Home / TECH / Lajm i rëndësishëm për ata që kanë Samsung, fshini menjëherë këto dy aplikacione

Lajm i rëndësishëm për ata që kanë Samsung, fshini menjëherë këto dy aplikacione

Njoftim i rëndësishëm për të gjithë ata që përdorin Samsung.

Disa aplikacione popullore të smartfonëve me sistem operativ Android kanë ndarë të dhëna me Facebook pa lejen e përdoruesve, ka zbuluar një studim i ri.

Privacy International, kompani me bazë në Mbretërinë e Bashkuar, zbuloi se TripAdvisor, Kajak, MyFitnessPal dhe Skyscanner janë vetëm disa prej shumë aplikacioneve të Android që dërgojnë të dhëna të ndjeshme të përdoruesve tek Facebook, transmeton lajmi.net.

Në disa raste, aplikacionet po shpërndanin të dhëna private me platformën gjigante edhe nëse përdoruesit nuk kishin një llogari në Facebook.

Privacy International bëri një rishikim të 34 aplikacioneve popullore të Android dhe zbuloi se të paktën 21 ose 61 për qind prej tyre filluan të mbledhin të dhëna nga përdoruesit që sapo hapën aplikacionin.

Madje, kjo ndodhte pa dijeninë e përdoruesve, ashtu siç mësohet nga raporti i PI.

Privacy International tha se disa aplikacione dërguan të dhëna veçanërisht të ndjeshme dhe të hollësishme kundrejt Facebook, siç është aplikacioni i prenotimit të udhëtimeve “Kajak”.

Për këtë aplikacion u mësua se shkëmbeu informacion të detajuar rreth kërkimeve të fluturimit të një personi me Facebook, siç ishte qyteti i tyre i nisjes, aeroporti dhe data, si dhe qyteti i tyre i mbërritjes, aeroporti dhe data, numri i biletave që ata blenë, a ishin biletat e blera për fëmijët dhe cila klasë e biletave është blerë.

Gjetjet e raportit kanë ngritur shqetësime se aplikacionet mund të shkelin rregullat e privatësisë së Rregullores së BE-së për Mbrojtjen e të Dhënave, të cilat hynë në fuqi më 25 maj 2018.

Shperndaje nese ke nje mik te mire...
Kosova Today News Reviewed by Shqipe Krasniqi on . Lajm i rëndësishëm për ata që kanë Samsung, fshini menjëherë këto dy aplikacione Lajm i rëndësishëm për ata që kanë Samsung, fshini menjëherë këto dy aplikacioneRating: 4.8