Home / Tag Archives: prishtinë

Tag Archives: prishtinë

Elvana dhe Tuna raporte të mira vetëm në sy të publikut, ja çfarë ndodhi brenda premierës së ‘2 gisht mjaltë’ në Prishtinë (Video)

Pas Tiranës, komedia “2 gisht mjaltë”, me protagonistë Elvana Gjatën dhe Ermal Mamaqin, pati premierën të premten mbrëma edhe në Prishtinë. Me këtë rast, komediani Mamaqi dhe këngëtarja Gjata shkëlqyen në tepihun e kuq të shtruar me rastin e kësaj premiere në “Cineplexx”. Në këtë mbrëmje të ftuar ishin shumë …

Read More »

Rasti tragjik në Prishtinë, policia sqaron si kishte ndodhur ngjarja

Policia e Kosovës ka sqaruar rastin në Prishtinë. Me qëllim të informimit të drejtë të opinionit publik, lidhur me disa shkrime të publikuara sot në disa media, që kanë të bëjnë me rastin e që ka ndodhur me 27.02.2019 në Prishtinë, ju informojmë se: Me datën 27.02.2019 në ora 01:58 personi A.J. ka telefonuar Policinë e Kosovës përmes linjës emergjente 192, për të paraqitur shqetësimet e tij rreth një problematike e cila ka rezultuar me mosmarrëveshjeje, në mes tij dhe mikut të tij. Zyrtari policor kompetent me detyrë në qendrën e thirrjes që ka qenë në kontakt me palën, sipas procedurave ligjore ia ka dhënë te gjitha udhëzimet te njëjtit që të paraqitet në stacion policor për ta paraqitur rastin dhe se njëkohësisht është njoftuar se Policia e Kosovës është e gatshme të ju dalë në ndihmë 24 orë . Në ora 02:45 personi A.J. është paraqitur në stacionin policor Qendra në Prishtinë, për të paraqitur një rast tjetër , ku ka deklaruar se i njëjti (vet ai) e ka sulmuar/rrahur djalin e miku..

Read More »

Vritet një person afër shkollës Sami Frashri në Prishtinë

Një person është qëlluar për vdekje para pak çastesh në Prishtinë. Ngjarja ka ndodhur afër shkollës Sami Frashri në Prishtinë. Siç merr vesh ORAinfo, i vrari është 22 veçar. Nuk dihen rrethanat që kanë ardhur deri të kjo ngjarje e rëndë. Policia ka dal në vendin e ngjarjes dhe po merren me rastin. /ORAinfo/

Read More »

Inspeksioni në aksion kundër lokaleve të masazhit në Prishtinë

Inspeksioni mbyll pesë lokale masazhi në Prishtinë. Ekipet e Inspeksionit sonte mbyllën pesë lokale të masazhit në kryeqytet, për shkak të mungesës së pëlqimit sanitar, këtë e bëri të ditur zëdhënësi komunal, Adonis Tahiri. Gjoba nga 1,000 euro për të gjitha ato, gjoba të tjera për pirje të duhanit në hapësira të mbyllura, si dhe gjoba për mungesë të librezave sanitare në disa të tjera. Vërejtje: Drejtoria e Inspeksionit ka kompetencë vetëm për kontroll sanitar në këto lokale, e jo edhe për mbikëqyrjen e veprimtarisë së tyre.

Read More »

Transporti falas për këtë kategori në Prishtinë

Fëmijët me nevoja të veçanta do të kenë transportin falas. Kryetari i komunës së Prishtinës, Shpend Ahmeti ka thënë se prej sot, Komuna e Prishtinës ofron transportin për fëmijët me nevoja të veçanta për në shkollë dhe anasjelltas. “Prej sot, Komuna e Prishtinës ofron transportin për fëmijët me nevoja të veçanta për në shkollë dhe anasjelltas. Integrimi dhe largimi i barierave janë domosdoshmëri”, thuhet në njoftimin e kryetarit Shpend Ahmeti. /ORAinfo/

Read More »

Komuna largon pengesat ë Stacionin e Autobusëve në Prishtinë

Janë larguar rrethojat në Stacionin e Autobusëve në Prishtinë. Gjatë ditës së sotme janë larguar rrethojat në Stacionin e Autobusëve në Prishtinë. Këtë e ka bërë të ditur Kryetari i Komunës së Prishtinës, Shpend Ahmeti. Përmes një postimi në llogarinë e tij, Ahmeti ka shkruar se prej kur komuna e ka marrë nën menaxhim Stacionin kanë zbuluar shumë parregullsi. “Para disa muajsh kemi marr në qeverisje Stacionin e Autobusëve. Kemi zbuluar shumë parregullsi, kemi rritur të hyrat dhe kemi larguar pagesat për udhëtarët dhe kemi arritur marrëveshje me shoqatën e transportuesve. Sot po i largojmë rrethojat e panevojshme”, ka shkruar Ahmeti.

Read More »

Erërat e forta, ja çka ndodhi në Pejë e Prishtinë

Erërat e forta shkaktuan dëme të konsiderueshme. Dëme materiale kanë shkaktuar erërat e forta të së shtunës mbrëma në rajonin e Pejës. Shumë shtylla elektrike, pullaze e objekte të tjera, janë demoluar nga erërat, raporton KTV. Banorët thonë se kjo ndodh sa herë që ka erëra. Në Stacionin e Autobusëve në Pejë, erërat rrëzuan një hekur i cili ra mbi një autobus. Ndeshja e dy kabllove elektrike nga erërat, dyshohet se ishte shkaktare e djegies së kulmit të shtëpisë së Sejdi Hashanit në komunën e Obiliqit. Dëmet në rrjetin elektrik i kanë konfirmuar edhe në KEDS. “Kemi dhjetëra shtylla elektrike të rrëzuara nga erërat dhe përçues të këputur. Gjendja më e keqe është në rajon të Pejës, ku kemi pasur 8 prishje. Ekipet i kemi në terren dhe po sanojnë dëmet në kohën më të shkurtër të mundshme. Në regjionin e Prishtinës kemi 4 prishje”, ka thënë Viktor Buzhala, zëdhënës i KEDS-it. Erërat, dëme në shtylla elektrike kanë shkaktuar edhe në Istog, Drenas e Graçanicë.

Read More »

Lajmi i fundit: Një këmbësorë goditet në rrugën Prishtinë-Fushë Kosovë

Është goditur një këmbësor në rrugën Prishtinë-Fushë Kosovë. Një këmbësor ka mbetur i lënduar pasi është goditur nga një veturë në rrugën Prishtinë – Fushë Kosovë, konkretisht tek shkolla ekonomike. Zëdhënësja e policisë për rajonin e Prishtinës Flora Ahmeti, ka deklaruar se viktima është dërguar për tretman mjekësor. “Rreth orës 08:00 kemi marrë informatë për një aksident trafiku në rrugën Prishtinë- Fushë Kosovë, në aksident janë të përfshire një veturë dhe një këmbësor. Si pasojë e aksidentit lëndime trupore ka pësuar këmbësori i cili është dërguar për trajtim mjekësor, me rastin po merret njësiti i trafikut”, ka thënë më tej Ahmeti.

Read More »