Home / Tag Archives: shqiptare

Tag Archives: shqiptare

100 vjet nga letra e studentëve shqiptarë për Presidentin Woodrow Wilson

15 dhjetori i këtij viti shënoi 100 vjet nga letra e studentëve shqiptarë të Vjenës drejtuar Presidentit të SHBA Woodrow Wilson, para Konferencës së Paqes. Në 18 janar të vitit 1919 u mbajt Konferenca e Paqes e Parisit, takimi i fuqive aleate fituese të Luftës së Parë Botërore, me qëllim përcaktimin e kushteve të paqes ndaj fuqive humbëse të luftës. Për Shqipërinë kjo konferencë ishte e rëndësishme, pasi aty u caktua përfundimisht njohja e Shqipërisë si shtet i pavarur, u miratua integriteti i kufijve, duke ndalur pretendimet territoriale të shteteve fqinje. Përpara konferencës, shumë grupe patriotësh shqiptarë, në kontinentin e vjetër dhe të ri, u përpoqën të ndërhynin tek Presidenti i SHBA Woodrow Wilson, për të fituar simpatinë dhe mbrojtjen e tij në dobi të Shqipërisë. Mes letrave të shumta drejtuar Presidentit Wilson është edhe ajo e studentëve shqiptarë të Vjenës, të cilët e nënshkruan atë letër më 15 dhjetor 1918, plot 100 vjet më parë. Në mbyllje të letrës, studentët parashtro..

Read More »

Kaq të bukur e ka të dashurën aktori me prejardhje shqiptare

Baris Arduç është aktori shumë i njohur turk, në biografinë e të cilit shkruan se është me prejardhje shqiptare. Në publikun shqiptar ai u bë I njohur me rolin e tij të ‘Omerit’ në serialin ‘Kiralik Ask’, shkruan ORAinfo. Ai tani është në një lidhje dashurie me aktoren turke Gupse Ozay, ku shumë herë janë paraqitur bashkë në Publik. Gupse është një ndër aktoret më të famshme dhe më të bukura të Turqisë. /ORAinfo/

Read More »

Këta janë deputetët shqiptarë qe nuk morën pjesë në votimin e Ushtrisë

Kosova tani ka ushtrinë e saj. Kuvendi i Kosovës me shumicë votash i ka thënë PO transformimit të FSK-së në ushtri. Gjatë votimit të Ushtrisë së Kosovës sot në seancë ishin prezent 107 deputet dhe 13 prej 120 deputetëve kanë munguar në seancë. KALLXO.com, merr vesh se deputetet që nuk kanë qenë në sallë sot janë 10 deputetët e Listës Serbe, Slobodan Petrovic, pa grup, Saranda Bogujevci nga Lëvizja Vetëvendosje dhe Rafet Rama, i cili është në pritje për zëvendësimin të Nezir Çoçaj nga Partia Demokratike e Kosovës. Rafet Rama është në pritje për tu bërë deputet si zëvendësim i Nezir Çoçaj, por Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ende nuk ka mundur ta bëjë zëvendësimi pasi nuk ka mandat.

Read More »

Lajm i mirë, s’ka shqiptarë të lënduar në Francë

Fatmirësisht nuk ka shqiptarë të lënduar nga sulmi në Strasburg Ambasadorja në Konsullatën e Përgjithshme në Strasburg, Mimoza Ahmetaj, ka thënë se nuk ka shqiptarë të lënduar nga sulmi në qytetin francez. Ajo ka treguar se edhe stafi i Konsullatës janë të sigurt. Ahmetaj për Klan Kosova tha se tashmë të gjitha rrugët në Strasburg janë boshatisur dhe se policia franceze po kërkon të dyshuarin. Konsullata e Përgjithshme në Strasburg ka vënë në shërbim numrin emergjent në rast nevoje për qytetarët kosovarë. Numri emergjent i Konsullatës së Kosovës është: 0033 605 763 604. Ndryshe dy persona kanë humbur jetën dhe të paktën dhjetë të tjerë janë lënduar pas disa të shtënave në qytetin lindor të Francës, Strasburg. Incidenti ka ndodhur në afërsi të një tregu të Krishtlindjeve në qendër të sheshit Place Kleber.

Read More »

Mozzik shpërthen ndaj muzikës shqiptare

Mozzik është një ndër reperët më të pëlqyer për publikun shqiptar. Me projektet e tij të shumta ka ditur si të fitojë zemrat e të gjithëve. Edhe pse këngët e tij janë pritur mirë nga publiku, duke marrë miliona klikime siç ishte rasti i bashkëpunimi të tij me të dashurën Loredana, reperi nuk është i kënaqur nga ky treg muzikor. Në një postim së fundmi në “Istastory”, ai ka deklaruar se tregu muzikor nuk po funksionon si duhet. “Iky për lesh kjo muzikë dhe ky treg”, shkruan në postim Mozzik. Nuk e dimë nëse ky është ndonjë ‘diss’ apo është thjesht pakënaqësi ndaj mënyrës sesi funksionon tregu muzikor shqiptar. The post Mozzik shpërthen ndaj muzikës shqiptare appeared first on Gazeta Shqiptare Online.

Read More »

UEFA ‘pasuron’ klubet shqiptare

Klubet shqiptare vazhdojnë të pasurohetn nga UEFA. Institucioni më i lartë i futbollit europian, UEFA jep shpërblim 500 mijë euro për klubet shqiptare. Në bazë të përllogaritjes të bëra nga UEFA, Shqipëria ka përfituar një shifër prej 500 mijë eurosh dhe të gjitha këto të ardhura do t’u shpërndahen klubeve që kanë qenë pjesë e Kategorisë Superiore në sezonin 2017-2018, për t’i investuar për akademitë e futbollit. Këto klube duhet të paraqesin projektin e tyre në lidhje me akademitë e futbollit për të përfituar shumë përkatëse. Nga ky fond nuk përfiton skuadra e Skënderbeut, pasi korçarët kanë marrë pjesë në fazën e grupeve të Ligës së Europës dhe të ardhurat i ka përfituar direkt nga UEFA.

Read More »