Home / Tag Archives: ndeshja

Tag Archives: ndeshja

Bologna-Milan përfundon ndeshja, rezultati i papritur

Milan nuk ka arritur më shumë se një barazim pa gola 0-0 kundër Bolognas. Ndeshja e cila u zhvillua sonte, nuk solli fitues ani pse të dyja skuadrat kishin rastet që të shënonin përcjell ORAinfo. Përkundër dominimit të rossonerëve në këtë ndeshje, ekipi mysafir nuk arriti që të shënojë një gol që do të ia siguronte tri pikë të vlefshme. Gjërat për ekipin e Gattusos u bënë edhe më të vështira ku në minutën e 76” Bakayoko mori kartonin e dytë të verdhë duke lënë skuadrën me dhjetë lojtarë në fushë. Pas këtij barazimi, Milan është në pozitën e katërt me 27 pikë të tubuara një më shumë se Lazio që është pas rossonerëve, derisa Bologna fundoset edhe më shumë në tabelën e Seria A me vetëm 12 pikë të tubuara./ORAinfo/

Read More »

Ndeshja mes Bayernit dhe Liverpoolit, Lewandowksi befason me deklaratën e tij

Bayner Munich do të ndeshet me Liverpoolin. Robert Leëandokësi e ka komentuar shortin e Ligës së Kampionëve. Bayern Munich do të përballet me Liverpoolin në fazën e 1/16 së finales të Ligës së Kampionëve. Robert Leëandoëski ka thënë se do të jetë një përballej fantastik ndaj skuadrës angleze. “Do të jetë një sfidë fantastike. Hajde Bayern Munich, ne mundemi”, ka shkruar polaku në llogarinë e tij në Tëitter, përcjell “lajmi.net”. Ndeshjet e Ligës së Kampionëve startojnë më 12 dhe 13 shkurt.

Read More »

Ndeshja Barcelona – Levantes, befasi në formacionet zyrtare

Sonte do të zhvillohet ndeshja mes Barcelonës dhe Levantes. Skuadra e Ernesto Valverdes do të tentojë fitoren pasi ka pikë të njëjta me Sevillan, Atletico Madridin, nga 31, dhe me rast fitoreje do të mbetet e vetme në krye të tabelës me tre pikë diferencë. Ndërsa Levante pozicionohet në vendin e tetë me 22 pikë, shtatë më pak se Real Madridi në vendin e katërt. Në tri ndeshjet e fundit mes tyre, Barcelona ka fituar dy herë dhe një herë Levante. Levante: Oier; Rober Pier, Cabaco, Postigo; Jason, Bardhi, Campaña, Tono; Rochina, Boateng, Morales. Barcelona: Ter Stegen; Vermaelen, Piqué, Lenglet, Jordi Alba; Vidal, Busquets, Rakitic; Messi, Luis Suárez, Dembele.

Read More »

Ndeshja Torino – Juventus, këto janë formacionet zyrtare

Sonte do të zhvillohet ndeshja mes Torinos dhe Juventusit. Janë publikuar formacionet zyrtare. Skuadrat do të përballen në derbin e qytetit, në kuadër të xhiros së 16-të të Serie A, shkruan lajmi.net. Juventus padyshim konsiderohet si favorit në këtë takim, në të cilin synon pikët e 46-ta. Torino në anën tjetër si gjithmonë do të mundohet t’i sjellë probleme rivalëve të qytetit. Kjo ndeshje do të fillojë në ora 20:30. Më poshtë mund t’i shihni formacionet zyrtare:

Read More »

Ndeshja Young Boys – Juventus, këto janë notat e lojtarëve

Ka përfunduar ndeshja mes Young Boys dhe Juventusit. Young Boys shkaktoi befasi në Ligën e Kampionëve, duke e mposhtur Juventusin me rezultat, 2:1. Lojtari më i mirë i ndeshjes ishte, Hoarau, që arriti të shënoi dy gola, duke marr notën, 8.2. Nga ana tjetër, dështimi i ndeshjes ishte, Szczesny, që mori notën 5.9. Cristiano Ronaldo kishte paraqitje fenomenale, duke marr vlerësimin 7.4. Më poshtë mund t’i shikoni notat e të gjithë lojtarëve.

Read More »

Përfundon ndeshja Bayern Munich-Ajax, ky është rezultati

Ka përfunduar ndeshja mes Bayern Munichut dhe Ajaxit. Bayern Munich ka kaluar në 1/16 e finales së Ligës së Kampionëve. Bayern Munich ka barazuar ndeshjen e fundit në fazën e grupeve të Ligës së Kampionëve, ndaj Ajaxit me rezultat, 3:3. Skuadra gjermane ishte dy herë në disavantazh, mirëpo që në fund morën vetëm një pikë, për të mbetur lider i grupit E. Bayern Munich u kualifikua në fazën e 1/16 të finales, me 14 pikë, ndërsa Ajax në vendin e dytë me 12. Benfica do të luajë tani në Ligën e Evropës, ndërsa AEK, u eliminua nga gara.

Read More »

Ndeshja Milan – Torino, këto janë notat e lojtarëve

Ka përfunduar ndeshja mes Milanit dhe Torinos. Milan ka barazuar ndaj Torinos, në javën e 15-të në Serie A, ku ndeshja përfundoi pa gola. Lojtarët më të vlerësuar të ndeshjes ishin, Timeoue Bakayoko dhe Izzo, që morën notën 7.7. Nga ana tjetër, dështimet e ndeshjes ishin, Suso dhe Hakan Calhanouglu, që morën vlerësimin 6.3. Më poshtë mund t’i shikoni notat e të gjithë lojtarëve.

Read More »

Përfundon ndeshja Milan – Torino, ndodhi e papritura

Ndeshja mes Milanit dhe Torinos ka përfunduar. Milan është ndalur nga Torino në javën e 15-të në Serie A. Rosonerët nuk arritën që për 90’ minutat të shënojnë gol, duke bërë kështu që ndeshja të përfundoi, 0:0. Edhe pse të dyja skuadrat kishin raste të arta për shënim, ato nuk arritën ta fusin topin në rrjetë. Pas xhiros së 15-të në Serie A, Milan gjendet në vendin e katërt me 26 pikë.

Read More »

Arsenal- Huddersfield, përfundon ndeshja, rezultati befasues

Arsenal, ka vuajtur jashtë mase ndaj Huddersfield, por gjithsesi ka marrë fitoren në fund të takimit teksa rezultati përfundimtar ishte 1-0. Topçinjtë kanë shfaqur lodhjen e akumuluar pas dy sfidave të vështira ndaj Tottenham dhe Manchester United. Skuadra e Emery kishte mundësi shënimi, por nuk arriti t’i shfrytëzonte teksa dyshja Aubameyang dhe Lacazette nuk ishin në ditën e tyre më të mirë. Kur dukej sikur Arsenal do të dilte pa tre pikët nga kjo ndeshje, ishte goli fantastik i Torreira-s ai që vendosi takimin në favor të vendasve në Emirates. Ai është gjendur i vetëm brenda zonës pas pasimit të Aubameyang, duke shënuar me një roveshiatë të bukur. Arsenal ngjitet në vend të tretë me 34 pikë të tubuara.

Read More »

Ndeshja Juventus-Inter, deklaratë bombastike nga Dybala

Juventus dhe Inter do të përballen nesër (e premte) në “Allianz Stadium”. Paulo Dybala ka premtuar se ai do të shënojë në derbin e Serie A, për të dëshmuar se është në formë të mirë. “Dua të shënoj ndaj enterit të premten mbrëma”, ka thënë argjentinasi, përcjell lajmi. “Do të jetë një ndeshje e vështirë, pasi Inter është zhvilluar shumë në këtë sezon, andaj mendoj se ne do të tregohemi më efikas para gole. “Shpresoj që të shënoj nesër mbrëma, pasi dua të dëshmojë se jam në formë të mirë dhe që jemi në formë edhe më të mirë në këtë sezon”, ka shtuar më tej Dybala.

Read More »