Home / Tag Archives: serbisë

Tag Archives: serbisë

Kushti i Serbisë me Listën Serbe

Serbia kushtëzon investimet me vota për Listën Serbe. Ndonëse asnjë subjekt politik ende nuk është certifikuar për zgjedhjet e 19 qershorit 2019 në komunat veriore të Kosovës, zyrtarët më të lartë të Listës Serbe kanë filluar me shantazhe dhe me metoda të frikësimit ndaj popullatës serbe, jo vetëm në veri …

Read More »

Serwer tregon se kur duhet të hiqet taksa ndaj Serbisë

Taksa ndaj Serbisë po vazhdon të mbetët një temë shumë e diskutuar në vend dhe jo vetëm. Vendimi i serbëve nga veriu i Kosovës, të mbledhur rreth Listës Serbe, për të shkuar në zgjedhjet lokale mund të rifillojë dialogun mes Beogradit dhe Prishtinës, tha Daniel Serëer, njohës i çështjeve të …

Read More »

Vuqiç thotë se marrëveshja mes Kosovës dhe Serbisë është shumë larg

Duket se marrëveshja mes Kosovës dhe Serbisë është teper larg. Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq ka thënë se autoritetet nga Prishtina me akuza ndaj Millan Radojçiqit kanë dëshiruar ta dobësojnë mbrojtjen serbe në veri të Kosovës. Duke qenë mysafir në lajmet e RTS-së, Vuçiq tha se marrëveshja mes Beogradit dhe Prishtinës është tepër larg. Sipas tij, faji nuk është i Serbisë, ndërsa potencoi mos formimin e Bashkësisë së Komunave serbe, aplikimin e taksës siç e quajti ai, anticivilizuese, vetëm për të dëmtuar serbët. Ai ka bërë të ditur se liderët shqiptarë, si dhe disa fuqi perendimore po konsiderojnë se vetëm Kosova e tërë mund të jetë e pavarur. “Dje morëm porosi nga Thaçi, se ndarja e Kosovës është e mundur vetëm pasi të shkelet mbi trupin e tij të vdekur. Po ashtu Thaçi tha se e ka larguar nga Kosova Millan Radojçiqin, funksionarin e Listës serbe”, ka thënë Vuçiq. Vuçiq theksoi se nuk ka fletarrest të kuq për Radojçiqin dhe se kanë thënë se e kanë përndjekur ngase duan që..

Read More »

Rikallo rahatohet në Qeverinë e Serbisë

U shkarkua nga pozita në Kosovë, por Rikallo është rehatuar në Qeverinë e Serbisë. Ministri serb i shkarkuar në Kosovë nga kryeministri Ramush Haradinaj, Nenad Rikallo, pa vonuar shumë është punësuar në Qeverinë e Serbisë. Në Qeverinë serbe Rikallo është emëruar sekretar i shtetit në Ministrinë e Bujqësisë atje, shkruan B92. Bëhet e ditur se këtë vendim, Qeveria e Serbisë e ka marrë më 27 shkurt. Nenad Rikallo (ish-ministër i Bujqësisë në Qeverinë e Kosovës) është shkarkuar më 2 shkurt nga Qeveria e Kosovës. E para që ka kërkuar shkarkimin e tij ka qenë PSD-ja, si kusht për votimin e buxhetit të vitit 2019. Ndërkaq, më 25 shkurt për pozitë është emëruar Dijana Ziviq. Ajo punon në Kuvendin e Kosovës, si këshilltare që nga viti 2015.

Read More »

Hoti ‘godet’ Qeverinë e Kosovës për taksën ndaj Serbisë

Ndaj taksës që Qeveria e Kosovës vendosi ndaj produkteve serbe, po vazhdon të ketë reagime të shumta. Shefi i grupit parlamentar të LDK-së, Avdullah Hoti, ka thënë se taksa e vendosur prej 100 për qind ndaj produkteve që vijnë nga Serbia dhe Bosnja është bërë strehë plaçke për Qeverinë e Kosovës. Ai këto komente i ka bërë në një konferencë për media, duke shtuar se në këtë gjendje edhe institucionet publike janë bërë strehë e militantëve partiake. “Janë mbi tetë milionë euro nga buxheti që janë ndarë në mënyrë të jashtëligjshme dhe Kryeministri Haradinaj duhet të jap përgjegjësi për këtë” u deklarua Hoti, duke shtuar se ky keqpërdorim duhet të diskutohet në seancën e jashtëzakonshme e cila do të mbahet të martën në Kuvend. “Edhe ky keqpërdorim do të shqyrtohet në seancën e jashtëzakonshme që do të mbahet të martën në Kuvend”, tha shefi i grupit parlamentar të LDK’së. “Në anën e tjetër institucionet publike janë bërë strehë e militantëve partiakë. Për të gjitha këto dështime duhet ..

Read More »

Pas takimit me amerikanët, Thaҫi tregon qëndrimin e tij për taksën ndaj Serbisë

Njerëzit e Presidentit të SHBA-ve, Donald Trump kanë qëndryar sot në Kosovë dhe kanë zhvilluar një takim edh me Presidentin Thaҫi. Pas këtij takimi është deklaratuar presidenti kosovar. Thaçi i është bashkuar kërkesës së tyre për heqjen e taksës, të cilën kryeministri i vendit, Ramush Haradinaj, po këmbëngul që ta mbajë në fuqi, deri kur Serbia ta njohë Kosovën si shtet të pavarur. Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, bashkë me kryeministrin e vendit, Ramush Haradinaj, sot kanë zhvilluar një takim me drejtorin kryesor për Çështje Evropiane në Këshillin e Sigurisë Kombëtare të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, John Erath, si dhe me drejtorin për Ballkan të Këshillit Kombëtar të Sigurisë së SHBA’së, Brad Berkley. Siç bën të ditur një njoftim nga Presidenca, Thaçi dhe Haradinaj me zyrtarët e lartë amerikanë “kanë biseduar për marrëdhëniet bilaterale ndërmjet Kosovës dhe Shteteve të Bashkuara të Amerikës, për situatën politike në Kosovë dhe rajon, si dhe për dialogun ndërmjet Kosovës ..

Read More »

Mustafa flet për dialogun mes Kosovës dhe Serbisë, ja çfarë thotë

Kreu i LDK-së, Isa Mustafa ka folur edhe njëherë rreth dialogut mes Kosovës dhe Serbisë. Ai ka thënë se Serbia nuk është e interesuar të normalizojë marrëdhëniet me Kosovën, e aq më pak ta njoh si shtet. Përmes një statusi në Facebook, i pari i LDK’së, ka shkruar se Serbia është duke vazhduar që të krenohet me dëmet që i po shkakton vendit në arenën ndërkombëtare. “Politikat e fqinjësisë së mirë, paqes dhe stabilitetit, për të cilat janë zotuar vendet e Ballkanit Perëndimor bien ndeshë me një sjellje të tillë. Kjo sjellje nuk ka asgjë të përbashkët edhe me kërkesën e BE-së dhe SHBA-ve për arritjen e marrëveshjes përfundimtare, me njohje reciproke”, u deklarua Mustafa. Shkrimi i plotë: Veprimet e Serbisë, sidomos fushata për ç‘njohjen e pavarësisë së Kosovës nga disa vende, sikurse edhe fushata kundër Kosovës për anëtarësim në Interpol, flet se ky shtet fqinj nuk është i interesuar të normalizojë marrëdhëniet me vendin tonë e aq më pak ta njoh shtetin e Kosovës. Serbia po krenohet..

Read More »

Vetëvendosje: Taksa ndaj Serbisë nuk po zbatohet plotësisht

Vetëvendosje thotë se tarifa me Serbinë nuk po zbatohet plotësisht. Lëvizja Vetëvendosje ka ngritur shqetësime se tarifa e vendosur ndaj produkteve me origjinë nga Serbia dhe Bosnje e Hercegovina nuk është duke u zbatuar në tërësi. Përmes një konference për media ky subjekt politik ka thënë se përgjegjës për lejimin e kontrabandës me këto mallra janë Ministria e Financave dhe institucionet në varësi si Dogana dhe Anti-kontrabanda si dhe Ministria e Punëve të Brendshme e Policia e Kosovës. Anëtari i Vetëvendosjes, Salih Zyba tha se në treg janë duke u vërejtur manipulime të shumta duke përdorur flamujt e vendosur pranë produkteve. “Ka manovra të shumta me flamuj që janë të vendosur e nuk po përkojnë me vendet e origjinës siç e kërkon udhëzimi administrativ”, deklaroi Zyba. Sipas Vetëvendosjes të dhënat e Doganës së Kosovës për importin, janë në mospërputhje me produktet që gjenden në treg. Por pretendimet se në treg po qarkullojnë mallra të kontrabanduar nga Serbia i ka kundërshtu..

Read More »