Home / TECH / Telefoni i palosshëm nga OPPO lansohet në MWC 2019
Telefoni i palosshëm nga OPPO lansohet në MWC 2019

Telefoni i palosshëm nga OPPO lansohet në MWC 2019

Sipas një raporti të fundit nga Holanda, OPPO po përgatit një telefon të palosshëm për fundin e shkurtit të vitit të ardhshëm. Meqë MWC 2019 ndodhë në atë kohë, tashmë mund të përgatitemi për një ngjarje të veçantë që do të zhvillohet në konferencën e Barcelonës.

Informacioni i publikuar nga faqja holandeze thuhet se vjen nga Chuck Wang, një menaxher i produkteve në OPPO.

Asnjë detaj tjetër nuk u bë publik, kështu që nuk dihet saktësisht se kur do të ndodhë lansimi, cila është faza e zhvillimit apo çfarë specifikash sjell me vete telefoni. Në këtë mënyrë OPPO do të bashkohet me listën gjithnjë në rritje të prodhuesve që po ofrojnë një produkt të tillë.

Samsung dhe Huawei tashmë kanë bërë publike qëllimet e tyre për telefon të palosshëm dhe meqenëse ky është një trend, pritet që shumë kompani të tjera të bashkohen.

Përveç kësaj, Wang gjithashtu zbuloi se OPPO është duke punuar në një telefon 5G. Do të jetë në dispozicion në Evropë në gjysmën e parë të vitit të ardhshëm. Ky është një evolucion i natyrshëm, pasi trendi tjetër përveç telefonit të palosshëm është 5G.

Telefoni i palosshëm nga OPPO lansohet në MWC 2019

Shperndaje nese ke nje mik te mire...
Kosova Today News Reviewed by Shqipe Krasniqi on . Telefoni i palosshëm nga OPPO lansohet në MWC 2019 Telefoni i palosshëm nga OPPO lansohet në MWC 2019Rating: 4.8