SHQIPERIA

Tensionet në Kuvend, PS kërkon përjashtimin me 10 ditë të Berishës! 60 ditë për 6 deputetët e PD-së

Kosova.Today ·

Partia Socialiste këtë të enjte ka bërë kërkesë për marrjen e masave disiplinore ndaj 7 deputetëve të Partisë Demokratike, pas seancës plenare të shoqëruar me tensione të larta, bllokim të foltores dhe ndërprerje të punimeve. Sipas kërkesës...

Partia Socialiste këtë të enjte ka bërë kërkesë për marrjen e masave disiplinore ndaj 7 deputetëve të Partisë Demokratike, pas seancës plenare të shoqëruar me tensione të larta, bllokim të foltores dhe ndërprerje të punimeve.

Sipas kërkesës së paraqitur, për kreun e PD, Sali Berisha kërkohet masë disiplinore me 10 ditë përjashtim. Ndërkohë, për gjashtë deputetët e tjerë të opozitës, kërkesa parashikon një masë më të ashpër, prej 60 ditësh përjashtim.

Deputetët për të cilët kërkohet kjo masë janë: Xhelal Mziu, Bledi Himçi, Ivi Kaso, Bledion Nallbati, Albana Vokshi dhe Klodiana Çapja.

Kërkesa vjen pas situatës së tensionuar të krijuar në seancën plenare. Gjatë kësaj seance, deputetët e opozitës bllokuan foltoren, ndezën flakadanë dhe përdorën bilbila për të penguar zhvillimin normal të rendit të ditës. Kjo solli ndërprerjen e seancës dy herë radhazi për shkak të pamundësisë së vijimit të punimeve.

Opozita ndez flakadanë dhe i bie bilbilit, Peleshi përjashton katër deputetë demokratë

The post Tensionet në Kuvend, PS kërkon përjashtimin me 10 ditë të Berishës! 60 ditë për 6 deputetët e PD-së appeared first on Euronews Albania.


Burimi i lajmit: euronews.al
Shënim: Ky material është përpunuar për qëllime informimi nga Portali Kosova.Today.

Lexo në faqen e plotë
Të ngjashme

Mediu propozon koalicion qytetar-politik dhe daljen me një kandidat të përbashkët në zgjedhjet lokale

08.11.2026

Vrasjet e Vajdin Lamajt dhe Klodian Saliut, SPAK kërkon 150 vite burg për 6 të pandehurit dhe 8 vite për të penduarin Luftar Reçi

09.11.2026

Arrestohet autori i dyshuar i grabitjes së bankës në Komunën e Parisit, dyshohet për një tjetër grabitje në të njëjtën zonë

09.11.2026

Rama takohet me Macronin në Paris, merr pjesë në Forumin e Paqes (VIDEO)

09.11.2026