Home / Tag Archives: prishtinë

Tag Archives: prishtinë

Lajmi i fundit: Një këmbësorë goditet në rrugën Prishtinë-Fushë Kosovë

Është goditur një këmbësor në rrugën Prishtinë-Fushë Kosovë. Një këmbësor ka mbetur i lënduar pasi është goditur nga një veturë në rrugën Prishtinë – Fushë Kosovë, konkretisht tek shkolla ekonomike. Zëdhënësja e policisë për rajonin e Prishtinës Flora Ahmeti, ka deklaruar se viktima është dërguar për tretman mjekësor. “Rreth orës 08:00 kemi marrë informatë për një aksident trafiku në rrugën Prishtinë- Fushë Kosovë, në aksident janë të përfshire një veturë dhe një këmbësor. Si pasojë e aksidentit lëndime trupore ka pësuar këmbësori i cili është dërguar për trajtim mjekësor, me rastin po merret njësiti i trafikut”, ka thënë më tej Ahmeti.

Read More »

Sërish ajri i ndotur në Prishtinë, ja sa ka shkuar tani

Ndotja e ajrit në Prishtinë është kthyer sërish. Me ngritjen e temperaturave është rikthyer edhe ndotja e ajrit në Prishtinë. Në bazë të matësit për cilësinë e ajrit të ambasadës amerikane në Prishtinë, momentalisht ndotja e ajrit është shumë e pashëndetshme. Në ora 22:00 kur edhe është regjistruar matja e fundit nga ky matës, ndotja e ajrit ka arritur në 255 PPM, shkallë kjo që llogaritet shumë e pashëndetshme, shkruan më tutje lajmi.net. Këshillohet që të gjithë njerëzit t’i evitojnë daljet e tyre në natyrë gjatë kësaj kohe. Madje kjo shkallë e ndotjes është shumë më e rrezikshme për të gjithë ata persona që kanë probleme të frymëmarrjes si astma. Po ashtu këshillohet që prindërit në asnjë mënyrë të mos i ekspozojnë në natyrë fëmijët e tyre, pasi që kjo shkallë e ndotjes është mjaft e rrezikshme për ta.

Read More »

Përleshje masive në Prishtinë, disa persona të arrestuar

Nja përleshje masive ka ndodhur pak çaste me parë në lagjen Dardania në Prishtinë. Si pasojë e kësaj ngjarje, katër persona janë arrestuar nga Policia e Kosovës. “Pas marrjes se informatës policia ka identifikuar veturën me të cilën të dyshuarit janë larguar nga vendi i ngjarjes dhe të njëjtën e ka ndaluar ne rrugën “Garlibaldi” me ç’rast janë arrestuar dhe dërguar ne stacionin policor për procedim te mëtejmë 4 persona te dyshuar”, ka thënë për ORAinfo Agron Burovci nga Policia e Kosovës. Përgjatë bastisjes së veturës si dhe te dyshuarve policia ka gjetur dhe sekuestruar edhe disa shufra qe dyshohet të jenë përdorur në rrahjen në fjalë. Me poshtë i keni edhe pamjet nga arrestimi i tyre. http://orainfo.net/wp-content/uploads/2019/02/arre.mp4

Read More »

Përledhje masive në Prishtinë, disa persona të arrestuar

Nja përleshje masive ka ndodhur pak çaste me parë në lagjen Dardania në Prishtinë. Si pasojë e kësaj ngjarje, katër persona janë arrestuar nga Policia e Kosovës. “Pas marrjes se informatës policia ka identifikuar veturën me të cilën të dyshuarit janë larguar nga vendi i ngjarjes dhe të njëjtën e ka ndaluar ne rrugën “Garlibaldi” me ç’rast janë arrestuar dhe dërguar ne stacionin policor për procedim te mëtejmë 4 persona te dyshuar”, ka thënë për ORAinfo Agron Burovci nga Policia e Kosovës. Përgjatë bastisjes së veturës si dhe te dyshuarve policia ka gjetur dhe sekuestruar edhe disa shufra qe dyshohet të jenë përdorur në rrahjen në fjalë. Me poshtë i keni edhe pamjet nga arrestimi i tyre. http://orainfo.net/wp-content/uploads/2019/02/arre.mp4

Read More »

Një person gjendet i varur në litar në Prishtinë

Një ngjarje e rënë ka ndodhur mëngjesin e sotshëm në Prishtinë. Një person me shtetësi britanike, që ka punuar në KFOR është gjetur pa shenja jete sot në Prishtinë. Rastin për Express e kanë konfirmuar Policia e Kosovës. Sipas Policisë, rasti ka ndodhur rreth orës 09:00, në rrugën “Behie Dashi” në Prishtinë. Bëhet fjalë për viktimën mashkull, rreth 60 vjeç. “Viktima një mashkull rreth 60 vjeç, shtetas i huaj, është gjetur i varur me litar në shtëpinë në të cilën dyshohet se ka qene duke banuar i vetëm”, kanë deklaruar nga PK. Njësitet policore kanë dalë në vendin e ngjarjes dhe aktualisht kanë nisur një hetim lidhur me ndriçimin e rrethanave të kësaj ngjarjeje.

Read More »

Plagoset një 27 vjeçar në Prishtinë

Një përleshje ka ndodhur dje në Prishtinë. Një person është plagosur dje në Prishtinë, nga persona të panjohur të cilët kanë ikur nga vendi i ngjarjes dhe ende nuk janë identifikuar nga Policia. Policia e Kosovës ka bërë të ditur se dje pasdite, rreth orës 16:00, në rrugën “Ali Kelmendi”, në Prishtinë, një person pas një mosmarrëveshje me disa persona tjerë të panjohur ka shtënë më armë zjarri dhe e ka plagosur njërin prej tyre në pjesën e këmbës dhe pastaj është larguar në drejtim të pa njohur. Viktima nga njësiti i i emergjencës është dërguar për tretman mjekësor në QKUK. Rastit ju kanë përgjigjur njësitet relevante policore si dhe po punohet në identifikimin e personave të dyshuar. Me vendimin e prokurorit, iniciohet rasti dhe mbetet nën hetime.

Read More »

Rrëzohet lisi në Prishtinë nga erërat e forta

Erërat e forta nuk kanë kaluar pa shkaktuar dëme në Prishtinë. Si pasojë e erërave është rrëzuar një lis në Prishtinë. Si pasojë e kushteve të krijuara atmosferike, erërat e forta kanë rrëzuar një lis në lagjen “Ulpiana” në Prishtinë. Lisi i nxjerrë si pasojë e erërave dhe shiut të rrëbeshëshëm ishte 50 vjeçar. Nuk raportohet për të lënduar, njofton Klan Kosova. Siç shihet në pamje, në vendin e ngjarjes kanë dal edhe Policia e Kosovës.

Read More »