Home / Tag Archives: reagimi

Tag Archives: reagimi

Fansat ia bëjnë surprizën më të bukur, ja reagimi i Mihrijes

Mihrije Braha është një ndër këngëtaret më të përfolura për vite nga publiku dhe mediat shqiptare. Ajo dhe burri i saj, Naim Abazi ia kanë kontribuar muzikës shqiptare me këngë që janë dëgjuar për vite me nostalgji, përcjell ORAinfo. Që të dy janë tejet aktivë në rrjete sociale dhe bëjnë postime nga më të ndryshmet. E sot, Mihrija ka publikuar një foto ku shihet se fansat ia kanë bërë një surprizë duke ia shkruar emrin asaj dhe Naimit në rërë, e nga gëzimi ajo e ka postuar në Instastory./ORAinfo/

Read More »

U dënua nga FIFA, vjen reagimi i parë nga Chelsea

Chelsea është dënuar rëndë nga FIFA. FIFA sot ka njoftuar se kanë dënuar Chelsean me ndalimin e kryerjes së transferimeve për dy afatet e ardhshme kalimtare, duke gjetur shkelje te skuadra nga Londra në transferimin e lojtarëve të rinj, sidomos tek ata nën moshën 18 vjeçare. Pas vendimit të FIFA-s, Chelsea ka reaguar duke bërë të ditur se do të apelojnë këtë vendim. “Ne kategorikisht hedhim poshtë gjetjet e Komitetit Disiplinor të FIFA-s dhe prandaj do të apelojmë ndaj vendimit”, thuhet në reagimin e parë të skuadrës nga ‘Stamford Bridge’. Me dënimin në fuqi, Chelsea nuk ka drejt blerje deri në verën e vitit 2020.

Read More »

U raportuar se 50 aktivistë kanë dhënë dorëheqje, vjen reagimi i Vetëvendosjes

Gjatë ditës është raportuar se 50 aktivistë kanë dhënë dorëheqje nga Vetëvendosje. Kryesia e Lëvizjes Vetëvendosje – dega në Mitrovicë ka reaguar në lidhje me raportimin se 50 aktivistë të kësaj parti kanë dhënë dorëheqje. Gjatë ditës së sotme Hysni Hasani sipas pretendimeve të tij në cilësinë e kryetarit të Vetëvendosjes në pikën Kçiq i Madh ka konfirmuar dorëheqjen e shumicës dërrmues të aktivistëve. Por, ndryshe po thonë nga Vetëvendosje, të cilët përmes një reagimi zyrtar kanë thënë se Hysni Hasani është ish – aktivist dhe ish kryetar i pikës në Kçiq. Si rrjedhojë Vetëvendosje ka mohuar se 50 aktivistë kanë dhënë dorëheqje. Përmes disa pikave kyçe ata kanë dhënë arsyet se dorëheqje të tilla nuk kanë ndodhur. Madje, se disa nga emrat e përmendur nuk kanë pjesë e Lëvizjes e disa ishin përjashtuar kohë më parë. Reagimi i plotë i Vetëvendosje: Kryesia e Lëvizjes VETËVENDOSJE! – Qendra në Mitrovicë priti me habi postimin e një ish aktivisti, ish kryetar i pikës sonë në Kçiq për “d..

Read More »

Humbja nga Atletico Madrid, vjen reagimi i papritur nga Ronaldo

Juventus është mposhtur me rezultat 2:0 nga Atletico Madrid në kuadër të Ligës së Kampionëve. Edhe pse u mposhtën, Cristiano Ronaldo bëri paraqitje të mirë, mirëpo nuk arriti të lë shenjë në këtë ndeshje. Sulmuesi portugez ka reaguar pas humbjes së mbrëmshme. “Ishte një natë e vështirë. Tani fjala ‘deri në fund’”, ka shkruar Cristiano Ronaldo.

Read More »

Piatek “qon peshë” Rossonerët, i papritur reagimi i tij

Të gjithë po flasin për një futbollist, ai është ylli i Milanit, Piatek. 6 gola në 5 takime kanë bërë të harrohet shumë shpejt Higuain. Impakti i polakut Piatek tek kuqezinjtë po rezulton gjithnjë e më shpërthyes. Ish-“bomberi” i Genoas mund të krahasohet tashmë lehtësisht me sulmuesit më të mirë në historinë e klubit milanez, por polaku nuk është nga ata që vetëkënaqet. “Nëse do të kisha të gjitha cilësitë që mediet po më atribuojnë, do të isha lojtari më i mirë në histori. Uroj shumë që ky Milan t’i rikthehet lavdisë falë kontributit tim dhe një ditë të jem vërtet i denjë për të gjitha krahasimet që po më bëjnë. Personalisht, mendoj se shumë prej titujve mediatikë janë të ekzagjeruar, mirëpres vetëm një pjesë të tyre. Sigurisht që jam i lumtur për golat që kam realizuar dhe ecurinë time, por jo për faktin se falë tyre kam gjetur edhe kopertinat”. Klimë pozitive në organikën e kuqezinjve me blerjen tjetër të Milanit në janar, Paquetan, me të cilin Piatek ka gjetur menjëherë gjuhën ..

Read More »

Po i kërkohet dorëheqja, vjen reagimi i Edi Ramës

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama nuk e ka ndërmend të jap dorëheqje. Të paktën ky është qëndrimi i vetë kryeministrit, i cili i pyetur gjatë një interviste në Corriere della Sera, është shprehur se ai nuk e çon ndërmend largimin e tij për hir të opozitës. Rama është pyetur për idenë e hedhur në tavolinë tashmë nga opozita, se Shqipëria do duhet të hyjë në zgjedhje të parakohshme fill pas ardhjes në pushtet të një qeverie tranzitore, e cila do të mund të garantojë lirinë e votës. Por sipas kryeministrit, një skenar i tillë nuk do të ndodhë. Rama: As nuk e çoj ndërmend (dorëheqjen). Kam një mandat të qartë nga populli, kemi një mazhorancë në Parlament dhe në fund unë kam detyrimin përballë bashkëkombësve të mi. Nuk jam i detyruar të ndjek kërkesat e minorancës parlamentare. I vetmi detyrim është kontrata me popullin shqiptar,që na ka dhënë votën për të qeverisur. Në lidhje me elementet e dhunës gjatë protestës së opozitës dhe numrin e lartë të qytetarëve që morën pjesë, Rama shpr..

Read More »

Eksalimi i situatës para kryeministrisë, vjen reagimi i presidentit Meta

Ka eskaluar situata në protestën e organizuar nga Partia Demokratike në Tiranë. Kreu i Shtetit, Ilir Meta reagoi në lidhje me situatën e tensionuar gjatë protestës së opozitës. Meta shprehet se duhet një vetëpërmbajtje për evitimin e konfrontimeve dhe dhunës. “Duke ndjekur me vëmendje të veçantë protestën e opozitës bëj thirrje për vetëpërmbajtje nga të gjithë për evitimin e konfrontimeve dhe dhunës. Qytetarët duhet të protestojnë të lirë dhe duhet të respektohen institucionet”, shprehet Meta.

Read More »

Qëndresa mori një dhuratë kaq të veçantë për vajzën, ja reagimi i saj

Qëndresa Bajrami është bashkëshortja e moderatorit të njohur shqiptar, Labinot Gashit. Ata janë martuar pak vite më parë dhe para pak javësh janë bërë prindër të një vajze që e kanë quajtur, Rroa, përcjell ORAinfo. Pas lindjes, Qëndresa është më pak aktive në rrjete sociale duke iu përkushtuar rritjes së vajzës. Por sot, ajo nuk ka mundur të mos e postojë një foto ku shihet një cucëll që e ka marrë dhuratë për vajzën e saj./ORAinfo/

Read More »

Egzonës i dërgojnë ëmbëlsirë në punë, ja reagimi i saj

Egzona Muqiqi po vazhdon të jetë një ndër nuset më të përfolura nga publiku shqiptar. U bë e njohur si bashkëshortja e këngëtarit të mirënjohur, Albatrit Muqiqit, e tani Egzona famën e madhe po e arrin vetë me paraqitjet e saj, përcjell ORAinfo. Para pak javësh ajo lindi binjakë, dhe menjëherë pas lindjes u kthye në formën e saj më të mirë trupore. Egzona menjëherë ka filluar punën e saj, dhe së fundi asaj I kanë dërguar ëmbëlsirë në dyqan e nga gëzimi e ka postuar në Instastory./ORAinfo/

Read More »