KOSOVA

Sot temperaturat deri 13 gradë

Kosova.Today ·

Të dielën parashikohet të mbajë mot kryesisht me diell gjatë orëve të mëngjesit, por i ftohtë. Gradualisht gjatë ditës pritet të arrijë një tjetër sistem i paqëndrueshëm, i cili do të sjellë shtim të vranësirave. Më vonë, sidomos gjatë...

Të dielën parashikohet të mbajë mot kryesisht me diell gjatë orëve të mëngjesit, por i ftohtë.

Gradualisht gjatë ditës pritet të arrijë një tjetër sistem i paqëndrueshëm, i cili do të sjellë shtim të vranësirave.

Më vonë, sidomos gjatë orëve të mbrëmjes, pritet të zhvillohen edhe reshje shiu, lokalisht në formë të rrebesheve, me mundësi për ndonjë shkarkesë elektrike.

Era do të fryjë kryesisht nga drejtimi i juglindjes, e cila lokalisht pritet të jetë e fuqishme në orët e mbrëmjes, kryesisht në disa pjesë të Rrafshit të Kosovës, me shpejtësi prej 14-41 km/h.

Temperaturat do të shënojnë ngritje, me minimale që do të lëvizin prej -2 deri në 4°C, ndërsa ato maksimale prej 10 deri në 13°C.


Burimi i lajmit: orainfo.net
Shënim: Ky material është përpunuar për qëllime informimi nga Portali Kosova.Today.

Lexo në faqen e plotë
Të ngjashme

Nga arresti shtëpiak në stadiumin “Fadil Vokrri”, ish-drejtori i Spitalit të Mitrovicës “shijon” Kosovë-Izrael

14.11.2026

IHMK paralajmëron mot me shi gjatë vikendit, në viset malore priten reshje bore

13.11.2026

Ismet Beqiri kritikon zhvillimet në LDK: Nuk mund të flasësh për bashkim duke i larguar ata që e ndërtuan partinë

14.11.2026

Mustafa i kundërpërgjigjet Vjosa Osmanit: Është katandisur keq, dëm të merrem me të

13.11.2026