SHQIPERIA

Tensione para Ministrisë së Arsimit, studentët nuk pranojnë bashkimin me deputetët e PD: Opozita jemi ne

Kosova.Today ·

Protesta para Ministrisë së Arsimit ka shënuar momente tensioni dhe pakënaqësie. Sapo mbështetësit dhe deputetët e Partisë Demokratike u janë bashkuar në protestë, studentët kanë shprehur kundërshtimin e tyre për tu bashkuar. Mësohet se ky...

Protesta para Ministrisë së Arsimit ka shënuar momente tensioni dhe pakënaqësie. Sapo mbështetësit dhe deputetët e Partisë Demokratike u janë bashkuar në protestë, studentët kanë shprehur kundërshtimin e tyre për tu bashkuar.

Mësohet se ky bashkim është shoqëruar fillimisht me një incident, ku dy persona kanë pasur një debat të ashpër. Megjithatë, situata është qetësuar shpejt falë ndërhyrjes së protestuesve të tjerë që ndodheshin në shesh.

Studentët kanë shprehur hapur pakënaqësinë e tyre, duke deklaruar se nuk janë dakord që mbështetësit dhe strukturat e opozitës t’i bashkohen protestës së tyre. Të rinjtë janë dëgjuar të thërrasin në kor: “Opozita jemi ne!”, duke kërkuar që lëvizja e tyre të mbetet studentore dhe e pavarur nga partitë politike.

Nga Kryeministria drejt Ministrisë Arsimit, protestuesit dhe deputetët e PD marshim për t’iu bashkuar studentëve

The post Tensione para Ministrisë së Arsimit, studentët nuk pranojnë bashkimin me deputetët e PD: Opozita jemi ne appeared first on Euronews Albania.


Burimi i lajmit: euronews.al
Shënim: Ky material është përpunuar për qëllime informimi nga Portali Kosova.Today.

Lexo në faqen e plotë
Të ngjashme

Bonusi i bebes, Rama: Nga 1 korriku 2027, për çdo fëmijë të lindur ndihma do jepet për 5 vjet

09.11.2026

Mediu propozon koalicion qytetar-politik dhe daljen me një kandidat të përbashkët në zgjedhjet lokale

08.11.2026

Vijon protesta në kryeqytet, protestuesit mblidhen para Kryeministrisë! Situata e qetë

08.11.2026

Infeksionet po trajtohen me vështirësi, shkak rezidenca ndaj antibiotikëve

08.11.2026