Home / Tag Archives: largohet

Tag Archives: largohet

“Po vjen ministri”: Gazetarja detyrohet të largohet me shpejtësi nga pamjet e kamerës (Video)

Ky është momenti komik kur një prezantuese e lajmeve të mediumit të njohur Sky News duhej të “zhdukej para kamerës” jashtë rezidencës së kryeministres së Britanisë së Madhe. Sipas mediave britanike, përcjell Telegrafi, bëhet fjalë për pamje që tregojnë momentin kur Tamara Cohen, një korrespondente politike për kanalin e lajmeve, …

Read More »

Justin Bieber largohet nga muzika (Video)

Justin Bieber është fokusuar tani në shëndetin e tij mendor, e jo në muzikë, transmeton Gazeta Express. Justin Bieber shkroi në profilin e tij në Instagram të hënën se ka probleme të mëdha me veten. “Unë kam mbajtur turne që nga koha e adoleshencës. Tani unë e kam kuptuar ashtu …

Read More »

A po largohet Bondsteel-i nga Kosova, jepet përgjigja përfundimtare

Është përfolur që Bondsteeli do të largohet nga Kosova. Udhëheqësi i bazës ushtarake Bondsteel’it në Kosovë, Roy Macaraeg ka thënë se vendimi për largimin e trupave amerikane nga Kosova merret nga niveli politik. Por, ka thënë se pozicioni i Amerikës është sqaruar nga Ambasada në Prishtinë se misioni ushtarak i amerikanëve vazhdon në Kosovë. “Ne, si KFOR, mbetemi të angazhuar në misionin tonë të përcaktuar me Rezolutën 1244 të Këshillit të Sigurimit të OKB-së”, ka deklaruar Macaraeg për tanjugun serb. Ky zyrtar ushtarak ka mohuar mundësinë e krijimit të një baze të re ushtarake në Veri të Kosovës. Ka thënë se një e tillë ekziston atje dhe nuk ka nevojë për baza te reja. “Ekziston tashmë një bazë e KFOR-it në veri të Kosovës, Kampi “Notting Hill”, dhe nuk ka asnjë plan për të ndërtuar një bazë të re”, ka shtuar ai. Deklaratat e ushtarakut amerikan kanë ardhur pas paralajmërimeve të disa liderëve politikë se Amerika mund të largohet nga Kosova dhe të mbyllë kampin Bondsteel për shk..

Read More »

“Tërmet në San Siro”, sulmuesi i madh po largohet nga Milan

Sipas edicionit të sotëm të Tuttosport, Patrick Cutrone mund të largohet nga AC Milan në verë. Sulmuesi italian po lufton me kohën që nga ‘Kris’ Piatek arriti në San Siro dhe gazetat me qendër në Torino raportojnë se do të bëjnë gjithçka që munden për të nënshkruar sulmuesin italian që ka provuar të jetë një prej sulmuesve më premtues në Serie A përcjell ORAinfo. AC Milan janë të gatshëm të dëgjojnë ofertat për sulmuesin e të cilit largimi gjatë verës duket të jetë më shumë se sa ka gjasa tani./ORAinfo/

Read More »

Tronditet United, ylli i madh po largohet nga “Old Trafford”

Një yll i madh po largohet nga United. Antonio Valencia ka lënë të kuptohet se ai pranon se koha e tij te Manchester Unitedi ka përfunduar. Anësori i shpejt ekuadorian ka kontratë të vlefshme me Djajtë e Kuq deri në qershor të këtij viti. Kuptohet që klubi anglez kishte afat deri të premten për të shfrytëzuar një klauzolë për zgjatje një-vjeçare të kontratës së tij, por nuk e bëri. Kështu, pas 10 viteve të kaluara në Old Trafford, Valencia pritet t’i ndajë rrugët me klubin anglez dhe të largohet. Pas deklaratave të së premtes nga trajneri Ole Gunnar Solskjaer, tani edhe vet Valencia ka lënë të kuptohet se po largohet nga Unitedi. “Kur unë isha fëmijë, kurrë nuk kam imagjinuar të shkoj në Evropë, falëminderit Zotit që më lejoi të luaja 10 vjet në klubin më të mirë në botë, Man Utd”. “Tani jam fokusuar në shërimin tim kështu që të mund të përfundoj sezonin duke luajtur në Old Trafford!”, ka shkruar Valencia në profilin e tij në Twitter.

Read More »

Ylli i madh i Milanit po largohet nga ‘San Siro’

Patrick Cutrone pritet të largohet nga Milan në afatin e transferimeve të verës. Sulmuesi 21 vjeçar nuk po ka hapësirë të madhe të Milan, pas ardhjes së Piatek. Mediat në Itali tani po raprotojnë se Cutrone në verë pritet të ndërroj skuadër, përcjell ORAinfo. Sulmuesi i ri që nga ardhja e Piatek është parë shumë pak kohë në fushë dhe sipas Tuttosport, ai mund të largohet nga klubi në qershor. Është klubi nga Serie A, Torino që po kërkon të nënshkruaj me sulmuesin premtues. Mbetet të shihet se cila do të jetë lëvizja e Cutrone. /ORAinfo/

Read More »

Icardi po largohet, ja kush do të jetë zëvëndësuesi i tij tek Interi

Icardi tashmë e ka bërë të qartë se nuk po kalon kohë të mirë tek Interi. Argjentinasi ka tre javë që është përjashtuar nga skuadra, ku edhe i është marrë shiriti i kapitenit, i cili pastaj iu dhurua portierit Samir Handanovic. Inter duket se ka vendosur të hap derën e largimit për Icardin, ku ka filluar të mendojë edhe për prurjet e reja. Mediet në Itali raportojnë se Edin Dzeko dhe Paulo Dybala janë sulmuesit që Inter po i konsideron si transferime të mundshme. Ky i fundit mund të përfshihet në një marrëveshje mes Interit dhe Juventusit, që do të dërgonte Icardin drejt Torinos.

Read More »

Presioni nuk e zmbrapsë Haradinajn: Taksa nuk largohet deri në njohje nga Serbia

Është rritur presioni ndaj Qeverisë së Kosovës për heqjen e taksës ndaj Serbisë dhe Bosnjës. Kryeministri i Republikës së Kosovës, Ramush Haradinaj, ka dhënë detaje të takimit të mbrëmshëm me dy zyrtarët e lartë të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, me të cilët ka diskutuar rreth taksës ndaj produkteve serbe dhe vazhdimit të dialogut me Serbinë në Bruksel. Haradinaj ka thënë se takimi i zhvilluar në zyrën e presidentit Thaçi të mërkurën mbrëma ka qenë shumë përmbajtjesor, duke e sqaruar karshi amerikanëve pozicionin për dialogun dhe taksën. Kryeministri para gazetarëve ka thënë se është pro vazhdimit të dialogut, ndërkohë ka përsëritur edhe një herë qëndrimin e tij të palëkundur për taksën. “Dialogu duhet të vazhdojë, që të arrihet një marrëveshje gjithëpërfshirëse obligative ligjore në kufijtë ekzistues, por e cila nuk nënkupton një republikë të Millorad Dodikut në Kosovë”, ka thënë Haradinaj. Sa i përket taksës, Haradinaj ka thënë se qëndrimi i tij mbetet i palëkundur, duke pot..

Read More »