Home / Tag Archives: kryeministri

Tag Archives: kryeministri

Kryeministri Haradinaj takon Daut Demakun, mbushet pozitivitet

Kryeministri i Kosovës Ramush Haradinaj, ka pritur në takim autorin Daut Demaku. Me këtë rast kryeministri është zotuar se Qeveria në vazhdimësi do të mbështesë idetë krijuese. “Ishte kënaqësi të bisedoj me Daut Demakun, autorin e shumë librave, për projekte potenciale kulturore dhe motivuese, si dhe për pasurimin e veprimtarisë botuese në vend. Qeveria e Kosovës në vazhdimësi do të mbështes idetë krijuese”, ka shkruar Haradinaj në Facebook. /ORAinfo/

Read More »

Kryeministri Haradinaj thotë se SHBA i kërkoi heqjen e taksës, por ne nuk e heqim

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Ramush Haradinaj, ka pranuar se zyrtarisht Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë kërkuar zyrtarisht heqjen e vendimit për taksën ndaj produkteve serbe. Por kreu i ekzekutivit thotë se vendimi për taksën nuk do të hiqet derisa të arrihet një marrëveshje për njohjen e pavarësisë së Republikës së Kosovës nga Serbia. Në një konferencë për media, Haradinaj ka thënë se një kërkesë e tillë i ka ardhur përmes ambasadorit të SHBA-së në Prishtinë, Philip Kosnett. “Qëndrimi i departamentit vjen të unë përmes ambasadorit. Ambasadori ka shprehë qëndrimin e qeverisë amerikane për kërkesën për pezullim të taksës në mënyrë që me i hapë rrugë dialogut. Është kërkesë e tyre zyrtare. Mirëpo, ata duhet ta thonë vetë se nuk kemi fort të drejtë me i komentu qëndrimet e tyre. Po për hir të opinionit po”, ka thënë Haradinaj para gazetarëve pas mbledhjes së Qeverisë. Megjithatë, kreu i Qeverisë thotë se taksa do të qëndrojë, derisa të ketë ndonjë marrëveshje gjithëpër..

Read More »

Kryeministri Haradinaj thotë se dobësia e institucioneve është mos implementimi i ligjeve

Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj ka thënë se implementimi i ligjeve dhe udhëzimeve është dobësia e jonë. Sipas tij, punohet shumë për ligje, e akte të ndryshme, por ato nuk po implementohen. Kështu tha Haraadinaj gjatë mbledhjes së Këshillit Kombëtar për Zhvillim Ekonomik, duke ritheksuar se viti 2019 do të jetë viti i Ekonomisë. “Viti që shkoj ka qenë një vit më shumë i infrastrukturës ligjore, rend dhe ligj. Ky vit është i ekonomisë dhe do ti kthemi seriozisht temave ekonomike. Edhe pse në Kosovë e kemi politikën tatimore më të favorshme në rajon, por dëshirojmë prapë që ti dëgjojmë investitorët. I kemi 11 investues potencial që pritet të investojnë në Kosovë. Ligji i punës është miratuar dhe është përcjellë në Parlament, ajo që është e rëndësishme është çështja e lehonisë. Ligji për festat zyrtare nuk ka avancim, ka mbetur ashtu siç ka qenë. Ligji për TVSH është proceduar në Kuvend, para nesh mbetet çështja e formaliteti dhe duhet të jemi bashkë që ta rrumbullakojmë këtë l..

Read More »

Kryeministri Haradinaj takon Zaevin, ja çfarë u diskutua

Ditë më parë Maqedonia edhe zyrtarsiht ka ndërruar emrin. Kryeministri i vendit, Ramush Haradinaj ka takuar homologun e tij të Maqedonisë së Veriut, Zoran Zaev. Nga ana e tij, Haradinaj e ka përgëzuar Zaev për për përmbylljen me sukses të plotë të Marrëveshjes së Prespës, duke i garantuar popullit dhe shtetit fqinj perspektivë të qartë euro-atlantike, shkruan Indeksonlinë. Ai ka thënë se Kosova qëndron e përkushtuar në ndërtimin e një rajoni stabil dhe në këtë drejtim marrëdhëniet me Shkupin zyrtar janë të shkëlqyera. Shkrimi i tij i plotë: Takova sot homologun tim të Republikës së Maqedonisë së Veriut, Zoran Zaev, të cilin e përgëzova për përmbylljen me sukses të plotë të Marrëveshjes së Prespës, duke i garantuar popullit dhe shtetit fqinj perspektivë të qartë euro-atlantike. Kosova qëndron e përkushtuar në ndërtimin e një rajoni stabil dhe në këtë drejtim marrëdhëniet me Shkupin zyrtar janë të shkëlqyera.

Read More »

A do të largohen lojërat e fatit në Kosovë? Flet kryeministri Haradinaj

Kreu i Qeverisë Ramush Haradinaj ka thënë se me dëshirë do t’i largonte lojërat e fatit. Haradinaj, lidhur me koncept-dokumentin e lojërave të fatit ka deklaruar se ka marrë shumë kritika dhe se është sulmuar shumë kohëve të fundit. “Unë i kisha heqë krejt këto lojëra të fatit nuk i kisha lanë fare në vendbanime. Kam qenë shumë i sulmuar kohëve të fundit për çështjen e lojërave të fatit“, tha Haradinaj. Bedri Hamza, ministër i Financave, tha se ky dokument është obligativ, pasi që, sipas tij, qeveria e Isa Mustafës e ka bazën në Marrëveshjeje e Stabilizim-Asociimit. “Ky dokument buron nga obligimet që i ka marrë qeveria e kaluar, Marrëveshja e Stabilizim Asociimit e ka si bazë programin e Qeverisë së Kosovës. Nuk është diçka që është nisur nga qeveria aktuale por nga qeveria e kaluar. Koncept dokumenti bazuar në rregulloren e punës vetëm e ka hapë rrugën për ta bë draftimin e një projektligji që ka procedurat e veta dhe afat 60 ditë”, tha Hamza. “Qëllimi i projektligjit është që k..

Read More »

Kryeministri kërkon që Kosova të ndihmohet përmes investitorëve të rinj

Kryeministri i Kosovës Ramush Haradinaj po kërkon të ndihmohet Kosova përmes investitorëve të rinj. Me këtë rast, kryeministri Haradinaj tha se ministri Beqaj paraqiti të gjitha projeksionet që ka ministria gjatë këtij viti, duke qenë edhe partnere e bizneseve inovative në përkrahjen e tyre, sidomos në digjitalizim. “Qeveria e vendit do të jetë partnere e bizneseve në zhvillimin e tyre. Ky vit është viti i ekonomisë dhe në këtë drejtim na duhet ndihma e të gjithëve”, kështu tha kryeministri i Republikës së Kosovës, Ramush Haradinaj, pasi zhvilloi një takim pune në Ministrinë e Inovacionit dhe Ndërmarrësisë të Qeverisë së Republikës së Kosovës. Kryeministri Haradinaj, më tutje, theksoi se është biseduar edhe për mundësinë që do t’iu japin investitorëve të rinj dhe me këtë rast inkurajoi që të ndihmohet Kosova për të arritur rezultatet përmes këtyre bizneseve të reja, që të fitohen brende të tjera. “Ne i kemi disa brende shumë të mira në sport, pra, kemi arritur nivelet botërore d..

Read More »

Kryeministri Haradinaj thotë se po bëhet presionin i madh për taksën

Kreu i Qeverisë Ramush Haradinaj ka treguar për presionin e madh që po i bëhet për taksën, ku i ka kërkuar BE-së të reagojë për marshin në Banjallukë. Haradinaj, ka reaguar ashpër pas marshit të organizuar nga serbët në Banjallukë në të cilinn këndoheshin këngë të cilat bëjnë thirrje për hakmarrje dhe pushtim të Kosovës. Sipas kryeministrit këto janë veprime të cilat kanë për qëllim destabilizimin e të gjithë Ballkanit. Ai ndërkohë ka kritikuar mos reagimin e BE-së lidhur me këto veprime destabilizuese të Serbisë, dhe ka kujtuar gjithë presionin e madh që po bëhet nga zyrtarët e Bashkimit Evropian drejt Republikës së Kosovës për të hequr vendimin për taksën. Haradinaj këtë çasje të BE-së e ka cilësuar si të disbalancuar. “Provokimet e Serbisë ndaj Kosovës vazhdojnë, tash në satelitin e tyre të quajtur Republika Srpska. Fatkeqësisht Serbia refuzon aktivisht integrimin dhe përqafimin e vlerave europiane.Në Banjallukë një njësit me tipare të pastërta paramilitare në marshin më provok..

Read More »

Kryeministri bëhet me 35 këshilltarë, zv/kryeministrat me nga 9-11 të tillë

Kryeministri Ramush Haradinaj është bërë me 35 këshilltarë, zv/kryeministrat me nga 9 deri 11 të tillë. Zyra e Kryeministrit do t’i rrisë edhe më shumë shpenzimet nga buxheti i shtetit. Kjo sepse ka vendosur të shtojë numrin e këshilltarëve politikë, raporton KTV. Në dhjetor të vitit të kaluar, qeveria e udhëhequr nga Ramush Haradinaj, ka marrë vendim që kryeministri mund të emërojë deri në 15 këshilltarë politikë. Pos kësaj, Haradinaj mund të ketë edhe 9 këshilltarë të tjerë nga radhët e komuniteteve, përfshirë atë malazez dhe kroat, që zyrtarisht nuk njihen si komunitete. Në total, kryeministri pritet t’i ketë 24 këshilltarë politikë që paguhen nga paratë e taksapaguesve kosovarë. Bazuar në vendimin për rritje të pagave të qeverisë, paga e këshilltarit politik të kryeministrit është 1.340. 24 këshilltarët e Haradinajt pritet të marrin mbi 32 mijë euro në muaj apo rreth 386 mijë euro në vit. Zyra e Haradinajt i ka thënë KTV-së se kryeministri ka edhe 11 këshilltarë të jashtëm...

Read More »

Kryeministri viziton sot Doganën e Kosovës

Kryeministri i Kosovës sot do ta vizitojë Doganën e Kosovës. Pas vendimit për taksë 100 për qind ndaj produkteve dhe brendeve ndërkombëtare me prejardhje nga Serbia dhe Bosnja, kryeministri do të vizitojë sot Doganat e Kosovës. Kjo është bërë e ditur përmes një njoftimi për media ku është bërë e ditur Agjenda e Kryeministrit Haradinaj, raporton lajmi. Kryeministri Haradinaj po ashtu do të marr pjesë në Akademinë Përkujtimore, me rastin e 20 vjetori të rënies së Dëshmorëve të Kombit, Nikë Hajdaraj, Zef Gjokaj dhe Çelë Ukaj, akademi kjo e cila organizohet nën patronatin e kryeministrit. Ndryshe, kryeministri Haradinaj tash e sa kohë ka deklaruar se Kosova nuk do ta tërheqë taksën. Gjatë ditës së djeshme, ai ka deklaruar se Kosova do ta bëjë këtë veprim vetëm nëse Serbia e njeh Kosovën.

Read More »

A ishte i martuar më parë Ramush Haradinaj? Flet kryeministri

Kreu i Qeverisë, Ramush Haradinaj ka njoftuar se nuk kam qenë i martuar kurrë më parë. Haradinaj, ka folur për jetën e tij private, dhe për zërat se ka qenë i martuar me dikë tjetër, para se të takohej me gruan e tij, Anita Muçajn. “Është folur, ose është përmendur që kam pasur jetë bashkëshortore përpara”, ka thënë Haradinaj në T7. “Djalë i ri kam qenë, por i martuar s’kam qenë ndonjëherë në jetën time përpara”, është shprehur ai. “S’kam pasur martesë asnjëherë. E vetmja herë që jam martuar në jetë, ka qenë me Anitën”, ka deklaruar Haradinaj. Shefi i ekzekutivit të vendit ka thënë se sipas pikëpamjes së tij, “martesa është një akt që ndodh një herë në jetë”, ka thënë Haradinaj.

Read More »