MAQEDONIA

Sot takimi Mickoski – Kasami – Mexhiti në Qeveri: Çka do të bisedohet?!

Kosova.Today ·

Në Qeverinë e Maqedonisë së Veriut sot do të zhvillohet takimi midis kryeministrit dhe kreut të VMRO-DPMNE-së, Hristijan Mickoski me krerët e VLEN-it, Bilall Kasami dhe Izet Mexhiti. Siç bëjnë të ditur burime partiake për INA, ky takim...

Në Qeverinë e Maqedonisë së Veriut sot do të zhvillohet takimi midis kryeministrit dhe kreut të VMRO-DPMNE-së, Hristijan Mickoski me krerët e VLEN-it, Bilall Kasami dhe Izet Mexhiti.

Siç bëjnë të ditur burime partiake për INA, ky takim është një përpjekje për të rikonfirmuar stabilitetin e shumicës qeverisëse dhe ndryshimet e paralajmëruara kadrovike në eshalonin e dytë dhe të tretë.

Mickoski sot e deklaroi takimin si pjesë të rutinës së punës, dhe se ai konfirmoi se në rendin e ditës do të jenë ndryshimet e paralajmëruara kadrovike në eshalonin e dytë dhe të tretë të drejtimit të institucioneve shtetërore.

Kreu i ekzekutivit hodhi poshtë çdo mundësi për mbajtjen e zgjedhjeve të parakohshme parlamentare.(INA)


Burimi i lajmit: ina-online.net
Shënim: Ky material është përpunuar për qëllime informimi nga Portali Kosova.Today.

Lexo në faqen e plotë
Të ngjashme

Egjipti shpall terroriste 35 organizata islame në Evropë, mes tyre edhe një shoqatë nga Maqedonia (LISTA)

11.11.2026

Këto janë top tre kompanitë më të mira nga TOP 100 për 2025-tën

11.11.2026

Gjykimi për “Lotarinë Shtetërore”: Artan Grubi dhe Përparim Bajrami sërish para gjykatës

11.11.2026

Florian Nesimi: Jeton Shasivari po ndërton profil të respektueshëm publik dhe po fiton njohje ndërkombëtare

10.11.2026