Home / Tag Archives: veteraneve

Tag Archives: veteraneve

Kjo kategori refuzohet për statusin e veteranëve!

Afër 300 persona të lënduar në demonstratat para luftës kanë kërkuar statusin e veteranit, raportohet në media. Naser Behrami është plagosur gjatë demonstratave në vitet e 90-a, në komunën e Podujevës. Ai është plagosur në të dyja këmbët dhe nuk është i aftë për punë, raporton KTV. Por, tek tash, pas 29 vjetëve, ai bashkë me rreth 300 persona të tjerë, po ashtu të plagosur para luftës, po kërkojnë që t’u njihet statusi i veteranit. Behrami thotë se këtë kërkesë e kanë bërë pasi që shumë njerëz jomeritorë janë duke marrë pension të veteranit. Megjithatë, kjo kategori nuk do të hyjë në listën e veteranëve. Ministria e Punës dhe Mirëqenies Sociale ka thënë se ata nuk do t’i marrin parasysh kërkesat e kësaj kategorie. Mimoza Kqiku, zyrtare për informim në këtë ministri, ka thënë shkurt se me legjislacionin në fuqi kjo kategori nuk trajtohet. Ndryshe, ata ende shpresojnë që kërkesa e tyre do të merret parasysh nga institucionet përgjegjëse në të ardhmen.

Read More »