Home / Tag Archives: presidenti

Tag Archives: presidenti

Nënshkrimi i Ligjit të Pagave nga Presidenti, ja kur është afati i fundit

Afati ligjor për nënshkrimin e Ligjit të Pagave nga ana e Hashim Thaҫit përfundon pas pak orësh. Sekretari i Kuvendit, Ismet Krasniqi ka konfirmuar për KTV-në se afati ligjor për nënshkrimin e këtij ligji përfundon në mesnate, dhe se deri në përfundim të orarit nuk kanë marrë asnjë shkresë nga Presidenti Thaçi. Përkundër insistimit disa orësh, zyrtarët për media të Zyrës së Presidentit, Adil Behrami e Artan Behrami nuk i janë përgjigjur interesimit për veprimin e Presidentit. Kushtetuta e Kosovës parasheh që ligji hyn në fuqi, nëse Presidenti as nuk e kthen e as nuk e nënshkruan. Kjo ndodhë pas publikimit të tij në Gazetën Zyrtare. Kushtetuta e Kosovës, Neni 80 – Miratimi i Ligjeve ndër të tjera thotë se “Nëse Presidenti i Republikës së Kosovës, brenda tetë (8) ditësh pas marrjes së ligjit, nuk merr asnjë vendim për shpalljen ose kthimin e tij, ligji konsiderohet i shpallur, pa nënshkrimin e saj/tij dhe publikohet në Gazetën Zyrtare”. Ligji është paraparë të hyjë në fuqi 9 muaj pa..

Read More »

Icardi tek Juve? Flet presidenti i Inter

Icardi ka ngecur në bisedimet me skuadrën e tij. Presidenti i Inter, Steven Zhang ka hedhur poshtë të gjitha mundësitë që Icardi të kalojë tek Juventus. Sot kanë qarkulluar disa zëra se sulmuesi argjentinas i Inter mund të kalojë tek rivalët e Serie A, Juventus. Lojtari ka ngecur në bisedimet me skuadrën e tij dhe nuk është paraqitur në dy ndeshjet e fundit me ta. Por, presidenti i Inter, Zhang, ka thënë se nuk ekziston ndonjë mundësi që Icardi të kalojë tek kampionët e Serie A. “Në futboll kurrë s’mund të thuash kurrë në biznesin me Juventus. Por, në këtë rast specifik, nuk ka ndonjë shans që Icardi të shkojë tek Juve” ka thënë Zhang, transmeton lajmi.net. “Ne kemi folur shumë javën e kaluar. Ne po negociojmë për rinovimin e kontratës” ka thënë tutje presidenti. Edhe menaxherja dhe gruaja e Icardi, Wanda Nara ka bërë të ditur se dëshira e tyre është të qëndrojnë tek Inter.

Read More »

Presidenti i Lyonit ia bën këtë gjë Lionel Messit, para ndeshjes

Së shpejti do të zhvillohet ndeshja mes Lyionit dhe Barcelonës. Jean-Michel Aulas nuk i frikësohet Messit para përballjes mes Lyonit e Barcelonës në Champions League. Presidenti i Lyonit, Jean-Michel Aulas, nuk i frikësohet aspak Lionel Messit, kundër të cilit skuadra e tij do të ndeshet të martën në Champions League. Sipas Aulas, Leo nuk ka shkëlqyer kurrë në përballjet direkte mes Lyonit e Barcelonës. Në një intervistë të publikuar nga revista “Le Figaro” dhe i cituar nga “AS”, Aulas deklaroi se kundërshtari më mbresëlënës që është përballur ekipi i tij, është ish i Real Madridit, tani sulmuesi i Juventusit, Cristiano Ronaldo, teksa shpreson në ecurinë negative të Messit përballë Lyonit. Ndër të tjera, Aulas, që do të mbushë 70 vjeç në mars, tha se do të dëshironte që të fitojë trofeun e Champions League për meshkuj para se të dalë në penzion, pasi që tashmë numëron 5 trofe të Ligës së Kampionëve për femra. Ndeshja mes Lyonit dhe Barcelonës do të zhvillohet të martën në stadium..

Read More »

Presidenti kërkon që të hiqet taksa ndaj Serbisë

Taksa prej 100% për produktet serbe vazhdon të mbetët temë shumë e diskutuar. Presidenti Hashim Thaçi, në prag të 11 vjetorit të Kosovës në një intervistë ka thënë se liria dhe pavarësia e shtetit tonë janë produkt i SHBA-së dhe rezistencës së zhvilluar në Kosovë. Ai ka shtuar se çdo herë që Kosova ka qenë e koordinuar me SHBA-në dhe BE-në ka dalur fituese duke shtuar se “ padyshim do ti respektojmë këshillat nga ta”. Këtu duke kërkuar pezullimin e taksës së vendosur ndaj produkteve serbe dhe boshnjake, e vendosur në nëntor të vitit të kaluar nga qeveria “Haradinaj”. “Kosova është me fat që e kemi popullin më proamerikan në botë, nuk duhet të lejojmë të kemi qasje të gabuar me rapoertin me SHBA-të”, tha Thaçi. Edhe pas presionit të Amerikës dhe BE-së nuk dihet nëse taksa do të pezullohet. Kryeministri Ramush Haradinaj ka thënë se taksa nuk do të hiqet derisa Serbia ta njohë Kosovën.

Read More »

Presidenti Thaçi falënderon kryeministren e Norvegjisë për mbështetjen ndaj Kosovës

Kreu i shtetit Hashim Thaçi ka takuar kryeministren e Norvegjisë, Erna Solberg ku i është shprehur mirënjohje për mbështetjen ndaj Kosovës. Thaçi e ka falënderuar kryeministren Solberg për mbështetjen që Norvegjia i ka dhënë Kosovës në periudhën e lirisë, pavarësisë, forcimit të subjektivitetit ndërkombëtar dhe zhvillimit ekonomik. “Nesër shënojmë 11 Vjetorin e Pavarësisë së Kosovës. Falë mbështetjes së Norvegjisë dhe partnerëve tjerë strategjikë, ne kemi arritur të fitojmë lirinë dhe pavarësinë. Do jemi gjithmonë mirënjohës për mbështetjen që keni dhënë edhe në periudhën e shtetndërtimit”, ka thënë presidenti Thaçi. Në anën tjetër, Kryeministrja e Norvegjisë, Erna Solberg, ka uruar Kosovën për 11 Vjetorin e Pavarësisë, duke ofruar vazhdimin e mbështetjes së Norvegjisë. Në këtë takim është diskutuar edhe për domosdoshmërinë e normalizimit të marrëdhënieve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, përmes arritjes së një marrëveshjeje gjithëpërfshirëse dhe ligjërisht të obligueshme. Presidenti ..

Read More »

Ish-Presidenti tregon se kur kanë dashur ta shpallin Pavarësinë, jo me 17 shkurt 2008

Fatmir Sejdiu ka thënë se kanë menduar ta shpallim Pavarësinë me 28 nëntor të vitit 2007 ​ Ish-presidenti i Kosovës, Fatmir Sejdiu ka thënë se alternativë për shpalljen e Pavarësisë së Kosovës ishte dhe 28 nëntori i vitit 2007. Sejdiu në një intervistë në RTV Dukagjini ka thënë nuk ishin punët për t’u shpallur Pavarësia me 28 nëntor dhe nevojiteshin edhe disa konsultime shtesë me partnerët ndërkombëtarë”. “Vizita në Shtetet e Bashkuara në atë kohë ishte shumë domethënëse. Kemi pasur takime edhe në Mbretërinë e Bashkuar, Gjermani, Francë dhe Itali, duke kompletuar kështu kompozicionin e ngjarjeve që do të ndodhnin me 17 shkurt”. Presidenti i parë pas shpalljes së Pavarësisë, thotë se kërkesa për të shpallur pavarësinë me 28 nëntor 2007, ishte më shumë kërkesë e disa institucioneve të kulturës, por ne kishim kujdes nga një reagim i mundshëm i serbëve të veriut. Duke folur për korrigjimet e mundshme të territorit, Sejdiu ka thënë se mbështet sovranitetin e Kosovës në kufijtë që është ..

Read More »

Presidenti Thaçi ndan medalje edhe për Sabri Fejzullahun

Presidenti i Kosovës Hashim Thaçi ka dekoruar sot me medalje presidenciale këngëtarin e njohur kosovar, Sabri Fejzullahun. Ndarjen e kësaj medalje, Thaçi e ka arsyetuar se këngëtari “gjatë gjithë jetës na ka argëtuar me këngën dhe humorin e tij”, përcjell ORAinfo. Ja postimi i plotë i Thaçit pa ndërhyrje: Me Medaljen Presidenciale të Meritave, sot e dekorova një prej këngëtarëve më të pëlqyer të publikun tonë për më shumë se gjysmëshekulli. Gati tërë jetën e tij Sabriu na ka argëtuar me këngën dhe humorin e tij. Na ka treguar bukuritë e jetës, por edhe na ka bërë të mendojmë për detyrat dhe obligimet për shoqërinë tonë. HTH

Read More »

Presidenti i Milanit i “lë pa mënd” rossonerët

Presidenti i Milanit, Paolo Scaroni foli në një intervistë të gjatë me Il Sole 24 Ore, në të cilën ai foli për çështje të ndryshme, por sidomos për klubin e Rossonerëve përcjell ORAinfo. “Gazidis? Ne kemi një drejtor menaxhues të kalibrit të madh ndërkombëtar si ai që në Angli, udhëhiqej nga Arsenal dhe ishte zëvendëskomisioner i MLS. “Ne i ndamë detyrat, ai menaxhon menaxhmentin dhe ekipin, ndjek aktivitetet italiane. Është një nga industritë më të mëdha të vendeve tona dhe është një nga zemrat të shoqërisë sonë, “tha ai. “Kemi dy male që ngjiten në Milano: mali i rezultateve sportive dhe mali i rezultateve ekonomike. “Kur takohem me një tifoz plot entuziazëm që më pyet:” Presidenti, përse nuk blej një lojtar tjetër të mirë? “, I përgjigjem atë që ne do të bëjmë nëse Financial Fair Play lejon atë. “Unë shpjegoj mekanizmin që ju lejon të blini lojtarë vetëm me burimet që vijnë nga fitimet e klubit, ai është habitur shpesh, sepse ai nuk i njeh këto rregulla. Futbolli po ndryshon dhe..

Read More »

Presidenti Thaçi nuk e dekreton Ligjin për Pagat

Vazhdon konflikti në mes të kryeministrit Ramush Haradinajt dhe presidentit Hashim Thaçi, ky ku i fundit pritet të mos e dekretoj Ligjin për Pagat. Thaçi, pritet që ta kthej mbrapsht Ligjin për Paga, që u iniciua nga Qeveria Haradinaj, dhe ishte një nga kushtet e PSD’së për ta votuar buxhetin e këtij viti. Pas votimit, Ligji për Pagat i është dorëzuar Presidentit Thaçi, po planifikon ta kthej sërish në shqyrtim. Ardian Arifaj, këshilltar i Presidentit, thotë se Thaçi po e shqyrton mosdekretimin e Ligjit të Pagave për shkak të ankesave që janë bërë. “Për shkak të ankesave të pranuara, kërkesave të sindikatave dhe të shoqatave profesionale, të OJQ-ve, por edhe të shoqatave të veteranëve, presidenti po e shqyrton seriozisht mundësinë që të mos e ratifikojë Ligjin për Pagat dhe t’ia kthej Kuvendit për rishqyrtim”, ka thënë Arifaj. Ligji i Pagave u miratua të shtunën në Kuvend. Ai u fut në rend të ditës pasi Partia Socialdemokrate kishte një nga kushte ndaj qeverisë për votimin e buxh..

Read More »

Presidenti Thaçi thotë se në Uashington të gjithë flasin njëzëri për Kosovën

Kreu i shtetit Hashim ka thënë se në Uashington të gjithë flasin njëzëri për Kosovën, jemi të bekuar që kemi mbështetjen e SHBA-së. Thaçi ka thënë se Lutjet e Mëngjesit ishin mundësi e shkëlqyer për të takuar zyrtarë të lartë amerikanë dhe liderë të shteteve të ndryshme nga tërë bota. Përmes një postimi në Facebook, Thaçi ka shkruar se jemi të bekuar që kemi mbështetjen e SHBA-së për zhvillimin e vendit tonë dhe ndajmë së bashku të njëjtat vlera e synime. Postimi i plotë: Lutjet e Mëngjesit ishin mundësi e shkëlqyer për të takuar zyrtarë të lartë amerikanë dhe liderë të shteteve të ndryshme nga tërë bota, për t’i njoftuar ata me të arriturat e Kosovës dhe me përpjekjet për të vendosur paqe të qëndrueshme në tërë rajonin tonë. Ishte inkurajuese të konfirmohej që të gjithë në Uashington flasin me një zë për Kosovën, pa marrë parasysh për cilin institucion apo tabor politik bëhet fjalë. Jemi të bekuar që kemi mbështetjen e SHBA-së për zhvillimin e vendit tonë dhe ndajmë së bashku të..

Read More »