Home / Tag Archives: manchester

Tag Archives: manchester

Me 10 lojtar, Manchester City shënon fitore ndaj Schalkes

Schalke ka pësuar humbje nga Manchester City me rezultat 3 me 2. Leroy Sane dhe Raheem Sterling e përmbysën rezultatin nga 1:2 në 3:2, përkundër se Manchester City po luante me një lojtar më pak që prej minutës së 68-të, kur Nicola Otamendi u përjashtua nga loja pas kartonit të dytë të verdhë. Sergio Aguero e kaloi Man Cityn në epërsi pas vetëm 18 minutave lojë, duke dhënë përshtypjen e një dominimi të pritshëm të vizitorëve. Por, Schalkes iu deshën vetëm shtatë minuta në fund të pjesës së parë për ta përmbysur rezultatin falë dy penalltive. Nabil Bentaleb realizoi dy herë nga penalltia për t’i dhënë vendasve epërsinë prej 2:1. Pjesa e dytë nisi edhe më keq për kampionin e Anglisë, pasi Nicolas Otamendi mori kartonin e dytë të verdhë dhe u përjashtua nga loja në minutën e 68-të. Megjithatë, Leroy Sane dhe Raheem Sterling tronditen Veltins Arenan, duke e rikthyer rezultatin në favor të skuadrës së Pep Guardiolës. Sterling e barazoi rezultatin në 2:2 në minutën e 85-të dhe vetëm p..

Read More »

Schalke – Manchester City, befasi në formacionet zyrtare

Do të zhvillohet ndeshja mes Schalke dhe Manchester Cityt. Në kuadër të 1/8 së finales së garës më të madhe evropiane për klube, Schalke në shtëpi pret kampionët e Premierligës, skuadrën e Manchester Cityt. Formacionet zyrtare: Schalke: Manchester City: Ederson, Ëalker, Laporte, Otamendi, Fernandinho, Gundogan, De Bruyne, Silva (C), Bernardo, Sterling, Aguero

Read More »

Ndeshja Chelsea – Manchester United, befasi në formacionet zyrtare

Do të zhvillohet ndeshja mes Chelseas dhe Manchester Unitedit. Janë publikuar formacionet zyrtare për super ndeshjen e sontme. Chelsea do të jetë nikoqir i ‘djajve të kuq’ për ndeshjen që do të jetë e vlefshme për Kupën FA. Të dy skuadrat janë në kërkim të fitores. Sarri synon që ta thyej serinë e zezë të Chelsea kurse Untied tenton të rikthehet nga humbja kundër PSG. Sigurisht se në një ndeshje të tillë nuk mund të flitet për favoritin, por spektakli është thuajse i garantuar. Ndeshja ndërmjet dy skuadrave do të fillojë në ora 20:30. Më poshtë lajmi.net ua përcjell formacionet zyrtare të dy skuadrave. Chelsea: Man Utd:

Read More »

Manchester United me ofertë ‘marramendëse’ për yllin e Napolit

Mbrojtësi i Napolit ka marrë një ofertë nga Manchester Unitedi. Djajtë e kuq’ janë në shërbim të një mbrojtësi të qendrës qysh nga afati kalimtar i verës, por ende nuk kanë arritur që të sigurojnë ndonjë nënshkrim. Lojtari që mbetet nën radarin e United është Kalidou Koulibaly i skuadrës së Napolit. ‘Football Italia’ shkruan se Manchester United janë të gatshëm të ofrojnë rreth 102 milionë euro për shërbimet e lojtarit. Mediet në Angli bëjnë të ditur se reprezentuesi i Senegalit dëshiron një kalim në Premierligë. 27 vjeçari ka nënshkruar kontratë të re me skuadrën e Napolit në shtator të vitit të kaluar. Kjo kontratë skadon në qershor të vitit 2023. Man Utd do të ketë punë të vështirë për ta bindur skuadrën italiane që ta lirojë lojtarin.

Read More »

Manchester City e do yllin e Atletico Madridit

Duket se Manchester City ka një synim për mesfushën. Skuadra e udhëhequr nga Pep Guardiola do ta vuaj shumë pensionimin e Fernandinhos, për të cilin akoma nuk ka një zëvendësues të denjë. Saul Niguez i Atletico Madrid është lojtari i fundit që po vëzhgohet nga udhëheqësit e ‘Citizens’, shkruan ‘Mirror’. Klauzola liruese e Saul është 130 milionë funte. Lojtari është në vitin e dytë të kontratës dhe City do ta ketë të vështirë të bind skuadrën nga Madridi. Kohë më parë, anglezët kishin mbyllur një marrëveshje me Atleticon, kur kishin transferuar sulmuesin argjentinas Sergio Aguero. Manchester City synon që ta transferojë Saul Niguez gjatë afatit kalimtar të verës.

Read More »

Lojtari i Manchester Unitedit diagnostifikohet me kancer

Një lajm të rëndë kanë marrë tifozët e Manchester Unitedit. Mbrojtësi i Manchester United, Max Taylor është diagnostifikuar me kancer. Taylor, i cili nënshkroi kontratën e tij të parë profesionale në Old Trafford vitin e kaluar e ka pritur me qetësi lajmin dhe është i gatshëm të futet në fazën e fizioterapisë. “Unë do të doja të falënderoj të gjithë në klub që më ka ndihmuar që nga dita e parë”, tha Taylor, pas pranimit të lajmit. Mësohet se shpenzimet shëndetësore të futbollistit do t’i paguaj vetë skuadra angleze. Taylor konsiderohet te United si një nga talentët më perspektivë.

Read More »

Lajmi i Fundit: Ndërron jetë ish trajneri i Manchester United

Ka ndërruar jetë ish trajneri i të rinjve të Manchester Unitedit. Eric Harrison ka ndërruar jetë në moshën 81 vjeçare. Lajmin e ka bërë të ditur skuadra e Manchester United përmes një deklarate në rrjetet sociale, shkruan Indeksonline. “Ne jemi jashtëzakonisht të trishtuar të raportojmë se ish-trajneri ynë i të rinjve Eric Harrison vdiq natën e kaluar. Kujtimet dhe lutjet tona shkojnë për familjen dhe miqtë e Ericit në këtë kohë të trishtuar dhe të vështirë”, ka shkruar Manchester United. Harrison njihet si trajneri që zbuloi futbollistët që më vonë do të konsiderohen si legjendat e “Djajve të Kuq”. Gary Neville , David Beckham , Ryan Giggs , Paul Scholes , Nicky Butt dhe Phil Neville ishin futbollistët që u rritën nga ai si sportist dhe më pas shkëlqyen me Manchesterin dhe skuadrat ku luajtën.

Read More »

Legjenda e Manchester Unitedit befason me deklaratën për Mourinhon

Duket se vështirësitë që Mourinho i potenconte për Manchester Unitedin ishin të vërteta. Kështu ka deklaruar legjenda e Manchester United, Peter Schmeichel, i cili thotë se mbrojtja e dobët e ‘Djajve të Kuq’ u shfrytëzua nga gjigantët e Ligue 1, të cilët në ‘Old Trafford’ shënuan dy gola për fitore 0-2 në Ligën e Kampionëve. Presnel Kimpembe shënoi golin e parë, ndërsa Kylian Mbappe vulosi rezultatin përfundimtar. “Ne mund të mbahemi si tifozë”, ka deklaruar Schmeichel. “Ju mund të merrni 10 fitore në 11 ndeshje, por në perspektivën me të gjerë ne tashmë e dimë se Mourinho po luftonte për të sjellë një apo dy mbrojtës qendre”. “Ai e bëri këtë sepse ka një problem në qendër të gjysmës ose në mbrojtje. Ka disa djem që mund ta bëjnë këtë punë, por problemi nuk është larguar. Ky problem është shfrytëzuar sot”.

Read More »

I shënoi gol Manchester Unitedit, Mbappe vjen me deklaratë bombastike

Paris Saint Germain ka shënuar një fiture të rëndësishme në udhëtim ndaj Manchester Unitedit, me rezultat 2:0 në kuadër të Ligës së Kampionëve. E heroi i PSG-së, Kylian Mbappe, është deklaruar pas fitores së skuadrës së tij në ‘Old Trafford’ ndaj Manchester United në ndeshjen e parë të 1/8 së finales së Ligës së Kampionëve. Kampionët e Francës edhe pse me disa mungesa, arritën të marrin fitore të pastër prej 0-2 ndaj Manchester United në udhëtim. Mbappe, që shënoi golin e dytë në këtë ndeshje, është shprehur i lumtur për fitoren, por ka thënë se kjo është vetëm gjysma e punës për skuadrën e tij. “Ne jemi të lumtur, por kjo është vetëm gjysma e punës”, ka deklaruar Kylian Mbappe, përcjell ‘lajmi.net’. “Ne do të vazhdojmë të përgatitemi. Në 20 minutat e fundit, ne ishim të goditur nga lodhja. Tani kemi tre javë për t’u siguruar që jemi gati të arrijmë kualifikimin tonë”. “Kishim një sistem të ri dhe ne vërtetë nuk ishim duke e përdoruar atë. Kishim shumë mesfushorë dhe jo shumë su..

Read More »

Manchester United-PSG, shënohet goli i parë

Manchester United dhe PSG, janë duke u luajtur ndeshjen e tyre në kuadër të Ligës së Kampionëve. Në fakt, janë mysafirët ata që kanë kaluar në epërsirë me rezultat 1-0. Golin për francezët e ka shënuar, Presnel Kimpembe në minutën e 53 përcjell ORAinfo. Ky gol do të ishte mjaft i vlefshëm për skuadrën e PSG sepse një gol jashtë vlen shumë. Mbetet të shihet se çfarë do të ndodh deri në përfundim të takimit./ORAinfo/

Read More »