Home / Tag Archives: serbisë

Tag Archives: serbisë

Rritet konsumimi i produkteve vendore, pas taksës 100% ndaj Serbisë

Kosova i ka vendosur taksë 100% produkteve serbe. Kjo taksë ka bërë që të rritet konsumimi i produkteve vendore, thonë përfaqësues të bizneseve. Aleanca Kosovare e Biznesit ka bërë një hulumtim lidhur me ndikimin e taksës 100 për qind në ekonominë kosovare nga data 21 nëntor deri më 5 dhjetor 2018. Në këtë hulumtim, AKB thuhet të ketë anketuar 300 kompani të zgjedhura në industrinë ushqimore, tregtare, shërbyese dhe të ndërtimtarisë me 250 konsumatorë të Kosovës. Lumnije Ajdini, menaxhere e përgjithshme e AKB-së, bënë të ditur për Radion Evropa e Lirë se në bazë të hulumtimit del se te bizneset kosovare, masa prej 100 për qind, ka dhënë efekte pozitive për prodhimin vendor. Prodhimtaria vendore, shton Ajdini, përgjatë kësaj periudhe kohore ka shënuar rritje për 25 për qind. “Bizneset tregojnë se është rritur shitja e produkteve të tyre përgjatë kësaj periudhe që nga vendosja e taksës 100 për qind, në industrinë ndërtimore 40 për qind, në atë ushqimore 25 për qind, transport 20 për..

Read More »

Taksa 100% të Qeverisë Haradinaj ndaj Serbisë, ja ҫfarë pritet të ndodh sot në Bruksel

Ditë më parë, Qeveria e Kosovës mori vendim që të vendos taksën prej 100% për produktet serbe. Zyrtarët e BE dhe Kosovës mbajnë sot mbledhjen e tretë të Këshillit për Stabilizim-Asociim në Bruksel. “Kjo do të jetë një mundësi për të vlerësuar gjendjen aktuale të marrëdhënieve midis BE-së dhe Kosovës. Në kuadrin e Procesit të Stabilizim-Asociimit, pjesëmarrësit do të marrin në konsideratë kriteret politike dhe ekonomike, bashkëpunimin financiar dhe zbatimin e Marrëveshjes së Stabilizim-Asociimit,” thuhet në deklaratën e Këshillit për Stabilizim-Ascociim. Përfaqësuesit e BE-së, të udhëhequr nga shefja e diplomacisë evropian Federica Mogherini dhe komisionari për Zgjerim Johannes Hahn. Ata do të diskutojnë situatën në Ballkanin Perëndimor me delegacionin e Prishtinës, të kryesuar nga kryeministri Ramush Haradinaj. Pas kësaj, është parashikuar një konferencë e përbashkët për shtyp. Para takimit, Mogherini dhe Hahn i dërguan një letër kryeministrit Haradinajt, duke shpjeguar qëndrimin ..

Read More »

S’lëshon pe Haradinaj : Nuk heqim taksën kundër Serbisë

BE i ka dërguar një letër Ramush Haradinaj,ku i ka kërkuar të bëjë një kompromis në lidhje me çështjen e taksës kundër Serbisë. Qeveria e Kosovës nuk do të bëjë kompromis me BE-në edhe pasi Frederica Mogherini po ofron që në këmbim të heqjes së taksës ndaj Serbisë emërtimi i shtetit tonë, UNMIK të zevëndësohet me Kosovo*. Një përgjigjje me shkrim për Mogherinit pritet t’i dërgohet gjatë ditës së hënë, përmbajtja e së cilës qartëson se Ramush Haradinaj nuk do të ketë asnjë qëndrim ndryshe nga ata që tashmë i njohin të gjithë qytetarët e Kosovës. Pas raportimit të mediave se Mogherini bashkë më Komisioneren për tregti Malmstrom dhe Komisioneri Hahn iu drejtuan Kryeministrit të Kosovës Ramush Haradinajt, për zgjidhjen e problemit të tarifave ndaj Serbisë. Gazeta Express ka kontaktuar me shefin e stafit të Haradinajt, Avni Arifin. Arifi ka konfirmuar se Qeveria e ka pranuar letrën në fjalë për të cilën kryeminsitri do t’i kthejë përgjigjje këtë të hënë. “Letra nuk përmban asnjë rresh..

Read More »

Çështja e taksës kundër Serbisë, BE ia ofron këtë kompromis Haradinajt

Bashkimi Evropian i ka dërguar një letër Kryeministrit të Kosovës, Ramush Haradinajt. BE letër Haradinajt: Suspendoni deri të hënën tarifën ndaj Serbisë, ne ofrojmë zëvendësimin e emërtimit UNMIK me Kosovo* Përfaqësuesja e lartë e BE-së Mogherini, Komisionerja për tregti Malmstrom dhe Komisioneri Hahn në një letër të përbashkët drejtuar Kryeministrit të Kosovës Ramush Haradinajt, ofrojnë opsion për zgjidhjen e problemit të tarifave ndaj Serbisë. Ofrojnë mes tjerash që emërimi “UNMIK” në CEFTA të zëvendësohet me “Kosova*”. Por kërkojnë që, si shenjë e vullnetit të mirë, para të hënës 17 dhjetor, kur në Bruksel zhvillohet takimi i Këshillit të MSA-së, Kosova përkohësisht të suspendojë zbatimin e vendimit për tarifën ndaj mallrave nga Serbia dhe Bosnja e Hercegovina. Koha.net shkruan se re këta pjesëtarë të Komisionit Evropian letrën Kryeministrit të Kosovës e kanë shkruar edhe duke adresuar disa shqetësime që Haradinaj ua ka shprehur në letrën që ai e kishte dërguar më parë kur kis..

Read More »

Këshilltari i Donald Trump: Marrëveshja mes Kosovës dhe Serbisë të arrihet sa më shpejt

Amerika po këmbëngul në një zgjidhje të shpejt të problemeve mes Kosovës dhe Serbisë. Këshilltari amerikan për Siguri Kombëtare në Shtetet e Bashkuara, John Bolton, përmes rrjetit social Twitter ka thënë se Kosova dhe Serbia duhet të arrijnë një marrëveshje sa më shpejtë të jetë e mundur. Këto deklarata, Bolton i bëri në takimin me ministrin e Jashtëm të Sllovenisë, Miro Cerar në Shtëpinë e Bardhë, ku u diskutua për çështjet e përbashkëta të sigurisë dhe ekonomisë. “Unë e mirëprita ministrin e Jashtëm të Sllovenisë, Miro Cerar në Shtëpinë e Bardhë sot. Si aleatë të NATO-s, ne diskutuam për interesat tona ekonomike dhe të sigurisë në Evropë si dhe nevojën që Kosova dhe Serbia të arrijnë një marrëveshje sa më shpejtë të jetë e mundur. Unë i vlerësova shumë qëndrimet e tij”, thuhet në tëeet-in e lëshuar nga Bolton. Raundi i ri i bisedimeve në Bruksel, i nivelit të lartë të përfaqësimit, ende nuk është ftuar nga Zyra e Përfaqësueses së Lartë të Bashkimit Evropian, Federica Mogherini, ..

Read More »

Haradainaj tregon se kur do të hiqet taksa kundër Serbisë

Çështja e taksës kundër Serbisë ende po përfolet dhe po ka reagime të ndryshme nga shteti serb. Por, Kryeministri Ramush Haradinaj ka thënë se taksa kundër Serbisë do të hiqet në ditën e njohjes së Republikës së Kosovës nga shteti serb. Ka thënë se atëherë do të ndodh edhe marrëveshja për tregti të lirë. Këto komente Haradinaj i ka bërë pak minuta para se të nisë seanca për dialogun Kosovë-Serbi. Ka kërkuar pjesëmarrjen edhe të LDK’së e VV’së në dialog. “Ditën kur e heqim taksën, në ditën e njohjes, do të ketë marrëveshje për tregti të lirë me Serbinë”, ka thënë Haradinaj. “Kjo është vetëm që mos ta lëmë Kosovën në pozitë të pafavorshme”, ka thënë ai. Sidoqoftë, Haradinaj ka thënë se shpreson se në të ardhmen do të marrin përkrahjen edhe të Partisë së Isa Mustafës e Albin Kurtit.

Read More »

KAdri Veseli thotë se ofensivën e Serbisë do ta ndalim edhe me dialog

Kreu i Kuvendit Kadri Veseli ka thënë se pas Ushtrisë, ofensivën e Serbisë do ta ndalim edhe me dialog Pas përfundimit të mbledhjes së Kryesisë, Veseli tha se të gjitha procedurat kanë shkuar në rregull dhe se mbajtja e seancës në ora 14:00 është legjitime. Tutje, ai deklaroi se pas Ushtrisë, Kosova po ec përpara me dialogun për ta ndalur Serbinë. “Pas Ushtrisë, Kosova po ec përpara. Sot kemi seancë për dialogun, konkretisht ndalimin e ofensivës së Vuçiqit e Serbisë për t’u paraqitur të moderuar para bashkësisë ndërkombëtare. Ne shkojmë në dialog e nuk i frikësohemi atij. Do të na njoh Serbia nga ky proces i dialogut, dhe do të arrijmë të marrim ulëse në OKB. Do t’i japim dritë jeshile dialogut. Procedurat kanë shkuar të gjitha në rregull”, tha Veseli.

Read More »

Krasniqi thotë se Ideja për korrigjim kufijsh është e Serbisë dhe jo e Thaçit

Kryetari i Këshillit Kombëtar të Nismës Socialdemokrate, Jakup Krasniqi, thotë se ideja për korrigjim kufijsh s’është e presidentit HashimThaçit por e Serbisë. Krasniqi, thotë se transformimi i plotë i FSK-së në Ushtri, varet nga shumë faktorë porse do kohë edhe për shkak të fuqisë financiare. Krasniqi, në “Intervistën e Javës” në Koha net thotë se pa konsensus kombëtar procesi i dialogut me Serbinë nuk do të duhej të fillonte, por ka pak shpresa që të arrihet ky konsensus, pasi sipas tij, gjuha e komunikimit mes partive politike është jo bashkëpunuese. Thotë se Lidhja Demokratike e Kosovës dhe Lëvizja Vetëvendosje, nuk e kanë hallin e konsensusit sa e kanë hallin e pushtetit e jo aq të shtetit. E për rolin e presidentit Hashim Thaçi në bisedime, Krasniqi thotë se për të as që është dashur të flitet. Kur flet për idenë e korrigjimit të kufijve, thotë se s’është fare ide e Thaçit por është ide serbe. Krasniqi thotë se Kuvendi i Kosovës, ka një krizë në funksionimin e tij, e nga kjo ..

Read More »

Kosova me ushtri, vjen reagimi zyrtar i Qeverisë së Serbisë

Pas formimit të Ushtrisë së Kosovës, është deklaruar edhe Qeveria e Serbisë. Qeveria e Serbisë e ka dënuar vendimin e Kosovës që Forca e Sigurisë së Kosovës të transformohet në Ushtri, duke e vlerësuar si kërcënimin më të madh për paqe rajonale. “Ky vendim i Prishtinës është një shqetësim i madh dhe paraqet një shkelje të rëndë të parimeve të së drejtës ndërkombëtare dhe mbi të gjitha Rezolutën 1244 të OKB-së. Ky vendim është gjithashtu në kundërshtim me të ashtuquajturën Kushtetutën e Kosovës që e ka shkruar vetë dhe është miratuar, e cila është një lloj absurditeti dhe dëshmi se Prishtina, përveç marrëveshjeve ndërkombëtare, nuk i respekton normat e veta “, thuhet në deklaratën e qeverisë së Serbisë, raporton RTS. Sipas kësaj deklarate, Serbia do të vazhdojë të informojë ndërkombëtarët se Kosova nuk i zbaton marrëveshjet e arritura gjatë dialogut Kosovë-Serbi. “Qeveria serbe do të vazhdojë t’i udhëzojë të gjithë akterët ndërkombëtarë që plotësisht të shpërfillin parimet e së drej..

Read More »

Haradinaj ‘selam’ Serbisë: Kurrë më nuk do të hysh në Kosovë, jemi në zonën e Amerikës

Kryeministri i Kosovës Ramush Haradinaj ka thënë se Serbia kurrë më nuk do të hyjë në Kosovë. Kjo pasi sipas tij, Kosova është në në zonën e Amerikës. “Kurrë, ne jemi zonë e Amerkës dhe ata e dinë shumë mirë këtë”, kjo ishte përgjigja që kryeministri Ramush Haradinaj dha sot një ditë para se të themelohet Ushtria e Kosovës, në intervistën në Rubikon të KTV-së. Ai ka folur edhe për krijimin e Ushtrisë së Kosovës. Sipas tij, ushtria e Kosovës do të sjell paqe në rajon.

Read More »