Home / Tag Archives: manchester

Tag Archives: manchester

Befasi nga Manchester United, po e transferon yllin portugez

Duket se Manchester United po përgatitet për një super-transferim. Skuadra është shumë afër që të sigurojnë nënshkrimin e yllit portugez. Sipas raportimeve të ‘A Bola’, Manchester United janë duke prirë në garën për yllin e Sporting Lisbonës, Bruno Fernandes. ‘Djajtë e kuq’ pritet të kenë konkurrencë të fortë nga Milan, …

Read More »

Trajneri i Manchester Unitedit me fjalë të mëdha për rikthimin e skuadrës së tij

Southampton dje u mposht nga skuadra e Manchester Unitedit. ‘Djajtë e kuq’ e gjetën dy herë vetën në disavantazh, por në fund triumfuan me rezultatin 3:2, për të vazhduar ecurinë e jashtëzakonshme me trajnerin Ole Gunnar Solskjaer. Fitoren dramatike, trajneri norvegjez e ka krahasuar me ‘ditët e vjetra’ kur kishte fitore me gola të vonshëm. “Kjo ishte si në ditët e vjetra. Kam qenë pjesë e tyre shumë shpesh. Jam i lumtur për djemtë. Ata menaxhuan mirë për të marrë tri pikë nga ky takim” ka thënë Ole. Solskjaer njihet për golin e tij të shënuar në finalen e 1999 në Ligën e Kampionëve, kundër Bayern Munich, dhe kjo me siguri i solli nostalgjinë atij.

Read More »

Manchester City bën veprimin befasues me yllin e skuadrës

Manchester City po bën disa veprime të papritura kohëve të fundit. Skuadra e Manchester City po kalon një sezon të jashtëzakonshëm edhe këtë vit, dhe si pasojë po synon që t’i blindojë lojtarët e saj. ‘Citizens’ po përgatisin një ofertë për Bernardo Silvan, që portugezi të nënshkruajë kontratë të re gjashtë vjeçari. 24 vjeçari ka qenë lojtari më i mirë tek Manchester City këtë edicion, duke zëvendësuar në mënyrë perfekte të lënduarin Kevin De Bruyne. Interesim për lojtarin ka ardhur menjëherë nga gjigantët e La Liga, Barcelona dhe Real Madrid, por kampionët anglez do të ofrojnë një pagë dyfish më shumë sesa ajo aktuale e portugezit, e cila tani është 100 mijë funte në javë. Kujtojmë se Bernardo Silvas i është dhënë epiteti si lojtari më i mirë portugez aktualisht, madje më i mirë sesa Ronaldo, sipas Pep Guardiolas.

Read More »

Icardi tek Manchester United, në shkëmbim të super-yllit

Interi duket se po e mendon një super-transferim në afatin e radhës. Mauro Icardi mendohet të transferohet në ‘Old Trafford’ tek Manchester United, në shkëmbim të Romelu Lukakut. ‘Mirror’ shkruan se reprezentuesi belg ka qenë shënjestër e skuadrës nga Serie A për një kohë të gjatë. Në anën tjetër, skuadra ‘zi kaltër’ nuk po arrin të gjejë një rrugë për marrëveshjen me sulmuesin Icardi, për rinovimin e kontratës. Tek United, që nga ardhja e Ole Gunnar Solskjaer në krye të stolit, Lukaku më shpesh e ka gjetur vetën në bankën rezervë. Mbetet të shihet nëse ky plan do të mbetet vetëm në letër, apo nëse do të ketë ndonjë hap për të konkretizuar diçka.

Read More »

Punë e kryer! Ky do të jetë trajneri i Manchester United

Ole Gunnar Solskjaer ka zbuluar se po përgatitet për jetë në Manchester United sezonin e ardhshëm, duke bërë plane për dritaren e transferimit të verës dhe madje duke shfaqur planet e sezonit të klubit përcjell ORAinfo Menaxheri kryesor ka drejtuar Unitedin në 12 fitore në 15 ndeshjet e para të tij, pasi zëvendësoi Jose Mourinho, por klubi nuk ka bërë asnjë njoftim ende në lidhje me një takim afatgjatë. Sidoqoftë, Solskjaer ka shpjeguar se ai vazhdon të planifikojë jetën në klub edhe nëse ai nuk po bën asnjë supozim se ai do të dorëzohet përtej mbarimit të sezonit aktual./ORAinfo/

Read More »

Milan dhe Manchester City në “luftë”, shkak ky futbollist

Rossonerët nuk e kanë ndërmend të dorëzohen. AC Milan janë të përgatitur për të luftuar me Manchester Cityn dhe Juventusin për yllin e Dinamos, Antonio Marin, zbulon Calciomercato përcjell ORAinfo. Anësori 18-vjeçar pritet të jetë subjekt i ofertave të parave të mëdha në të ardhmen e afërt, por mbetet për t’u parë kur ai përfundon./ORAinfo/

Read More »

Manchester Unitedi – Southampton, publikohen formacionet

Premiere League ka sot ndeshje intersante. Manchester Unitedi dhe Southamptoni kanë publikuar tashmë formacionet zyrtare për ndeshjen e radhës në Ligën Premier. Djajtë e Kuq janë nikoqir të Southamptonit në ndeshjen e vlefshme për javën e 29-të në Ligën Premier, e cila zhvillohet në Old Trafford nga ora 16:00. Skuadra e drejtuar nga Ole Gunnar Solskjaer është në formë të lartë dhe pa humbje që 10 ndeshje në kampionat, kështu që synon fitoren e radhës. Në anën tjetër, mysafirët do të ishin të kënaqur edhe me një pikë nga ky udhëtim i vështirë pasi do t’i shmangeshin fundit të tabelës. Trajnerët e të dyja skuadrave kanë vendosur të startojnë me formacionet më të mira të mundshme. Man Utd: De Gea; Young, Smalling, Lindelof, Shaw; McTominay, Perreira, Pogba; Alexis, Rashford, Lukaku Southampton: Gunn; Valery, Joshida, Vestergaard, Bednarek, Bertrand; Hojbjerg, Romeu; Ward-Prowse, Austin, Redmond.

Read More »

Manchester United tregon tre lojtarët të cilët i do në skuadër

Manchester United ka disa lojtar që i do në skuadër. Skuadra që aktualisht udhëhiqet nga Ole Gunnar Solskjaer, qysh nga vera është në kërkim të një lojtari që luan në fazën e mbrojtjes. Sipas raportimeve të ‘BBC’, objektivi kryesorë i ‘djajve të kuq’ mbetet Kalidou Koulibaly i Napolit. Gjithashtu, thuhet se United kanë identifikuar edhe mbrojtësin e majtë të Crystal Palace, Aaron Ëan – Bissaka. Por, emri që lë më së shumti përshtypje është ai i mesfushorit të Barcelonës, Ivan Rakitic. Ky i fundit mbrëmë është shprehur se vendi më i mirë për të është Barcelona. Mbetet të shihet nëse gjatë verës Manchester United do të arrijë të sigurojë shërbimet e ndonjërit nga tre lojtarët.

Read More »

Manchester United po ia merr yllin Juventusit

Manchester United janë të gatshëm të zëvendësojnë Valencian. Manchester United po synon transferimin e yllit të Juventus. ‘The Reds’ janë duke parë Joao Cancelon si zëvendësuesin potencial për Antonio Valencian, shkruan ‘Mirror’, transmeton lajmi.net. United janë të gatshëm të zëvendësojnë Valencian, dhe kanë shikuar edhe më parë për një transferim të Cancelos, para se ai të kalonte tek Juve. Pas një starti të jashtëzakonshëm me skuadrën e Juventus këtë sezon, United janë gati që të kthehen pas mbrojtësit të djathtë dhe të numërojnë atë si një opsion për krahun e mbrojtjes. Kujtojmë se portugezi është përballur me një lëndim gjatë këtij sezoni, por për fatin e mirë ai lëndim nuk pati ndikim shumë të madh në formën e tij.

Read More »

Manchester United apo Tottenham, në cilën skuadër do të përfundojë Bale?

Manchester Unitedi dhe Tottenhami duket se janë dy mundësi për Gareth Bale. Kështu ka deklaruar Rafael Van der Vaart, ish mesfushori i Tottenhamit, i cili ka luajtur së bashku me Bale në ‘Ëhite Hart Lane’. Reprezentuesi belg po kalon një nga sezonet më të dobëta te Real Madrid, që nga transferimi i tij në vitin 2013. “Jam i befasuar pak me atë që po i ndodh Bales në Real Madrid”, ka deklaruar Van der Vart. “Ai është një lojtar shumë i mirë, ai nuk është Cristiano Ronaldo ose Lionel Messi, ai nuk është i rregullt, luan gjithmonë mirë dhe ka presion më shumë se te Tottenham. Mendoj se ky është një problem për të”. “Duke kërkuar suksesin në një vend tjetër? Do të ishte zgjidhja më e mirë por mendoj se ai dëshiron të rrijë te Real Madrid dhe të luajë më shumë”. “Por ekipet si Manchester United dhe Tottenham mund të jenë më të mirat për të, pasi që njerëzit në Angli janë më ndryshe se sa ata në Spanjë”.

Read More »