarë, Jam i lumtur që të ndajë me ju deklaratën mbështetëse që vjen nga Gjermania mike, për reformat e ndërmarra shtetërore. Në intervistën e dhënë për gazetën gjermane “Stuttgarder Nachrichten”, kushtuar Kosovës, ministri i jashtëm gjerman Heiko Maas e ka vlerësuar lartë angazhimin e Qeverisë së vendit tonë duke thënë se “Reformat të cilat janë krye..

Read More »

Kryeministri Haradinaj e ‘merr’ malin

Kryeministri i vendit, Ramush Haradinaj ka vizituar bjeshkën e Mushtishtit. Kreu i qeverisë, përmes një postimi në Facebook, ka shkruar se ky vend është i mahnitshëm, përcjell ORAinfo. “Ecje relaksuese në bjeshkën e mahnitshme të Mushtishtit”, ka shkruar Haradinaj. /ORAinfo/

Read More »