SHQIPERIA

Rama takohet me kreun e NATO-s në Bruksel, Mark Rutte vlerëson Shqipërinë

Kosova.Today ·

Kryeministri Edi Rama është takuar me Sekretarin e Përgjithshëm të NATO-s, Mark Rutte, në selinë e Aleancës në Bruksel. Përmes një postimi në rrjetet sociale, Rama ka ndarë detaje nga takimi, duke u shprehur se bisedat me kreun e NATO-s janë...

Kryeministri Edi Rama është takuar me Sekretarin e Përgjithshëm të NATO-s, Mark Rutte, në selinë e Aleancës në Bruksel.

Përmes një postimi në rrjetet sociale, Rama ka ndarë detaje nga takimi, duke u shprehur se bisedat me kreun e NATO-s janë gjithmonë të veçanta. Ai e cilësoi Rutte si një njohës të Europës dhe një vëzhgues të vëmendshëm të zhvillimeve në Ballkanin Perëndimor.

Kryeministri bëri të ditur gjithashtu se gjatë takimit ka marrë vlerësime për ecurinë e sektorit të mbrojtjes në Shqipëri dhe për angazhimin e vendit në përmbushjen e detyrimeve si anëtar i NATO-s.

Rama ka falënderuar gjithashtu Rutte për vlerësimet dhe inkurajimin ndaj Shqipërisë, duke e konsideruar takimin një mundësi për të diskutuar angazhimet e vendit në kuadër të Aleancës.

Në njoftimin e NATO-s ishte bërë e ditur se takimi do të zhvillohej pa një dalje publike për mediat.

Postimi i Edi Ramës:

“Gjithnjë të veçanta takimet me Sekretarin e Përgjithshëm, Mark Rutte, një njohës i spikatur i Europës, vëzhgues i vëmendshëm i Ballkanit Perëndimor dhe dashamirës i hapur i Shqipërisë. Kënaqësi për fjalët vlerësuese dhe inkurajuese për ecurinë e sektorit të mbrojtjes në Shqipëri, si edhe seriozitetin e Shqipërisë në përmbushjen e detyrimeve të NATO-s”.

Rutte publikon foton me Ramën: Në fokus të takimit, mbrojtja, Ballkani Perëndimor dhe Ukraina

The post Rama takohet me kreun e NATO-s në Bruksel, Mark Rutte vlerëson Shqipërinë appeared first on Euronews Albania.


Burimi i lajmit: euronews.al
Shënim: Ky material është përpunuar për qëllime informimi nga Portali Kosova.Today.

Lexo në faqen e plotë
Të ngjashme

Demo: Shtohen masat e Policisë Rrugore për lehtësimin e trafikut në Tiranë

09.11.2026

Vijon protesta në kryeqytet, protestuesit mblidhen para Kryeministrisë! Situata e qetë

08.11.2026

Bonusi i bebes, Rama: Nga 1 korriku 2027, për çdo fëmijë të lindur ndihma do jepet për 5 vjet

09.11.2026

Gjykata Kushtetuese publikon vendimin e arsyetuar për ministren virtuale “Diella”

09.11.2026