Home / Tag Archives: ministri

Tag Archives: ministri

Ministri Bytyqi takon shefin e UNICEF-it, bisedojnë për parandalimin e braktisjes së shkollimit

Ministri i Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë, Shyqyri Bytyqi, ka pritur në një takim me udhëheqësin e Zyrës së UNICEF-it në Kosovë, Murat Sahin, me të cilin ka biseduar për mundësi të bashkëpunimit në procese të rëndësishme në arsimin parauniversitar. Ministri Bytyqi ka njoftuar se Sahin kanë biseduar për angazhimet e përbashkëta të MAShT dhe UNICEF në parandalimin e braktisjes së shkollimit, e po ashtu edhe për rëndësinë e edukimit në fëmijërinë e hershme dhe nevojën për vetëdijesimin e prindërve përmes materialeve të ndryshme informuese lidhur me këtë çështje. Më poshtë mund të gjeni postimin e plotë të ministrit Bytyqi Kisha kënaqësinë që të pres në takim udhëheqësin e Zyrës së UNICEF-it në Kosovë, z. Murat Sahin, me të cilin bisedova për mundësi të bashkëpunimit në procese të rëndësishme në arsimin parauniversitar. E falënderova z. Sahin për mbështetjen të vazhdueshme të UNICEF-it në arsim dhe për gatishmërinë që të ofrojë ekspertizë për hartimin dhe akreditimin e programeve të..

Read More »

Ministri serb kërcënon: Në Kosovë duhet dërguar 1000 ushtarë e policë serbë

Kosova e tëra e Serbisë, duhet dërguar 1000 ushtarë e policë serbë në të. Kështu ka thënë ministri pa portofol në Qeverinë e Serbisë Nenad Popoviq. Sipas tij, kurrë në asnjë organ, kufizimi ose ndarja e Kosovës nuk është përcaktuar si politikë shtetërore, ka deklaruar. “Kjo nuk është e vërtetë. Kufizimi kurrë nuk është përcaktuar si politikë shtetërore ndaj Kosovës, ne e kemi Kushtetutën që duhet ta respektojmë si dhe e kemi Rezolutën 1244”, ka thënë Popoviq, transmeton Koha net. Ai ka shtuar se është ekskluzivisht për respektimin e Kushtetutës dhe të preambulës së saj që thotë se e gjithë Kosova është Serbi. Popoviq ka thënë se angazhohet për zgjidhje kompromisi dhe se mendimi i tij është që Kosovës duhet dhënë autonominë më të madhe të mundshme, por në kuadër të Kushtetutës së Serbisë dhe Rezolutës 1244. Ai ka theksuar se kryetari i Rusisë Vladimir Putin ka përkujtuar se Serbia sipas Rezolutës 1244 ka të drejtë që në Kosovë t’i ketë 1000 ushtarë e policë dhe se nga kjo nuk duhet..

Read More »

Ministri Bytyqi dhe ambasadori Kosnett marrin pjesë në lansimin e programit “Junior Geeks”

Ministri i Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë, Shyqiri Bytyqi së bashku me ambasadorin e ShBA-ve në Kosovë, Philip Kosnett kanë marrë pjesë në ceremoninë e lasnimit të programit “Junior Geeks”e cila është një platëformë gjithëpërfshirëse për nxënës të shkollave të mesme për të diskutuar, hulumtuar dhe mësuar teknologjinë, ndërmarrësinë, shkencën dhe inovacionin. Me këtë rast ministri Bytyqi, u shpreh se pasuria më të madhe është rinia e mrekullueshme e Kosovës dhe ka falënderuar ShBA-në dhe të gjithë partnerët që po vazhdojnë ta mbështesin arsimin. Ja postimi i plotw i ministrit Bytyqi: Sot, së bashku me ambasadorin e ShBA-ve në Kosovë, z. Philip Kosnett, kemi marrë pjesë në ceremoninë e lansimit të programit “Junior Geeks”, e cila është një platformë gjithëpërfshirëse për nxënës të shkollave të mesme për të diskutuar, hulumtuar dhe mësuar teknologjinë, ndërmarrësinë, shkencën dhe inovacionin. Me këtë rast, përgëzova bursistët nga Kosova, të cilët kanë arritur që me angazhimin dhe..

Read More »

‘Drejtësia 2020’, ministri Tahiri jep një lajm të mirë për qytetarët

Abelard Tahiri thotë se “Drejtësia 2020” do të ndryshoj përvojën e qytetarëve me sistemin e drejtësisë. Ministri i Drejtësisë, Abelard Tahiri, përmes një statusi në rrjetin social Facebook, ka bërë të ditur se brenda dy viteve pritet që të zgjidhen lëndët e vjetra të gjyqësorit. Gjithë kjo do të bëhet në kuadër të kampanjës “Drejtësia 2020”, që ka si prioritet zgjidhjen e këtyre lëndëve. Sipas Tahiri, zbatimi i kësaj agjende do të ndryshoj përvojën e qytetarëve me sistemin e drejtësisë. “Viti 2019 do të jetë vit i zbatimit të agjendës “Drejtësia 2020” si një ndërmarrësi e përbashkët e Ministrisë së Drejtësisë, Këshillit Gjyqësor të Kosovës dhe Këshillit Prokurorial të Kosovës. “Drejtësia 2020” është një plan i mbi 100 masave konkrete që ka për qëllim të ndryshojë përvojën e qytetarëve me sistemin e drejtësisë, duke u fokusuar në efikasitet dhe shërbime të mirëfillta. Masa e parë e “Drejtësia 2020” është reduktimi dhe zgjidhja e lëndëve të vjetra. Rreth 200 mijë lëndë të vjetra vazh..

Read More »

Anëtarësimi i Kosovës në INTERPOL, ministri bën këtë veprim

Duket se Kosova nuk e ka ndërmend të heq dorë nga INTERPOL-i. Pas fushatës së egër që Serbia bëri ndaj Kosovës për mos anëtarësim në Interpol, vendi ynë dështoi të bëhet pjesë e organizatës më të madhe të policisë globale. Megjithëkëtë kjo nuk ka ndikuar që Kosova të heq dorë nga Interpoli. Ministri i Brendshëm Ekrem Mustafa ka konfirmuar se aplikacionin për anëtarësim në këtë organizatë e kanë dorëzuar në ditën e fundit të muajit janar. Kosovarët do të përballen sërish me emocionet e pritjes së vendimit nëse do të hyjë ose jo në Interpol. Vendimin për ta dorëzuar aplikacionin edhe sivjet e ka marrë kryeministri Ramush Haradinaj bashkë me ministrin e jashtëm Behgjet Pacolli. E këtë vit i pari i MPB-së, Ekrem Mustafa shpreson se Kosova do të bëhet pjesë e Interpolit. “Më 31 janar kena apliku. Zyra e Interpolit e ka pranu aplikacionin, vendimin për aplikim e ka marrë kryeministri edhe ministri i jashtëm. Po shpresoj që pranohemi këtë vit”, tha Ekrem Mustafa të mërkurën për Gazetën Exp..

Read More »

Ministri Tahiri premtim ‘zero tolerancë ndaj korrupsionit’

Ministri Tahiri thotë se do të rritet numri i zyrtarëve që do të deklarojnë pasurinë. Ministri i Drejtësisë, Abelard Tahiri, ka pritur sot në takim Këshilltarin e Lartë për Masat Kundër Korrupsionit në Zyrën Qendrore të UNDP-së, Euy-Whan Kim, me të cilin ka biseduar për përmirësimin e infrastrukturës normative në luftën kundër korrupsionit. Ministri Tahiri ka vlerësuar mbështetjen që deri më tani UNDP ka dhënë në përpjekjet e Republikës së Kosovës për të ndërtuar një qasje me zero tolerancë ndaj korrupsionit. Kjo mbështetje është duke vazhduar edhe në kuadër të agjendës legjislative të Ministrisë së Drejtësisë. Ministri Tahiri ka njoftuar përfaqësuesit e UNDP-së me orientimin e politikave publike të kësaj fushe, duke bërë të ditur se në kuadër të Pakos së Ligjeve Kundër Korrupsionit, është duke u punuar në hartimin e dy projektligjeve të reja, përkatësisht atij për Deklarimin e Pasurisë dhe për mandatin e Agjencisë Kundër Korrupsionit, të cilat do të sjellin një perspektivë më të f..

Read More »

Ministri Bytyqi premton përmirësimin e infrastrukturës shkollore në Deçan

Ministri i Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë, Shyqiri Bytyqi ka pritur sot në ë takim kryetarin e Komunës së Deçanit, Bashkim Ramosaj, me të cilin ka biseduar për zhvillimet në arsim, në veçanti për të arriturat dhe vështirësitë në fushën e arsimit në këtë komunë. “Theksova se MAShT është gjithmonë e gatshme për të bashkëpunuar ngushtë me udhëheqësit e komunave, sepse ata i njohin më së miri vështirësitë në komunat që udhëheqin. Duke bashkëpunuar në këtë mënyrë, ne do të mund të zgjidhim problemet që mund të hasen, në kohë sa më të shkurtër”, ka shkruar Byutyqi në profilin e tij në rrjetin social, përcjell ORAinfo. Bytyqi ka njoftuar se kreut të Deçanit ka premtuar, se MAShT do të angazhohet brenda mundësive që ka, për përmirësimin e infrastrukturës shkollore në komunën e Deçanit. /ORAinfo/

Read More »

Kërkesë e re nga ministri serb: Amerika e Rusia të përfshihen në dialog

Ministri serb kërkon që Amerika e Rusia të përfshihen në dialog. Negociatat për Kosovën duhet të nisin që nga fillimi dhe duhet të përfshijnë ato forca që mund të çojnë vetëm në një zgjidhje të pranueshme për serbët dhe shqiptarët, si Amerika, BE, Rusia dhe Kina. Kështu ka deklaruar ministri i Inovacionit dhe Zhvillimit Teknologjik të Serbisë dhe udhëheqës i Partisë Kombëtare Serbe Nenad Popoviq në një intervistë për “Veçernje Novosti”. Popoviq, i cili është i bindur se Rusia do të jetë e gatshme të angazhohet në negociata për Kosovën, nëse Serbia e kërkon zyrtarisht, beson se negociatat e Brukselit kanë dështuar siç tha ai “në momentin kur BE-ja ka treguar se nuk ka kapacitet për të nxitur Prishtinën në vendimet për formimin e të ashtuquajturës Ushtria e Kosovës dhe futja e taksës për importimin e mallrave nga Serbia

Read More »

Gashi: Ministri Bytyqi nuk është deklaruar për mbylljen e asnjë universiteti

Këshilltari i ministri, Valmir Gashi ka thënë se ministri i Arsimit, Shyqiri Bytyqi nuk ka deklaruar asnjëherë për mbyllje të universiteteve në Kosovë. Ai ka thënë se raporti për të cilin po flitet thuajse një vit, që është mbyllur nga ministria, si thotë ai, i njejëti është bërë nga ekspertët për nevoja të brendshme, përcjell ORAinfo. Sipas tij, ministri Bytyqi ka qenë dhe mbetet i përkushtuar që të ndihmojë dhe zhvillimin dhe qëndrueshmërin e të gjitha institucioneve të arsimit. Postimi i plotë: Me qellim te nje sqarimi sa me te mire per opinionin, lidhur me raportin per qendrueshmerine e universiteteve publike, nje teme e mbyllur tashme, mirepo qe vazhdon kohe pas kohe te riaktualizohet per arsye te cilat nuk i kemi te qarta, madje edhe duke u interpretuar ne menyre jo te drejte, eshte mire te kuptohet se: Ministri Bytyqi ne asnje moment nuk eshte deklaruar per mbylljen e asnje universiteti ne Kosove. Raporti per te cilin po flitet ka gati nje vit qe eshte mbyllur nga ana e Mi..

Read More »

Ministri Bytyqi ngushëllon familjen e akademik Idriz Ajetit

Në moshën 102 vjeçare ka ndërruar jetë akademiku kosovar, Idriz Ajeti. Ky lajm e ka pikëlluar ministrin e Ministrisë së Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë, Shyqiri Bytyqi. Ai ka ngushëlluar familjen Ajeti me rastin e vdekjes së akademikut, Idriz Ajeti. Bytyqi, përmes një telegram ngushëllimi ka kujtuar akademikun Ajeti duke e cilësuar atë si një nga emrat më të mëdhenj të arsimit dhe të shkencës. “Me pikëllim të thellë morëm lajmin për ndarjen nga jeta të akademik Idriz Ajetit. Familja Ajeti sot ka humbur më të dashurin e tyre, por Kosova humbi një nga emrat më të mëdhenj të arsimit dhe të shkencës. Emri i akademik Ajetit do të mbetet një nga emrat më të mëdhenj të gjuhës shqipe dhe të kulturës shqiptare, një nga emrat më të mëdhenj të rrugëtimit të popullit tonë drejt lirisë dhe të promovimit të vlerave të mirëfillta të popullit tonë në botë. Puna e palodhshme dhe virtytet njerëzore të akademik Ajetit, i kanë bërë vend të rëndësishëm figurës së tij në historinë e popullit shqiptar..

Read More »